Babai invalid, zvarritet duke kërkuar të birin e zhdukur.

0
559

Kjo është një histori prekëse që ka ndodhur në Kinë, ku një baba me nevoja të veçanta, kërkon tëbirin e zhdukur para 15 muajve. Ai nuk është duke reshtur së kërkuari të birin e tij, dhe kështu duke u zvarritur tërë ditën e kalon nëpër rrugët e Kinës.

Burri i quajtur Chen Shengkuanvuan nga një sëmundje e rrallë të këmbëve, por kjo nuk po e ndalon atë të udhëtoi nga qyteti në qytet duke ecur në këmbë dhe duar, nëpër provincën Guangdon të pjesës jugore të Kinës.

Shengkuan dyshon se biri i tij, i cili ishte duke luajtur me kushërinjtë e tij në fshat në momentin që është zhdukur, është rrëmbyer dhe shitur tek ndonjë familje tjetër.

Shengkuan mosha e të cilit nuk dihet, thotë se djali i tij ishte 20 muajsh kur u zhduk nga fshati Ëenzhang Xi pranë qytetit Chengyue.

Që kur foshnja është zhdukur, Shengkuan është larguar nga fshati dhe duke uzvarritur ka përshkuar plotë 200 kilometra katrorë. Deri më tani ka arritur të kaloj përmes qytetit Zhanjiang, qytet ky me shtatë milionë banorë.

Ndërsa tashmë ai është duke e kërkuar të birin në rrugët e Guangzhou, një prej mega qytetet e Kinës, që është pesë herë më i madh sesa Londra. Ai tërë ditën e kalon nëpër rrugë të qyteteve të Kinës, duke e mbajtur në dorë një fotografi të birit të tij, duke shpresuar se dikush mund ta njoh apo të ketë ndonjë informacion lidhur me fatin e tij. /albeu.com/

NO COMMENTS

Leave a Reply