Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Aksidentohet rëndë vetura e shqiptarit në Zvicër: Gjashtë të plagosur

Aksidentohet rëndë vetura e shqiptarit në Zvicër: Gjashtë të plagosur

Nga një aksident frontal mes dy veturave, të martën në mbrëmje, janë lënduar gjashtë persona. Njëra nga veturat menjëherë u kaplua nga zjarri, shkruan 20min.ch.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Böttstein AG, rreth orës 19.25 të ditës së djeshme. Aksidenti ndodhi kur vetura audi e vozitur nga 49 vjeçari prej Villigen AG u përplas frontalisht me një veturë Opel. Në veturën opel shoferi ishte 19 vjeçar nga Kosova, që krahas tij kishte edhe katër bashkë-udhëtarë. Sipas njoftimeve të policisë opeli është kapluar nga zjarri, por fatmirësisht të gjithë personat kanë dalur me kohë nga vetura.

26-vjeçari dërgohet me helikopter në spital

Mënjehërë pas ngjarjes forca të shumta policore dhe ambulanca u kanë ardhur në ndihmë personave, ku u vërejt se gjashtë mbetën të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje pak më të rëndë. Një 26 vjeçar që ishte bashkëudhëtar në opelin e vozitur nga shqiptari u transportua në spital me helikopter, përcjell botasot.info. Rreth dy orë rruga u bllokua për inspektime nga autoritetet.
Dëmet e shkaktuara llogariten në 40.000 franga, ndërsa si fajtor për aksidentit llogaritet 49 vjeçari. Këtij të fundit i është marrë edhe leja e vozitjes./Bota sot

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

Komentoni

%d bloggers like this: