Tuesday , October 23 2018
Home / Kulture / Ka ndërruar jetë profesor Mahmud Hysa

Ka ndërruar jetë profesor Mahmud Hysa

Ka ndërruar jetë profesor Mahmud Hysa
17 Mars 2016 – 18:31

Ka ndërruar jetë sot, në Prishtinë, Prof. Dr. Mahmud Hysa, si pasojë e një ataku kardiak. I lindur në Dibër të Maqedonisë, ai kreu studimet në Universitetin e Beogradit, dega e albanologjisë.

Pas një pune disavjeçare në gjimnazin e Dibrës, ku kishte lindur, një kohë punoi në arsimin e Maqedonisë, e pastaj u zgjodh profesor në Universitetin e Prishtinës, në degën Letërsi e gjuhë shqipe.
Ai ishte një ndër profesorët e parë gjatë themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku ka ligjëruar historinë e letërsisë. Ai është autor i shumë librave dhe botimeve shkencore nga kjo fushë.

Profesori Hysa ishte aktiv me shkrimet e tij në shtypin ditor në Prishtinë dhe Shkup deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Ishte fituesit e çmimit për vitin 2015 i Ministrisë e Kulturës së Maqedonisë.

Në Universitetin e Prishtinës ai për shumë vite ligjëroi historinë e letërsisë shqiptare. Është autor i një numri të madh veprash me rëndësi për historinë e letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Ndër të tjera ka shkruar: Alamiada shqiptare; Kongresi i Dibrës 1909-2004. Është autor i teksteve nga letërsia e vjetër shqiptare; I veprës Andon Zako Çajupi (Jeta dhe veprat); I Gjurmëve të letërsisë arbëreshe; Letërsia (me shembuj) i tekstit për kl. I të shkollave të mesme, bashkautor me Xhevat Gega, dhe e një varg veprash të tjera.

Në kohë të fundit posaçërisht u mor me krijimtarinë e pasur të Ibrahim Kadriut.

Familjarë, tash të të ndjerit Prof. Dr. Mahmut Hysa, bëjnë të ditur se ai do të varroset nesër, në Dibër, në vendlindjen e tij.

 

Ai ishte nje nder figurat me te ndritshme qe i sherbyen gjuhes Shqipe, arsimimit te mesuesve te gjuhes shqipe, avancimit te universitetit te gjuhes shqipe dhe mbi te gjitha lartesoi emrin e Dibres. Dibra eshte e madhe se ka njerez te medhenj.

I perjetshem kujtimi i profesorit, i cili gjuhes, letersise, historise dhe univeritetit i fali aq shume vepra, mund, dhe sakrifice!

Check Also

Rimbaud, ky gjeni!…

Arthur Rimbaud, (Rembo), u shfaq vonë në botën e poezisë dhe të kulturës shqiptare. Ai …

Komentoni

%d bloggers like this: