Saturday , October 20 2018
Home / Medicina / Mposhtini viruset me ndihmën e këtyre produkteve

Mposhtini viruset me ndihmën e këtyre produkteve

As vetë ne nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se sa përbërje shëruese kanë ushqimet që na rrethojnë. Pikërisht ato mund të na ndihmojnë në luftimin e simptomave të viruseve. Edhe pse shumica janë të furnizuar me medikamente dhe preparate tjera farmaceutike, kurimi i këtyre dukurive mund të bëhet në mënyra shumë më të shëndetshme, respektivisht në mënyrë natyrale.

Pra ne shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se ushqime të ndryshme që i kemi pranë mund të ndihmojnë shumë në luftimin e virozëve të ndryshëm. Pikërisht ata mund të ndihmojnë në luftimin e virozëve siç janë teshtitja, rrjedhja e hundës, kolli dhe temperatura e lartë. Forcojeni sistemin tuaj imun me preparate nga hudhra, xhenxhefili, çajet shërues dhe pijen nga mjalti dhe limoni.

– Hudhra: Hudhra është një antibiotik natyral dhe nëse jeni të sëmurë shtypni dy thelpinj të hudhrës dhe i gëlltitni me pakëz ujë. Shumë shpejt do të vëreni përmirësime në shëndetin tuaj.

– Limoni dhe mjalti: Shtrydheni një limon dhe i shtoni një lugë mjaltë dhe pastaj hidheni në një gotë me ujë të nxehtë, i shtoni pakëz kanellë dhe e pini. Përveçqë është një pije e shijshme, ky kombinim e forcon imunitetin dhe mbron nga viruset dhe bakteret.

– Uthull molle: Një lugë të uthullës së mollës e hidhni në një gotë me ujë dhe me këtë ju do ta lehtësoni ndezjen e fytit.

– Shurupi: Shurupi nga mjalti, limoni dhe xhenxhefili është një armë e shkëlqyeshme natyrale kundër ftohjes dhe gripit. Mjalti është një antioksidues natyral, limoni një antiseptik, ndërsa xhenxhefili me përbërjet e tij kundër inflamacioneve dhe si një antivirus përmirëson punën e organeve respiratore.

Check Also

Aparat i ri për transplantimin e mëlçisë

Edhe pse transplantime të mëlçisë janë kryer që nga viti 1963, ky mbetet një operacion …

Komentoni

%d bloggers like this: