Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Shoqata / Kuvendi i SHAD’it 2016

Kuvendi i SHAD’it 2016

NY : Në Staten Island, u mbajt Kuvendi i Shoqatës Atdhetare Dibra
Beqir SINA – New York
Kryesia e Shoqatës Atdhetare Dibra, në mbyllje të këtij Kuvendi njoftojë anëtarësinë e vet se janë zgjedhur edhe drejtuesit e departamenteve të Shoqatës të cilat do të udhëhiqen nga anëtarët e Bordit drejtues i SHAD-it, për vitin 2016-2018
STATEN ISLAND NYC : Me datën 5, Qershor, 2016, në njërën nga ambientet e Hotelit “Hilton Garden”, në ishullin Staten Island në Neë York, u mbajtë Kuvendi i Punës së Shoqatës Atdhetare Dibra, në SHBA.
 Në këtë kuvend, i cili është i pari mbas zgjedhjeve të fundit, kur u zgjodhë kryetar Dashnor Miftari, morën pjesë dhjetra vetë, kryesishtë veprimtarë të komunitetit dibran dhe anëtarët e Shoqatës Atdhetare Dibra në Nju Jork.
Kuvedi, u hap me intonimin e dy hymneve kombëtare të SHBA dhe atë të Shqipërisë.
Dhe, e udhëhoqi kryetari i shoqatës Dashnor Danny Mifatri, së bashku me anëtarët e kryesisë së Shoqatës Atdhetare Dibra.
Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet se :”Qëllimi i mbajtjes së këtij Kuvendi ishte  :- Prezantimi i Bordit të ri drejtues.- Raporti, transparenca dhe aktivitetet e arritura të deritashme. – Objektivat që SHAD-i, ka në fokusin e saj si afat shkurtër dhe afat gjatë…
Hapja e Kuvendit nisi me fjalën e kryetarit të kësaj shoqate, zotit Miftari, i cili pasi faleminderojë edhe një herë për besimin që i dhanë dibranët në krye të kësaj shoqate, foli edhe njëherë për pozicionin që atij ia votbesuan mua më 31 janar 2016, të cilin tha z. Miftari,  e kam mar me përkushtim maksimal, jo si privilegj – por si detyrim i im  personal bashk me Bordin e ri drejtues, që ne bashkarisht të punojmë për komunitetin tonë këtu në SHBA, por edhe për bashkqytetarët tanë në vendlindje në Dibër, tha ai.
Kreu i dibranëve, tha se “E para edhe më e rëndesishmja  për funksionimin  dhe mbarvajtjen e Shoqatës ishte detyrimi im statutor, që me ngarkonte mua si kryetar të bëj  përzgjedhjen e antarëve të ri të Bordit, i cili ishte nje proces  që unë i përkushtova shumë vëmendje nga se unë e ndjeva që Shoqates, patjetër i duhej një frymë  dhe imazh i ri, një nivel përfaqësimi sa më dinjitoz për të përfaqsuar vlerat e vërteta të komunitetit tonë. Dhe që në bindjen time mendoj se është bëre një zgjedhje shumë e mirë dhe shumë cilsore.” 
 
E dyta, simbas tij ishte ngritja e infrastrukturës nga e para, ku si tha ai për te pasur një zhvillim normal të aktivitetve administrative të Shoqatës, ne e nisëm duke filluar me zyrat, pajisjet, me dokumentacionin dhe çdo gjë të nevojshme që i duhet një instuticioni për zhvillim normal të aktiviteteve te tij, por njëkohesisht për të pasqyruar një nivel cilsor të vlerave të komunitetit tonë. 
 
Kryetari i shoqatës duke iu drejtuar këtij Kuvendi, pune, tha se dua të theksoj këtu para jush se me të gjith intensitetin e madh që kam për drejtimin e kësaj shoqate asnjëher nuk e kam anashkaluar nga memorja objektivin tim kryesor  për mundësimin e blerjes të një Objekti që do të jet pronë e Shoqatës, dhe, natyrisht e komunitetit tonë, kemi pasur disa takime dhe kontakte me faktore të ndryshëm, por nuk kemi diçka konkrete, në monentin që do të kemi diçka konkrete,  ju premtoj tha ai qe as një veprim nuk do të kryhet  pa aprovimin dhe vendimarjen tuaj si kuvend. Në vazhdim dua të flas pak për komunitetet  mbar Shqiptare. 
 
Në fund të fjalës së tij, kryetari i SHAD, zoti Dashnor Miftari, nënvizojë faktin se me numërin e madh dhe kontributin historik të komunitetit dibran në SHBA, ata janë një faktor shumë i rëndësishëm në komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.
 
“ Ne si komunitet Dibran, tha ai me që jemi një numër shumë i madh dhe i konsiderueshëm në bashkëpunim me komunitetet tjera shqiptare, jemi një faktor shum i rendesishem këtu ku ne jetojme, andaj ne jemi një komunitet shumë me fat që jetojmë në një shtet te bekuar siç është Amerika , prandaj shtoi Miftari, unë mendoj që duhet të inkuadrohemi apo përfshihemi më shumë në jetën sociale dhe proceset vendimmarëse me komunitetin Amerikan  dhe komunitetet e tjera dominuese për të shfrytëzuar të gjitha hapsirat ligjore në ndihmë te komunitetit tonë.” 
 
Shoqata Atdhetare Dibra, së bashku me komunitetin dibran, konkludoi në fjalën e tij kreu i dibranëve në SHBA,  duhet të luaj një rol të rëndesishëm në këtë drejtim në menyrë që si tha ai të bëhet i mundur realizimi i ketyre objektivave  dhe kuptohet gjthnjë në përputhje me ligjin dhe pa e cënuar statutin e kësaj shoqate., 
Më pasë e morën fjalën dhe diskutuan si dhe përshëndetën Kuvendin e Shoqatës Atdhetare Dibra, edhe anëtarët e Bordit të kryesisë së shoqatës, dhe diskutantë nga pjesmarrësit, ish- kryetarët dhe veprimtarë të njohur të komunitetit dibran
Sekretarit i Shoqatës Atdhetare Dibra, Z. Gazmend Kërkuti, duke veçuar pjesëmarrjen e konsiderueshme të pjesë marrësve në Kuvendin e parë pas zgjedhjeve të 31 janarit 2016, tha se :”Ky fakt që jeni këtu me një pjesmarrje kaq të madhe,  tregon atë dashurin dhe respektin, interesimin tuaj maksimal për Dibrën dhe komunitetin tonë dibranë, këtu në SHBA, mbasi ndihma juaj morale,  është tepër e rëndësishme për të siguruar në të ardhen një sukses dhe arritje në këtë, rrugë që e kemi nisur së bashku me ju të gjithë dibranët :”Të bëjmë për Dibrën, tonë,  të kontribojmë për Dibrën tonë, është nderi më i madh që me jepet mua por besojë dhe jam i sigurtë edhe i çdo dibrani në diasporë”
Në shërbim të dibranëve, përsëri në Shoqatën Atdhetare Dibra  tani me udhëheqjen e kryetarit Dashnor Miftari!
 
Në fjalën e tij  e nënkryetari i kësaj shoqate Z. Bekim Papraniku , kërkojë nga çdo njeri të flasë pak për veten dhe çfarë ka bërë ai për Dibrën dhe shoqatën e komunitetin dibran, cilat janë disa nga gjërat më të rëndësishme të çdo anëtari të këtij komuniteti. 
Ai tha se :“Flisni për për gjeneratën e parë si të rritën fëmijët me gjuhën shqipe, përmes aktiviteteve kulturore e sportive, Edukimi dhe karriera. Pse iu bashkova Shoqatës? Shkoi në Dibër, cila është përvoja sociale dhe kulturore për brezat e rinj. Pozicioni im është nën kryetar, por si ta ndihmojë Kryetarin në detyrat e tij. Si ta ndihmojë shoqatën në sigurimin e organizimit në kryerjen e detyrava për të përmbushur qëllimet e saj të përgjithshme.-Dhe, së fundi Të jemi në gjendje të angazhohemi me komunitetin dhe organizatat jashtë komunitetit tonë”.
Besar Dika të cilit i është besuar departamenti për Atr dhe Kulturë, i cili ka lindur në Dibër, dhe është i martuar dhe ka një vajzë, tha se e ka  kryer fakultetin e Shkencave kompjuterike ketu ne Neë York, dhe momentalisht është duke punuar si Administrator i ruajtes së të dhënave që në gjuhën angleze është “Backup and Storage Administrator”.
Të qenurit prind, theksojë, ai, në fillim të fjalës së tij,  ishte një arsye plus dhe një motivim më shumë që të jem pjesë e Bordit drejtues të Shoqatës, e ofruar nga Kryetari Dashnor Miftari. Ishte një privilegj i imi, u shpreh ai për këtë ftesë, dhe nuk kisha asnjë arsye që t’a refuzoja duke ditur që shoqata jonë i shërben komunitetit dhe unë jam pjesë e saj.
Dika vazhdoi duke thënë se :” Në këtë shoqatë; jam drejtus i Departamentit për Art dhe Kulturë, por, kjo, nuk do të thotë që ky do të jetë fokusimi i vetëm i imi, mbasi unë shpresojë se tani rëndësi të veçantë shoqata, jonë do t’i kushtojë Artit dhe Kulturës.”
 Dekadat e fundit Arti dibranë, theksojë Dika, është i lënë pas dore dhe njerëzit flasin më shumë për politik dhe askush për art dhe kulture!
“Kjo situatë, tha ai ka krijuar monotoni dhe më shumë që vuajnë janë vet artistët e cila duhet theksuar se për disa është edhe punë jetësore, që të mbajnë familjet në këtë mënyrë. Shoqata me origanizimin e ri, ka si qëllim tani më këtë departament, që t’i ndihmojë artistët dhe krijuesit dibran, të “imponojë” ringjalljen e kulturës dibrane, që ne krenohemi aq shumë. Duke, filluar nga Libri, Arti, Dramat, Muzika, Vallet Tradicionale, e deri tek programet për fëmije”
Dika, gjatë fjalës së tij sqarojë se natyrishtë, kjo kërkon edhe një buxhet dhe angazhim të madh, “ Por, sikur edhe 1 projekt të realizojmë, nënvizojë ai kjo do jetë një nismë e re, frymëzuese edhe për gjithë komunitetin shqiptarë. Andaj, mendojë unë tha ai Shoqata në programin e vjetor do të ketë një fokusim edhe tek organizimi i festave tona Kombëtare, siç janë: Dita e Flamurit, Pavarësia e Kosovës, Festa a Abetares, Dita e mesuesit etj. Dhe, kështu duke patur parqsysh këto festa kombëtare, vlen të theksohet edhe numëri i madh i komuniteveve dhe shoqatave tjera këtu, këron nga ne një tjetër bashkëpunim.”
 Për këte arsye sugjerojë ai Shoqata jonë planifikon që të ketë bashkëpunimin të ngushtë me shoqatat tjera shqiptare. 
Në fund të fjalës së tij, Besar Dika (Art & Kulturë), pohojë se :” Gjithashtu, ky department do të jetë edhe organizues i mbrëmjeve festive si përshembull:” Nata e Vitit të Ri, Dita e Nënave, Mbrëmjeve Rinore, promovimin e këngëtareve dhe krijimeve të dibranëve, etj. Në këto organizime prioritet do të jenë artistët dhe krijuesit Dibran, që jetojnë këtu dhe në Dibër. Këto organizime jo vetëm që do t’i ndihmojnë Shoqatës Atdhetare Dibra në Nju Jork, gjithashtu, ato do të ndihmojnë edhe në buxhetin e saj,ku si e dini ne kemi marë një detyrë që çdo gjë si gjithmon do të jetë transparente për komunitetin tonë”.
Kryesia e Shoqatës Atdhetare Dibra, në mbyllje të këtij Kuvendi të rëndësishëm, me një pjesëmarrje të konsiderueshme, njoftojë anëtarësinë e vet se janë zgjedhur edhe drejtuesit e departamenteve të shoqatës të cilat do të udhëhiqen nga Bordi drejtues i SHAD-it për vitin 2016-2018 janë:
 
Kryetar Z. Dashnor Miftari
Arbër Kuka (sport)
Ardita Torozi (forumi rinor)
Besar Dika (art & kulture)
Bekim Pacuku (sociale)
Bekim Papraniku (nen-kryetar)
Bekim Kosovrasti (arketar)
Gazmend Kërkuti (sekretar)
Ibraim Rexha (biznes)
Nderim Marke (arketar)
Zarife Kolari (forumi rinor)
Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra Dashnor Miftari, me njëher pas këtij Kuvendi, shkroi në satusin e tij në Facebook, se është mbajtur Kuvendi i parë i Shoqatës Atdhetare Dibra mbas zgjedhjeve, të 22 janarit 2016.
Ai shkruan se më datë 5 Qershor, 2016 në Staten Island, Neë York, u mbajt kuvendi i parë i kryesis të re në Shoqatën Atdhetare Dibra ku edhe u bë dorezimi i posteve të reja nga Kryetari aktual Z Dashnor Miftari.
Ndërkohë, SHAD, me këtë rast, shkruan ai  gjenë vendin edhe të falënderojë të gjithë të pranishmit si dhe sponsorin dibran për rezervimin e sallës, familjen Dema “DEMA AUTO BODY INC”
Në fund ai thotë se :“Ishte kënaqësi dhe plot krenari, thotë zoti Mifatri, që unë si kryetar të bëja prezantimin e bordit të rinj drejtues para komunitetit, ne bashkërisht e kemi marr këtë detyre me një përkushtim maksimal dhe dot mundohemi të punojmë sa më shumë për komunitetin ton këtu në SHBA, por edhe për bashkëqytetaret ton në vendlindje në Dibër”.
/dibra.org

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: