Fabrika e ujit në Dibër, investim kapital me 12 milion euro

0
490

Fabrika e ujit në Dibër, investim kapital me 12 milion euro

Dibër, 19 nëntor – Krijimi i kushteve të volitshme për investitorët, ka bërë që edhe në Dibër të reflektojë pozitivisht. Kompania shqiptaro-kroate “Mali Loshinj”, ndërtoi një fabrikë të madhe për ujë të ambalazhuar në afërsi të fshatit Gari në Dibër, e cila do të ketë impakte pozite në ekonominë vendore dhe ndaljen e procesit të migrimit.

Ky është investimi privat më kapital deri më tani në Komunën e Dibrës, që deri më tani ka arritur shifrën prej 12.000.000 euro.

Në fazën e parë parashihen të punësohen rreth 70 punëtorë në fabrikë, ndërsa indirekt do të angazhohen për transport 20 kamionë-transporterë.

Për kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, ky investim i madh paraqet një ringjallje të ekonomisë së rajonit më të gjerë të Dibrës.

Lata ka thënë se kushtet e volitshme të ofruara për investim dhe natyra e mrekullueshme e Dibrës, do të tërheqin edhe më shumë investues të huaj, dhe në këtë mënyrë kjo komunë do të ringjallet ekonomikisht, do të ketë punë për të gjithë dhe do të ndalohet migrimi.

I gjithë përpunimi dhe ambalazhimi i ujit parashihet të shitet në tregjet e huaja, ndërsa Dibërs do t’i jep një impuls të madh financiar.

NO COMMENTS

Leave a Reply