New York City : Parisi Bakery në Astoria, e vendosi përsëri flamurin Shqiptarë

0
322

Paris Bakery Astoria : “Ne i respektojmë të gjithë njerëzit, e të gjitha kombësive – përfshirë Shqiptarët, heqja e flamurit shqiptar, ishte një keqkuptim, një akt vandal “

QUEENS NYC : Mbas, asaj që gazeta jonë e quajti një ngjarje të pazakontë , dhe publikojë lajmin se javën e kaluar, në mesditë, në një mjedisë të jashtëm të dyqanit Parisi Bakery në Astoria -Kuins, NY, u hoq “vandalisht” flamuri shqiptarë, pronari i saj, e rikthen në vend e duhur flamurin kuq e zi me shkabën dykrenare, duke deklaruar se ai është për të respektuar të gjitha komunitetet, pavarësisht prej nga kan ardhur.

Për këtë qëllim shitorja e ëmbëlsirave dhe bukës, Parisi Bakery Astoria, e kthen të njëjtën pamje me flamujt, si ato valviteshin në fillim të Francë Euro 2016, kur ai i kishte vendosur për të joshur blerësit e tij, europian, dhe respektuar të gjithë flamujt e vendeve pjesëmarrëse, në këtë turne, ku siç dihet për herë të parë atje po merr pjesë edhe vendi ynë – Shqipëria.

Parisi Bakery në Astoria, prej dje mbas dite, ka publikuar fotografinë e flamujve të vendosur në trotuarin para dyqanit të saj, duke deklaruar në medien sociale Facebook, se :”Siç tregohet edhe nga fotografia e postuar bëjmë me dije komunitetin shqiptarë ne lagjen tonë, se ne vet e kemi vendosur përsëri flamurin shqiptar, së bashku me pesë flamuj të tjerë, që janë “grabitur” dhe hequr për shkak të një akti vandalizmi”.

“Ne, do të dëshirojmë të përsërisim me këtë rast, thuhet në postimin e tyre në Facebook, në emër të dyqanit Parisi Bakery në Astoria – Queens NYC, se :” Ne i respektojmë të gjithë blerësit, e të gjitha kombësive dhe të gjitha komuniteteve, dhe kurrë nuk do të bënim një gjë të tillë, për të denigruar një çfardo grupi tjetër etnik”.

Vendosja e flamurit shqiptar, është shoqëruar sot me faleminderime të perzemrta nga komuniteti shqiptarë, kundrejt reagimit të Parisi Bakery dhe vendosjes së Flamurit kuq e zi.
Komuniteti shqiptarë natyrishtë i gëzohet dhe ndjehet krenar, jashtë mase , mbasi pothuajse çdo ditë shqiptarët e kësaj lagje e frekuntojnë këtë lokal në Astoria-Parisi Bakery, ose kalojnë në atë trotuar ku ndodhet edhe një stacion treni dhe autobuzi urban .

Kështu që disa shqiptarë, kan postuar sot në statuset e tyre fotografinë e vendosjes së flamurit shqiptarë, dhe shënim “Thank You Parisi Bakery Astoria”.

Parisi Bakery në Astoria, është një nga shitoret e bukës dhe ëmbëlsirave më të njohura dhe më të frekuentuara, në Queens NYC, e hapur në vitin 1969.

Bota Sot | 20.06.2016 19:55 • Beqir SINA New York

NO COMMENTS

Leave a Reply