Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Bernë: Kush ishte shqiptari i aksidentuar për vdekje nga turma festive e KE?

Bernë: Kush ishte shqiptari i aksidentuar për vdekje nga turma festive e KE?

Kasam P. vdiq si pasojë e një aksidenti rrugor prej turmës festive të tifozëve turq, shkruan blick.ch.

Shqiptari Kasam P.* (31) duheshte të jetë pas pak minutash në shtëpi. Babai i një vajze njëvjeçare vdiq të martën mbrëma në Bernë, pas një ndeshje futbolli. Ishte pak para 23.00, ku turqit fituan çekët me rezultat 2:0. “Kasami ishte rrugës sëbashku me turmën festive të turqve, por s’kishte të bëjë me tifozërinë,” thotë një i afërm i tij duke shtuar se pak para saj, 31 vjeçari i ndjerë ishte te një shok për vizitë.

Në një moment ai humb kontrollin dhe përplaset me një veturë aq fuqishëm, që e hedh deri në 100 metra. Kasami vdiq në spital nga plagët e marra. “Na mungon shumë, ai ishte shumë krenar për princeshat e tij,” thonë të afërmit e Kasamit. Ai çdoherë gruan dhe vajzën e quante princeshë.

Hobi i të ndjerit 31 vjeçar ishte boksi. Pak pare se të vdiste fitoi ndeshjen e parë profesionale në këtë sport. Ishte shumë me fat, por vdekja e rrëmbeu para kohe./Bota sot

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

Komentoni

%d bloggers like this: