HISTORI SUKSESI – ARTI SEFERI (dibrani qe sfidon boten ne Ibff professional)

0
803

“Çdo gjë arrihet, nëse jep 100% në atë që bën!”

 

Arti Seferi, dibrani me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët në Amerikë, sidomos patriotët e tij, dibrani me një ambicje të madhe, me një pasion të bërë realitet dhe me ëndrrën për t’u bërë Kampion Bote në Bodybuilding (Ibff Professionals).

arti
Arti Seferi

Më poshtë do të lexoni  një pjesëz te jetës së tij, një pjesëz e eksperiencave, punës, sakrificave, arritjeve, suksesve dhe ëndërrave të tij, të cilën ai dëshiron ta ndajë me fansat e faqes sonë dhe me të gjithë bashkëatdhetarët e tij kudo që ndodhen.  Mesazhi i Artit na ka ardhur në dialektin dibran dhe ne e përgëzojmë vërtet Artin për ruajtjen me fanatizëm të dialektit të tij dibran, por për lehtësi të lexuesit e kemi përpunuar në gjuhën letrare.

The Albanian Fitness, të përgëzon për arritjet e sakrificat e tua, të cilat duken në trupin tënd dhe të presim me fitore nga Kampionati Botëror në 2017.  

*******************************************************************

“Pershendetje The Albanian Fitness dhe te gjithe bashkeatdhetaret e mi kudo qe ndodhen.  Falenderoj te gjithe ata qe me ndjekin e me motivojne çdo ditë e më shumë me mbështetjen e tyre.

Meqënëse m’u dha rasti, po shkruaj edhe unë diçka për jetën time dhe si kam arritur deri këtu. Kam ardhur në Amerikë në vitin 2003, kur isha vetëm 16 vjeç. Tani që flasim jam 29 vjeç.

Kam qenë gjithmonë një djalë aktiv dhe nuk humba kohë, fillova të merrem me fitnes në moshën 16 vjeçare dhe e vazhdova atë për 8 vjet. Ushtrohesha përditë dhe ndoshta ky ka qenë gabimi më i madh që kam bërë, sigurisht duke mos qenë shumë i informuar dhe duke mos pasur njohuritë dhe eksperiencën që kam sot. Të ushtrohesh ditë për ditë nuk do të thotë që do arrish të bësh trupin më shpejt, ky koncept është i gabuar, për nga eksperienca trupin duhet ta ushtrosh 4-5 herë në javë, jo më tepër, pasi muskujt kanë nevojë për pushim, pasi pikërisht atëherë rekuperohen e rriten.

Per te gjith ata qe thojn se esht shum leht me bo trup, me ka mbajt 13 vite me ber trupin qe kam sot, fotoja ne te majt esht kur isha 16 vjecar 67 kile, dhe foto ne te djatht 2015 - 100 kile!!
Arti Seferi, ne foton ne te majte ne vitin 2003, 16 vjec, 67kg, fotoja ne te djathte ne vitin 2015, 100kg.

Në moshën 24 vjeçare, fati deshi që të takoja një trajner, të cilit i tregova me imtësi se si stërvitesha dhe çfarë haja. Sigurisht që filloi të qeshte me mua, pasi çdo gjë po e bëja gabim. Më sygjeroi që nëse unë do të stërvitesha me të për 1 ose 2 vjet, ai do të më ndihmonte të bëja një trup të mire, që të mund të merrja pjesë në garat amerikane. Por, ajo që theksoi më shumë ishte fakti se kjo nuk do të ishte aspak e lehtë, do të ishte shumë e vështirë, shpeshherë do të më dukej e pamundur për t’u bërë, pasi do më duhej të ndiqja në mënyrë strikte çdo udhëzim të tij në lidhje me ushqimin dhe stërvitjen.

Dhe në ato momente me të qeshur e me trimëri madje, i thashë “A do të më trembësh me gjithë këto që më thua? Unë jam shqiptar dhe shqiptarët kur e ndajnë mendjen bëjnë gjithçka, prandaj nuk trembem aspak para vështirësive.”

arti para pas
Arti Seferi

Që nga mosha 24 vjeçare e deri në 26 vjeç u stërvita nën kontrollin e tij 5 herë në javë. Si fillim krijova një trup të mirë, mora pjesë në garat që u mbajtën në USA. Ajo ka qenë gara e parë për mua dhe aty arrita të fitoj vendin e dytë. Ishte e pabesueshme për të gjithë, as vetë nuk arrija ta besoja se sa larg kisha arritur, se si gjithë ajo punë intensive 2 vjeçare u shpërblye. Ishin emocione të papërshkrueshme. Ato gara u mbajtën 4 herë në vitin 2013 dhe unë konkurova në të gjitha, ku arrita të marr vendin e dytë 3 herë dhe një herë vendin e tretë.

2014
Arti Seferi dhe simboli shqiptar, te cilin ai e mban me krenari ne cdo eveniment

Jeta ime tani ishte një garë, objektivi im ishte Kampionati Botëror. Në vitin 2014 mora pjesë në të 7 garat që u mbajtën. Më duhej të fitoja medoemos vendin e parë në 3 prej atyre garave, që të mund të kualifikohesha për garat botërore. Me ndihmën e Zotit dhe me një punë të madhe, intensive, me një dëshirë për të realizuar ëndrrën time, unë arrita të zë vendin e parë në të shtatat gara që u mbajtën, duke lënë me gojë të hapur të gjithë. Ky rezultat më dha të drejtën të konkuroj në garat botërore Ifbb professional.  Jam kaq i lumtur, jam kaq krenar që jam i pari shqiptar që marr pjesë në gara Ifbb professional.

28 qershor
Arti Seferi: npc Europa battle of champions. 28 qeshor 2014, fitues i vendit te pare

Në vitin 2015 konkurova në 5 gara në rang botëror ku arrita të zë vendin e 11-të. Në garat Ifbb professional të mbajtura më 21-22 maj arrita në vendin e 16 dhe në garën e mbajtur në qershor arrita të marr vendin e 8.

Unë e di që jeta ime është një garë. Të kesh një trup të bukur nuk është e lehtë dhe as krijohet brenda natës. Me jane dashur 13 vjet te kem kete trup. Suksesi arrihet permes shumë dështimeve dhe sakrificave. Jam tepër i kënaqur me arritjet e mia edhe pse kërkoj akoma shumë nga vetja. U jam mirenjohes te gjithe atyre qe me kane ndenjur prane, familjes, miqve, trajnereve, fansave se vleresimi, motivimi dhe mbeshtetja e tyre jane pjese e suksesit tim.

june
Arti Seferi ne garat e qershorit 2016

Ju premtoj të gjithë fansave të mi, të gjithë atyre që e duan fitnesin dhe luftojnë për një trup të bukur, të gjithë atyre që e promovojnë këtë sport, siç jeni edhe ju The Albanian Fitness, që së shpejti do t’ju sjell trofeun si Kampion Bote në Ibff Professional 2017. Një ditë do ta sjell atë trofe në Dibrën time të dashur.

Një këshillë kam për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të kenë një trup të bukur. E para, nëse nuk dini se ku doni të shkoni, nuk do të mbërrini kurrë, e dyta, besoni në veten tuaj dhe në fuqinë që keni brenda jush. Askush nuk do të bëjë për ju atë që ju mund të bëni për veten tuaj. Lexoni e informohuni sa më shumë. Kërkoni ndihmë e këshilla nga profesionistë. Nëse ndiqni një dietë të shëndetshme, nëse stërviteni fort, me një disiplinë të rreptë, me shumë kurajo e sakrifica, nëse nuk ndaleni para asgjëje për të arritur atë që synoni të arrini, suksesin e keni të fituar.”

artiiii
Arti Seferi

Arti Seferin, mund ta ndiqni ne:

https://www.facebook.com/ArtiSeferiAlbania/

https://www.instagram.com/artiseferi/

NO COMMENTS

Leave a Reply