Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Kosova / Agjencia turke TIKA dhe lidhja e saj me radikalët në Kosovë

Agjencia turke TIKA dhe lidhja e saj me radikalët në Kosovë

Agjencia turke TIKA dhe lidhja e saj me radikalët në Kosovë
Emre Uslu

Todays Zaman

– Partia turke në fuqi Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) krenohet me Agjencinë e saj të Zhvillimit e Bashkëpunimit, TIKA. Ajo merr pjesë në projekte të ndryshme zhvillimi në të gjithë botën. Restauron monumente historike dhe mbështet shoqërinë civile. Presidenti i vendit, Erdogan e ka përmendur atë me lëvdata gjatë një vizite në SHBA.

Ndër projektet e TIKA-s përfshihet xhamia e “Sulltan Fatih Mehmetit”, më e madhja në Prishtinë, si dhe disa të tjera në Kosovë.

Një tjetër aspekt i punës së saj është vënë në debat pas zhurmave të përfshirjes me Shtetin Islamik të Irakut apo me lëvizjen Fronti al-Nusra në Kosovë. Disa ditë më parë policia e Kosovës kreu disa operacione antiradikale në vend ku u arrestuan tridhjetë imamë për dërgimin e xhihadistëve në Irak dhe Siri.

Emri më i lakuar ndër Arrestimet ishte ai i Shefqet Kraniqit, hoxha i xhamisë “Sulltan Fatih Mehmet” të Prishtinës, e rinovuar nga TIKA. Por, kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pas arrestimeve të disa zyrtarëve të tjerë në xhamitë e financuara nga grupi TIKA.

Disa mund të sugjerojnë se detyra e TIKA-s është vetëm rinovimi i xhamive, kurse të tjerë mund të përmendin rivalitetin fetar mes Hanafistëve, Salafistëve e Maturidistëve në Kosovë. Klerikët Hanafi besohet të jenë duke u postuar për t’i lënë vendin atyre Salafi.

Gjatë fushatës së policisë kosovare kundër ISIS dhe frontit al-Nusra janë mbyllur disa zyra të shoqërive TIKA dhe fondacionit turk “Junus Emre”.

Më e madhja prej tyre është ajo e kulturës, shkollës e arsimit AKEA, e vizituar shpesh nga ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu në të kaluarën.

AKEA është themeluar nga Husamedin Abazi më 2004 dhe emrat e lidhur me të janë Behar Avdiu, Nari Toska, Bashkim Mehani, Ilir Xhoxhaj e Ilir Gashi, të cilët kanë lidhje me partinë ose organizatat e AKP.

Abazi është pritur shpesh nga organizata të afërta me AKP në Stamboll si fondacioni bamirës IHH dhe universiteti “Sulltan Fatih Mehmet”, prandaj mund të ketë një lidhje mes partisë në pushtet AKP dhe grupeve radikale islamike, por kjo nuk ka rëndësi aq sa mënyra sesi shpenzohen taksat e popullit turk.

Gashi, kreu i degës së Prizrenit të AKEA-s pranon hapur mbështetjen e TIKA-s për AKEA. “Ne i kryejmë aktivitetet e përbashkëta me TIKA dhe IHH. Kemi bashkëpunuar me TIKA për çështjet kulturore dhe me IHH në operacionet e ndihmës humanitare. Ne kemi pritur mjaft intelektualë dhe shkrimtarë nga Turqia, duke përfshirë dhe ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutoglu, dhe akademikë të tjerë”, ka thënë ai para një muaji.

Shumë aktivitete si këto organizohen me fundet publike të Turqisë, por nëse

AKEA, e frekuentuar nga vetë Davutoglu, ka lidhje me ISIS apo al-Kaeda, a nuk kanë të drejtë të pyesin qytetarët: Po financoni islamikët me taksat tona?

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

Komentoni

%d bloggers like this: