Zonjusha, Suzana Shkreli, merr nominim për në Kongresin Amerikan

0
429
 Beqir SINA New York 
 
 
Suzana Shkreli, Kandidate e Partise Demokrate për një vend në Kongresin Amerikes për në shtetin e Michiganit
 
DETROIT MI: Një lajm i gëzueshëm dhe historik, vjen nga shqiptarët e Amerikës: “Pak kohë më parë, znj Suzanna Shkreli, një amerikano – shqiptare, njoftohet se ka marrë nominimin e biletës të Partisë Demokratike Amerikane, për një vend në Kongresin Amerikan”, zgjedhjet e ardhshme më 6 Nëntorë, nga një zonë kongresiale, shtetit të Miçiganit. 
Ky është një lajmë ogurmirë, që edhe një herë po tregon vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe kombit tonë, shqiptarë, suksesin e tyre nëpër botë, dhe veçanërisht, në vendin kampion të botës, lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku e përjetshëm të shqiptarëve. 
Në medien sociale Facebook, shqiptarët shkruajnë se ne si komunitet shqiptarë do të jemi të lumtur, për të bërë çdo gjë që ne mund të bëjmë, atë, për të arritur edhe ketë sukses. Fitorja e Suzanës, natyrishtë, shkruajnë shqiptarët, që është fitorja jonë! Fitorja dhe suksesi i gjithë komunitetit shqiptarë në SHBA.
Gazeta jonë me mirësi ftonë me ketë rast të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sidomos ata të komunitetit shqiptarë në Shtetet Bashkuara, Detroitin, ku Suzana Shkreli, është pjestare e atij komuniteti, dhe jeton atje,  për mbështetjen e saj, deri në Fitore!
 Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit , e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York, siç njoftoi 3 javë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë, shkoi atje si pjësë e programit OPDAT – i cili thuhet se ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.
 Bëhet fjalë pra për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila tashmë në rrugën e suksesit, ka shfaqur ambicjen e saj për në Kongresin Amerikan – zgjedhjet e 6 Nëntorit, me pëlqimin e Partisë Demokratike.
Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA,  në Tiranë, më 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.
Shqiptaro amerikania Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.
Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj. 
Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë. 
Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark. 
Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart. 
Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

NO COMMENTS

Leave a Reply