Kur këndonte Suljeman Borova edhe bilbilat pushojnë këngën

0
513

Kur këndonte Suljeman Borova edhe bilbilat pushojnë këngën
Bota Sot | 24.02.2016 15:34 • Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

 

“Ju keni zgjedhur rrugën më të shkurtër për në zemrat e njerëzve – muzikën, andaj urojmë që bilbili të cilin e keni në gurmaz mos t’ju pushojë kurrë”

NEW JERSEY NJ: Në një material biografik, në librin “Një jetë me Shoqërinë “Liman Kaba” të Dibrës, mësojmë se këngëtari Suljeman Borova, u lind në Dibër të Madhe, ku e kreu shkollën fillore, ndërkaq shkollën e mesme të tekstilit e kreu në Gjakovë. Rrjedh nga një familje e ndershme dhe bujare e Dibrës, ku përveç punës pasion e kanë pasur edhe këngën, sepse pos Sulçes, i cili bëri emër në fushën e muzikës popullore, shumë nga parardhësit dhe pasardhësit e familjes së tij kanë kënduar apo luajtur në instrumente të ndryshme muzikore.

S’ka dyshim, Sulejman Borova është njëri ndër yjet e muzikës popullore shqiptare në përgjethësi dhe i këngës dibrane në veçanti. Filloi të këndonte që në fëjërinë e tij të hershme. Talentin e tij i pari e zbulloi Abedin Shehu-Dervishi, për ta inkuadruar menjëherë në grupin muzikor të shkollës, së bashku me Mitko Stratshevskin dhe Emihan Bahollin(e cila mërgoi në Turqi), të cilët më vonë u bënë emra të njohur në interpretimin e këngës popullore.

Qysh në paraqitjen e tij të parë në garat e shkollës në vitin 1953, Sulçja dallohet nga moshatarët e vet këngëtarë, ndaj me meritë zë vendin e parë ndër talentët e rinj.

Nga ky vit kënga do ta shoqërojë Sulejmanin gjatë tërë jetës së tij, ndaj shpejt atë e ftojnë në Shoqërinë e posariformuar të Dibrës së Madhe, ftesë kjo që ai e pranoi me kënaqësi(viti 1955). Kështu Sulçja bëhet njëri ndër shtylla kryesore të SHKA “Liman Kaba”, për t’i kënaqur vite të tëra dashamirët e këngës popullore shqipe në të gjitha trojet tona. Zëri i tij i bukur gjente zbatim praktik në interpritemin e këngëve lirike e sidomos atyre epike, ku Sulçja me devocion u këndonte heronjve tanë kombëtarë dhe ngjarjeve të shënuara të popullit tonë, sidomos atyre që kishin të bënin me dibranët dhe me krahinën e Dibrës.

Për fat të keq, një karierë e shkëlqyeshme prej këngëtari popullor do të këputet në vitin 1987, kur tragjedia familjare, e ndau Sulçen nga kënga dhe dashamirët e shumtë të zërit dhe interpretimit të tij, sepse pikëllima për djalin e humbur qe më e fortë se dashuria e tij jetike-kënga. Megjithatë, mbeten të paharruara interpretimet e tij si para adhuruesve dibranë, poashtu edhe gjithandej ku paraqitej si anëtar i SHKA “Liman Kaba”, si solist i Radio Prishtinës, apo në festivale të ndryshme në vend dha jashtë.

Sulejman Borova, ishte njëri ndër interpretuesit e dalluar të grupit popullor të Radio Prishtinës i prirë nga Isak Mucolli, pjesmarrës i shumëfishtë i festivalit “Akordet e Kosovës” (në duet me Shahindere Bërlajollin zuri vendi e tretë me këngën “Vasha dibrane” te Nazmi Kabës), pastaj i Festivalit Folklorik ” Ditët e Ilindenit” në Manastir (shpallet solisti më i mirë dhe nderohet me shpërblimin e parë të Festivalit”Fyelli i Artë”), merr pjesë jasht konkurence në Festivalin “Kosovarja këndon” të Ferizajt dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zagreb të Kroacisë(ku SHKA “Liman Kaba” zë vendin e parë), etj.

Është njëri ndër solistët e popullarizuar të RTV Prishtinës e të Shkupit, anëtar shumë vjeçar i Estradës “Lyra e Kosovës” dhe lauerat i shumë shpërblimeve e mirënjohjeve. Pra, një karierë e pasur prej këngëtari popullor, për vetë SHKA ” Liman Kaba”, dhe mburrje për qytetin e Dibrës.

Sulçja në kujtimet e veta veçon rastin kur së bashku me Nexhmije Pagarushën e ftojnë të marrë pjesë si veteran ne krmetimin e 25- vjetorit të RTV Shkupit si dhe shpërblimin “Fyelli i Artë” nga Festivali Folklorit në Manastir. Suljeman Borova thotë; se për ngritjen e tij profesionale, pos talentit te padiskutueshëm, kontribut të veçantë kanë dhënë sidomos kompozitorët dibranë i ndjeri Musa Piperku, e Nazmi Kaba, por edhe të ndjerët Rexho Mulliqi e Lorenc Antoni, pastaj Qazim Oruçi, Përparim Tomçini. Ai nuk harron edhe këngëtaren tjetër Violeta Turkshi, me të cilën si duet ata patën fituar me këngën “Seç festonte Dibra ditë e çlirimit”, me kompozim të Musa Piperkut, këngë kjo që u nderua me çmimin e parë të publikut. Një çmim ky që ndahej veç ati që jepte juria e festivalit.

Pas paraqitjeve shumë të sukseshme nëpër koncertet e SHKA “Liman Kaba” në Dibër, Maqedoni, Kosovës, SHBA, Shqipëri e në vende të tjera, për këtë këngëtar ka pasur shkrime mjaft afirmative në mjetet e informimit masiv, sidomos në “Rilindja” e në “Zëri” të Prishtinës, në “Flaka” të Shkupit, në gazetën “Drita” të Tiranës, etj. Suljeman Borova ka pasur paraqitje shumë të suksesëshme në emisionet muzikore të RTV të Shkupit, të Prishtinës dhe të Tiranës.

Si përfundim për këtë këngëtar më së miri do të qëndronin fjalët e përkushtimit që ia shkruan dashamirët e këngës popullore në Laç të Shqipërisë, në librin që ai dhuruan pas koncertit të SHKA “Liman Kaba” në këtë qytete më 1972; “Ju keni zgjedhur rrugën më të shkurtër për në zemrat e njerëzve – muzikën, andaj urojmë që bilbili të cilin e keni në gurmaz mos t’ju pushojë kurrë”. Aktualisht Sulejman Borova është i mërguar dhe jeton së bashku me familjen e tij në New Jersy. Viziton shpesherë Dibrën, dhe Kosovën për t’u takuar me kolegët e tij.

Çfarë kishte në programin të ansamblit “Liman Kaba” të Dibrës së Madhe?

Ishte se në programin e ansamblit “Liman Kaba”, të Dibrës së Madhe, kishte më shumë këngë e valle me motive patriotike. Aty bëhej zgjimi i këngës popullore shqiptare, kryesishtë nga kjo trevë e dalluar në historinë e kombit tonë. Por kënga patriotike, tek ansambli “Liman Kaba”, gjeti edhe më “frymëmarrje” dhe i kalojë kufinjët e Dibrës. Ky ansambël – i këndojë këngët e Bajram Currit, në një kohë që në ish- Jugosllavinë që nuk egzistonë ishte shumë e rrezikëshme të këndoje figurave të tilla kombëtare. Ishte koha që asnjë ansambël ose këngëtar nuk këndonte për Ded GjoLulin, Jakup Ferren, e deri tek kënga e shkronjave shqipe, “Alfabeti i Shqipes”.

Gjithçka çfarë bënte ansambli “Liman Kaba” në atë kohë, ishte e mbushur plotë me skarifica dhe me vështërsi e vujatje. “Shpërblimi” ynë ishte që pas çdo koncerti, si në Dibër dhe qytetet e tjera në viset shqiptare, e sidomos në Kosovë, të shoqëroheshim nga thirrjet në zyrat e poliicisë për biseda infromative siç i quanin ata at’here. Mirëpo, si për çudi më kujtohet se asnjëri prej pjestarëve të ansamblit, “Liman Kaba”, nuk u thye, dhe nuk u ndal në rrugën e tyre të përcjelljes së këngës e valles dibrane, tek shqiptarët kudo në Kosovë, e Maqedoni dhe deri në Shqipëri.

Dhe mendojë se ia arritëm qëllimit. Jo vetëm që fituam adhurimin, duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut të shumtë kudo që na ndoqi, por se mbajtëm edhe të gjallë kudo ku shkuam frymën komëbtare. Ne bëmë nëpërmjet këngës edhe zgjimin e shumë këngëtarëve, të cilët megjithse ushtronin aktivitetin e tyre, por disi të “censuruar” nga rregjimi. Mbas nesh u ri-aktivizuan shoqëria muzikore “Agimi” e Prizerenit, “Xhemal Gaba” e Pejës, shoqërit muzikore të Gjakovës, Ferizajt, Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit, e të tjera që nuk më kujtohen. Veç asaj që nën shëmbullin tonë, u ngritën edhe shoqëri të tjera muzikore, edhe në diasporë. Një punë e mirë u bë edhe në Gllogovc – Drenicë, ku në saj të punës sonë u ngritë, edhe ansambli i parë i kësaj ane e cila më pasë bëri emër në të gjithë Kosovën.

Nga momentet më të veçanta, kë veçoni?

Është shumë e vështirë, të të jap një përgjigje të saktë për këtë pyetje. Pasi që janë aq shumë saqë do t’i mbetsha “borxhlli” vetvetes nëse do të harroja dikë. Kështu që më duhet të veçojë një rastë, i cili nuk harrohet kurrë. Ai është ku jepnim koncert me rastin e 500 vjetorit, të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergji – Kastrioti Skëndërbeu, në qytetin kreshnik të Gjakovës. Aty këndova këngën, “Skëndërbeu tek Guri i Vashës”, dhe ansamblit Liman Kaba, në këtë manifestim iu dha nderi ta mbyll atë manifestim të madh kulturorë. Dhe e paharrueshme do të mbetet në jetën time, kënga ime në fund të koncertit në stadiumin e lojrave sportive me dorë, në prannë e rreth 7.000 vetëve, të cilët, si në korë sponatanisht, bashkë me mua kënduam sëbashku “Skëndërbeu tek Guri i Vashës”. Më pas turma e njërëzve të ekzaltuar thërrisnin fuqishëm, “Dibra – Gjakova – Suljeman Borova – “.

Çfarë suksesesh keni arritur?

Kemi arritur të marrim disa mirënjohje në manifestimin muzikor “Akordet e Kosovës”.”Fyellin e Artë” në festivalin e Ditëve të Ilidenit, qytetin e alfabetit shqip në Manastirë. Në festivaline Ferzajt, kemi marrë disa çmime. Ndërsa kulmin që arritëm më 1977, në një konkurencë ndërkombëtare, ku morën pjesë ansamble nga e gjithë bota, dhe ansambli”Liman Kaba” i Dibrës së madhe zuri vendin e parë.

NO COMMENTS

Leave a Reply