Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Dibra / Dibra e boshatisur nga rinia, e harruar nga shteti

Dibra e boshatisur nga rinia, e harruar nga shteti

Dibra ngadalë por sigurt po bëhet qytet i pensionistëve. Banorët e këtij qyteti thonw se gjithnjë e më shumë të rinj e braktisin qytetin duke kërkuar ekzistencë më të mirë jashtë vendit. Pronarët e dyqaneve dhe objekteve hoteliere të cilët nuk deshën të flasin para kamerave shkurtimisht na thanë se kanë shumë pak punë, sepse nuk ka kush të blejë nga dyqanet e tyre, ndërsa në mbrëmje qyteti thuajse është i zbrazët.

Problem shtesë për këtë vend thotë Lata është se shteti nuk ka investuar në zhvillimin ekonomik të komunës.

Edhe banorët thonë se janë të zhgënjyer nga sjellja e pushtetit qendror ndaj Dibrës.

Papunësia në Dibër sipas autoriteteve lokale është rreth 30%. Qyteti jeton vetëm gjatë verës kur vijnë mërgimtarët. Vetëm në Amerikë jetojnë më shumë se 15 mijë njerëz nga ky rajon./Alsat-M

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: