Saturday , October 20 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Arrestohet një person në Tompkinsville, Staten Island. Kërcënoi imamin në një xhami shqiptare

Arrestohet një person në Tompkinsville, Staten Island. Kërcënoi imamin në një xhami shqiptare

Njeriu i urryer i Tompkinsville është akuzuar për krim pasi dyshohet se kërcënoi me tub imamin në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, në lutjet e mbrëmjes të enjten.

Angel Mercado, 38 vjeçar nga Rosewood Place, i cili ka një histori të mëparshme kriminale, akuzohet për nxitje të urrejtjes gjatë muajit të Ramazanit, për veprimet e tij në xhaminë 307 Victory Blvd. në Tompkinsville, ka thënë zëdhënësi për media i policisë, trasnmeton Bota Sot.

Dyshohet se Mercado ka hyrë në xhami pas orës 23, kur dhe kishte përfunduar shërbimi.

Me një tub në dorë, Mercado kishe bërë vërejtje nënçmuese dhe kishte kërcënuar imamin e xhamisë, tha zëdhënësi i policisë.

Dikush kishte telefonuar policinë dhe ai është arrestuar.

I dyshuari ka dy arrestime apraprake, për akuza për vjedhje të rëndë dhe posedim kriminal të një substance të kontrolluar, kërcënuese dhe shkatërruese, tha policia.

Akuzat e policisë për 38 vjeçarin për rastim në xhaminë përfshin posedim të një arme,kërcënim dhe urrejtje ndaj fesë myslimane.

Task Forca për krimet e urrejtjes së NYPD-së është duke hetuar rastin, tha zëdhënësi i policisë.

Poashtu, policia po heton edhe dy krimet e tjera kundër shtëpive të adhurimit në Staten Island. First Central Baptist Church dhe Kishën e Shën Palit, si në Stapleton, ku janë sulmuar me koktej molotovi në incidente të ndara këtë muaj./BS

Check Also

Ia pret kokën gjyshes gjatë faljes, krimi makabër që tronditi Zvicrën

Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. …

Komentoni

%d bloggers like this: