Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Dibra / Flamuri gjigand i bërë nga dibrani Rinor Sllova në rekordin “Gines”

Flamuri gjigand i bërë nga dibrani Rinor Sllova në rekordin “Gines”

Nuk ka si të mungojë flamuri Shqiptar në kampionatin Europian, por ky flamur është akoma më i veçantë pasi ai po bëhet nga një qytetar i Dibrës së Madhe, piktori Rinor Sllova është personi që ka realizuar flamurin gjigand kuq e zi, i cili do futet në rekordin “Gines”.

Bëhet fjalë për flamurin më të madh të hapur ndonjëherë në botë, gati 3 herë më i madh se ai që u hap në vitin 2005 në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Flamuri gjigand do të hapet në qytetin e Marsejit, po në ditën që kombëtarja shqiptare do përballet me “gjelat” e Francës më 15 qershor. Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Ideja e Rinor Sllovës nga Dibra e Madhe, ka gjetur mjaft përkrahje nga individë të ndryshem si dhe nga tifo-grupi shqiptar, “Tifozat Kuq e Zi” që në mënyrë vullnetare po punojnë në realizimin e këtij projektit.

Përmasat e flamurit do jenë 10.500 m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjërë

Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro./DibraIme.com

Check Also

Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan për vizitë në Dibër

Dje në Komunën e Dibrës për vizitë ishte veprimtari i njohur nga SHBA, zoti Haxhi …

Komentoni

%d bloggers like this: