Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Shoqata / Me Nenat ne Washington

Me Nenat ne Washington

Shoqata Atdhetare Dibra,

Kryesija e re, aktivitetin e saj të pare do ta bëjë për personat më të shtrejntë në botë NENAT!

SHAD, organizon udhëtim (eskursion) një ditor për në Washington DC me nënat tona Dibrane (për nënat, pensionistet, gjyshet).

Organizimi do të përfshije:
– Nisja ora 7:00AM nga adresa: 2900 Veterans Rd W, Staten Island, NY 10309 (TARGET Parking lot)
– Udhetim me autobus komod, ku edhe shoferi është dibran (do ketë edhe ndalesa gjatë udhetimit).
– Mëngjesi, drekë dhe darkë (mengjesi dhe darka do të shpërndahen në autobus, dreka do të shtrohet në një restorant në Washington DC)
– Do ketë dhe një motër medicinale bashkë me udhëtarët që cdo gjë të jetë në nivelin e duhur, si dhe disa vajza vullnetare që do jenë asistente për nënat tona.
– 3 antare të kryesisë do e shoqërojne këtë eskursion (me makinë private), gjithashtu do jenë edhe udhëheqesit e grupit në shëtitjen e tyre në pikat kryesore të Washington DC.

Plani për në Washington DC:
– Nisja nga Staten Island në orën 7:00AM adresa e saktë është: 2900 Veterans Rd W, Staten Island, NY 10309

– Udhëtimi zgjat 4 orë

– Dreka 12:00PM deri në ora 1:00PM.

– Nga ora 1:00PM deri në ora 6:00PM do të bëhet shëtitja në këmbe nëpër pikat kryesore në Washington DC:

– Shtëpia e Bardhë (White House)

– Disa Muzeume

– Shtëpia e Kongresit

– Në ora 6:00PM bëhët kthimi për në Staten Island. Do arim tek pikënisja në orën 10:00PM.

Pagesa:

Pagesa për këtë udhëtim është $100

Menyrat e pagesës : Cash apo Check tek zyra e shoqatës.

Të interesuarit duhet të regjistroni Nënën në zyren e Shoqatës Atdhetare Dibra. Regjistrimi komplet do të bëhet në momentin kur edhe e bëni pagesën. Kariket janë me numër të limituara, ju lutem respektoni kohën dhe reguallat e udhëtimit. Ju mirëpresim!

Rezervimet fillojnë nga e Hëna (11 Prill) dhe mbarojne te Diellen (17 Prill) Zyra do të jet e hapur cdo ditë, vetëm këtë javë në kohët e caktuara:

E Henë: 5-8pm

E Martë: 5-8pm

E Mërkurë: 5-8pm

E Ejnte: 5-8pm

E Premte: 5-8pm

E Shtunë 4-7pm

E Diellë 11am-2pm

Shoqata Atdhetare Dibra
The Dibra Community Organization
1880 Hylan Blvd, Suite 2r-12
Staten Island, NY 10305
Tel: 718-619-8474

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: