Varret e Dibrës po ulërijnë

0
537

Nga Gjergj Lura

Prolog– Epilog

Pllaka e varrit u mbyll, dielli i mesditës u zhduk në zymtësin absolute, zhurma e njerëzve që e varrosën filloi të bëhej më e shurdhër, ata po largoheshin. Bënte freskët këtu poshtë, vapa përvëluese mbi tokë as që ndihej. Rreth e përqark nuk kishte baltë, por veçse armaturë betoni.

Kishin kaluar dekada nga dita që kishte mbaruar varri, e kishte projektuar vetë, i kishte ndërtuar vetes piramidën, tamam ashtu siç bënin faraonët e Egjiptit të lashtë. Këtu do prehet shpirti i tij. Për dallim nga piramidat faraonike, piramida e tij nuk ishte ndërtuar duke rraskapitur shpirtërat e skllevërve, duke i detyruar të bëjnë punë titanike.

Kjo piramidë ishte ndërtuar me fonde të jashtme, të miqve lindorë,vëllezërve të fesë. Kishte arritur me sukses ti krijoj mitin piramidës. Njëqind dritare për njëqind vite pavarsi, kulla e sahatit që sheh në drejtime të ndryshme, ku njëra faqe e saj sheh drejt Tiranës. Në të vërtet xhamia quhej Xhamia e myftiut, myftiut pa emër e mbiemër, ndërsa vetëm pas pak viteve në hartat turistike të qytetit do emërohej Xhamia e myftiut me emër e mbiemër.

Varri ishte i zi sterrë. Po të mos e dinte se i kishte sytë të paprishshëm, do të besonte se qe verbuar ndërkaq.

C’bëhej vallë atje lart mbi tokë? Qyteti e  mbante mend, e bekonin apo ishin indiferent? Ishte përpjekur gjithë jetën e tij të krijoj mitit. Këtij relaiteti i shkonte përshtatë edhe degradimi i gjithëanshëm i qytetit.

Atje nën tokë, diçka e brente, a kishte gjasa që një pasardhës i tij, kur ndoshta ai do ishte haruar, ti fusi buldozerin varit të tij.

Herë-herë i vinin ndërmend fraksione kujtimesh nga andej lart, por shurdhëria e nëntokës po fillonte tia mjegullonte. Kthjellohej përsëri. Nëntoka ndoshta ishte vendi më i përshtatshëm për të kujtuar ngjarjet e përlartme. Nga mijra ditët e tij, vetëm disat i vinin tani ndërmend.Njëra përpiqej të zinte sa më shumë vend ne kujtesë. Ishte dita kur Hoxha u bë kryetar i qytetit.

Rrethanat -Zanafilla

Hoxha kurrë sdo të kishte guxuar të kandidote në fillim të demokracisë. Nga shumica njihej si njeri i dallavereve, dhe qyteti kishte një elitë të mirëformuar intelektuale, sa që as nuk mund të imagjinohej të kandidon, e aq më pak të fitojë.

Dibra e ditës kur Hoxha u bë kryetar, ishte shumë larg qyteteve të tjera shqiptare. Përderisa në Tiranë kryebashkiak ishte një i ri energjik dhe politikan kariere, i shkolluar jasht si Lulzim Basha, Dibra zgjodhi një kryeplak. Prishtina gjithashtu kishte në krye të saj një të ri idealist  të jashtëzakonshëm si Shpend Ahmeti, student Harvardi dhe një ndër dy figurat kryesore të Vetvendosjes.

Përderisa Dibra zgjodhi një kryeplak, Gjakova, e ashtëquajtura ekuivalentja e saj në Kosovë, zgjodhi një grua si Mimoza Kusari, një eksperte e ekonomisë, një nga ata personalitete që me anglishten e saj perfekte mahniti të gjithë në BBC Hard Talk.

Përderisa në Tetovë kandidonte  ish rektori i UT-së, profesor i anatomise dhe mjek si Sadi Bexheti , duke pasur përballë përball  një pedagoge, politikane karriere, grua mbi të gjitha, Teuta Arifin, Dibra zgjodhi një orientalist, një myfti.

Shumë pak mbajnë mend se në mes të viteve të 90, teatri i Dibrës, i çliruar nga censura e komunizmit, përgaditi një shfaqeje, një komedi ku ndër personazhet komike ishte edhe një hoxhë. E ish Hoxha kryetar përdori plehun e qytetit, ingjorancën për të dhunuar fizikisht aktorët, për të censuruar shfaqjen, por nuk ia arriti. Nuk ia arriti pasi edhepse ndikimi i tij ishte i madh, nëpërmjet të xhamive, përsëri intelekti i dibranit mesatar ishte mbi injorancën ku lundronte ai.

Qyteti filloi të degradohej nga ikja masive e njerëzve, por përsëri Hoxha preferonte prapaskenën, bënte bizneset e tij, keqpërdoronte besimtarët, fondet.

Duhej që qyteti të degradonte aq shumë, edhe nga keqqeverisja e kryetarit paraardhës të Hoxhës, që vetë Hoxha të fillon të shfaqet dhe të ravizohej nga fundi i 2010 si kandidat potencial. 20 vite pas demokracisë.

            Folk patriotizmi dhe përdorimi i figurave historike për të krijuar pranueshmëri

Për këtë fazë i nevojitej miti edhe pak folk patriotizëm mbi dibranin e përçudnuar. Patriotizmin ia besonte pakkush, po mitin mbi madhështinë e qytetit, që Hoxha po i jepte formë u pëlqente. Një qyteti që kishte qenë për 100 vitet e fundit nën kolonializëm dhe me shprësë të thyer i falej.

Kudo që i jepej mundësia, në televionet lokale, apo dokumentare mbi qytetin nga televizione të tjera, nisi të ligjëroj për të kaluarën e lavdishme të qytetit, për figurat e saj, për pavarsinë e Shqipërisë. E citonte Said Najdenin, i cili në të vërtetë ishte krejt e kundërta e asaj se çka përfaqësonte hoxha i sotëm me pretendime për kryetar.

Hoxha i sotëm nuk e kishte hallin e hoxhës së lavdishëm e patriot, po përmes tij dëshironte të ngrihej vetë, edhe në nëndijen e qytetarit të bëj të pranueshme se një hoxhë mund të jetë në krye të vendit. Said Najdenin Dibra e kishte vlersuar, me një shkollë dhe dy buste deri atëherë, dhe hoxha i sotëm po e shfrytëzonte veçse për nevoja të tij. E çvarosi dhe e rivarosi jo për ta sjellë më pran qytetit, por për ta sjellë më pranë varrit të tij të ardhshëm, piramidës së tij.

Përdori edhe Haxhi Vehbi Agollin, duke e mitizuar për nevoja të veta. Vehbi Dibra studiohet nga historianët me anët pozitive dhe negative, me pjesmarrjen në qeverinë e Vlorës apo me bashkpunimin me Esat Pashën, si dhe për kontributin e çmuar në Kominitetin mysliman. Por hoxha i sotëm nuk ka pasur qëllime thjesht empirike historike për këtë figure, por 100 vite pas rënies së Perandorisë lindore Osmane, të bëj të pranueshmë figurën e një kleriku si përfaqsues i qytetit.

Precedenti i një kleriku në politik, është një precedent i rrezikshëm për të ardhmen, sidomos për shqiptarët e kolonizuar të Maqedonisë. Në një kohë kur e gjithe elita intelektuale e shqiptarosferës, si bazement për mbijetimin e kombit shohin rrugën e forcimit të demokracisë, europianizimin e shoqërisë, gati gati duket sikur në Dibër veproi fshehtas një dorë e zezë. Vetvrasës është precedenti i një kleriku në politikë për periudhën që po jetojnë shqiptarët e fillim shekullit të ri, duke na renditur me vendet e orientit që udhëhiqen nga prijës fetar dhe jo laik.

Kush njeh teorinë ekonomike të Adam Smith, njeh edhe të ashtëquajturën dorë e fshehtë të tregut. Krahasimi në këtë rast qëndron se përgjat dekadave vazhdimisht duket sikur vepron një dorë e zezë që rregullon, vendos në pozita të caktuara njerëz pa merita dhe me kontribut negativ, drejtor shkollash, drejtor institucionesh, që nuk janë vetëm individë pa formin, por edhe individë me aktivitet të dyshimtë kriminal dhe antikombëtar.

Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit në Mars të 2013 i duhej  me çdo kusht fitorja, pavarësisht nga kandidatët.

Mister është akoma se si u pranua nga ai emri i hoxhës për kryetar,  por me degradimin absolut të ofertës politike, dhe frikës nga humbja dhe shpërbërja, kësaj partie i nevojitej një individ fitues në çdo komunë, ndërsa Dibra nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe për këtë parti, mjaftonte të fitohej.

Fitorja pas kandidimit ishte e lehtë.  Dibra është një qytet në të cilin partia në pushtet ka fituar çdoherë zgjedhjet lokale, një qytet pa aftësi për të bërë rotacion politik. Përballë kishte një kandidat jo popullor që vinte nga një parti jo popullore në Dibër, dhe një biznesmen të pashkolluar që vinte nga Amerika si kandidat i pavarur.

Zgjedhjet lokale të 2013 mbahen mend në Maqedoni për retorikën nacionaliste të kryeministrit, bashkimin e partive maqedonase për Kërçovën dhe Strugën.

Në kulmin e këtij nacionalizmi, ndodh një rast i parecedent, në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni.VMRO dhe SDSM nxjerin kandidat në të gjithë komunat e Maqedonisë, përveçse në Dibër.

Dhe nuk bëhet fjalë për një periudhë politike të realizmit politik, ku partitë Maqedonase analizuan mundësitë e fitores, dhe i kursyen energji apo mjete fushatës, me kandidatë që nuk kishin gjasa të fitonin. Gjasa për një prezantim dinjitoz me vota kishin më shumë se në të gjitha zgjedhjet paraprake, por ishte hera e parë që këto parti nuk paraqitën kandidatë. Për këshilin komunal partitë maqedonase kandiduan, duke pasur si elektorat kryesor grupin maqedon folës me besim mysliman, pa përcaktim të qarte etnik, apo të ashtëquajturit torbesh.

 

            Intermezo

Hoxha duket nga ata njerëz që nuk shkruajnë memoare apo autobiografi,edhepse jetojnë me delirin e madhështise,  jo vetëm për nga paaftësia për të shkruar, por sepse janë të bindur se veprat e tyre janë memoari kryesor.

Qielli ishte i vrenjtur. Hoxha vejvinte gjithë mendim në katin e sipërm të shtëpisë së tij. Ndonëse përpiqej të mos shikonte asgjë, koka bëntë ç’bënte i kthehej nga dritarja, për të parë malin impozant, nën të cilin shtrihej qyteti. Shtëpia e tij ishte mu rrëzë malit. Zakonisht kjo pamje nuk i shkaktonte reflektim dhe mendime të thella. Ndërsa pamja nga zyra e tij ishte gjithë mendim. Kur shikonte xhaminë dhe sahat kullën, për të ishte njëlloj si të shihte varrin e tij, të zdërhallej si kalë nëpër qiell. Vite me rradhe ajo pamje nuk po i ndahej. E ngushëllonte veten duke menduar se ai ishte fati i tij prej sovrani, por brengosja si ndahej.

Mbi tavolinë e në rafte, kishte lloj lloj librash historik,fetar, biografi të ndryshme, autorë lokal dhe kombëtare, shumë prej tyre nga ata libra që të zënë qoshet e shtëpisë, por për të meritonin vend kryesor. Të paktë ishin librat që kishte shfletuar, e aq më të pakët ata që kishte lexuar. Fondi  i fjalëve dhe leksiku i tij, ishin të kufizuar, dhe nga mosha e rinisë së mesme, nuk kishte hasur si personalitet ndonjë zhvillim qenësor intelektual. Përdorte fraza të zakoshme, gjuhë popoullore e provinciale, me një standart krejtësisht primitiv.

Por kjo nuk e pengonte, që në sytë e një qyteti të degraduar nga pesha e kolonializmit, të dukej si një njeri i zgjuar. Intelegjenca natyrore nuk e linte në baltë asnjeherë me të tijët, por në veshin e të tjerëve tingellonte shpesh improvizues, qesharak madje dhe i paditur. Mjafton të shikosh të transkriptuara fjalët përshëndetëse që ka dhënë në manifestimet kulturore, shfaqet e teatrove, manifestimet letrare e të ngjashme.

E kështu duke parë malin, ai ju duk i pavdekshëm, i pashpërbërshëm, ndërsa vetja e tij, proporcionalisht miliarda herë më i vogël, i vdekshëm, prej kockash, dhjami dhe lëkure. U dridh, dhe mendoi veten së sarkofag, brenda në varin e ftohtë, vetëm.

Zyra  e tij në komunë, dallonte nga ajo në myftyni. Në të, ishin aty si përherë, të palodhur e të pafund, hajnat, sahan lëpirësit dhe horrat e rrugëve. Zonjat dhe sqimëtarët e shkolluar, i dukeshin si helm, dhe helmi i tyre sa vinte dita, bëhej edhe më i padurueshëm. Në të ditën e takimit me qytetarët, hyjni vajza e djem të shkolluar e të sapodiplomuar, që me shtysën nga prindërit e tyre, reshtoheshin para derës së tij. Kur hynin brenda kishin një ndjesi, se në atë vend punonim njerëzit më të pamerituar, gjë që e vërtetonin nga individi që i priste tek dera, në paradhomën e zyrës së kryetarit. Për atë kishte vend në anministartën e këtij qyteti, ndërsa ata, studentët me të mire, zgjidhja në rastin më të mirë ishte braktisja e vendit , apo të robërimi si kamarierë apo në qendrat e telefonave.

Kryetari i dëgjonte deri në fund, pastaj ju këpuste fraza standarte dhe banale, mbi arsimin, degët deficitare, dhe u përplaste derën në fytyre, duke qene i vetëdishëm se skishte ndërmend asnjëherë të bënte gjë për ta.

Shpesh kur lexonte, ndegjonte apo i përcillej ndonjë koment negativ, ndjenjte një dhembje te nofullat. Në çast i dukej vetja bosh. Pastaj picërronte sytë. S’të duan, i thoshte vetes. Vështrimin ia tubullonte, tymnaja e duhanit.E kishte mitizuar atë zdërhallje mortore nëpër qiell, pa e menduar se një ditë mund ta urrente. Qysh tani, kur urrejtja ende skishte marrë formë, mendimi se si do të bënte pa të e lemeriste. Kishin sunduar të dy sëbashku kaq kohë, ai dhe varri i vet. Së shpejti do të reshte së qenuri i gjallë dhe skëterror.

Hoxha u kujtua se po qëndronte si i çartallosur. E mblodhi veten në një çast dhe ndonse gunjët i dridheshin nga një farë padurimi, i mbajti drejt.

 

            Realiteti konician

Zyra e tij ishte kthyer në ofiq që i ngjan kohës dhe veprave koniciane.Salep, kafe e muhabete banale, provincializëm, paaftësi dhe burikratizëm. Asgjë nuk bërri për qytetin, asnjë pemë nuk mbolli, asnjë rrugë nuk ndërtoi, qyteti ishte padyshim një ndër qytetet më të ndotura shqiptare, gropat vetëm e zgjeroheshin.

I biri, praktikisht një analfabet, në të shumtën e rasteve zgjidhte kush punësohet e kush nuk punësohet. I kujdesëshëm që të nxjerr në foto çdo aktivitet të të atit, i urdhëruar nga ai, në një farë mënyre kishte barrë marketingun në facebook.

I biri, në emër të tij, debatonte me njerëz, zihej, e mbronte komunën, fliste me kompetencë për planet, projektet e komunës, ishte me pak fjalë zëri i një institucioni, që duhet të ishte i të gjithëve.

Muhamed Zeqiri, është vet një njeri fetar, me lidhje dhe miqësi në BFI. Ishte ai që publikisht i bëri një akuzë të rëndë, duke e akuzuar si bashkëpuntor të it shërbimeve hoxhën. Muhamed Zeqiri nuk është një njëri i paditur. Është rritur në ambiente të atilla, që padyshim ka ndëgjuar shumë dhe din shumë. Nervozizmi i hoxhës ishte i madh, i biri ishte masha për tju kundërpërgjigjur në këtë rast.

E vetmja arritje ishte gjimnazi i ri. Por edhe kjo si pasoj se partia që zgjodhi kryetar hoxhën, ministria e saj e arsimit, dështoi që të financojë për vite me rradhë ndërtimin e një godine të re. Ata që përgjatë gjithë sundimit të tyre, nuk të lanë të hapësh asnjë shkollë, në kohe kur shkollat greke, bullgare, sërbe ishin gjithë andej nëpër perandori, ata financojnë pas 100 vjetësh shkollën e re. Vetëm një populli të kolonializuar sy ky i joni, mund ti ndodhi një idiotësi e tillë.

Kudo nëpër biseda hoxha njihej si një konspiracionist i thekur. Lindor, orioental, që besonte dhe propagandonte edhe konspiracionet më absurde. Ai ishte antiamerikani më i madh i këtij qyteti. Vrer dhe inat, urrejtje primitive ndaj mikut më të madh dhe mbrojtësit më të madh të interesave shqiptare. Amerika për të ishte djalli vet. Ishte ai vend që shkaktonte luftra nëpër botë, inskenonte sulme teroriste, madje hoxha dinte të të arsyetonte dhe bënte ekspertin e sigurisë së aeroporteve, të arkitekturës dhe ndërtimit, kur fliste për sulmin terorist të 11 shtatorit.

Hoxha nuk kishte as edhe interesin apo respektin më të vogël për varrezat ose paraardhësit. Varrezat i mori përpara buldozeri pa mëshirën më të vogël, pa respektuar as kodin etik, as ligjin bashkëkohor mbi varet, as kanunin e as sheriatin. Skelet, kafka, eshtra i mori përpara buldotzeri, dhe pastaj qentë filluan të lepijnë dhe gllabërojnë, eshtrat paraardhësve. Atyre parardhësve tanë që për hir të misonit të madh të tij ndaj Portës së lartë, i quajti osman.

Kombëtarja e parafushatës, u shëndrua në otomane, për arsye se për të kombëtarja nuk ka egzistuar kurrë. Ai ishte vetëm përfaqësues i llojit të tij. Vegël që me apo pa vetëdije, të demoralizoj, të deshqiptarizoj vendin. Edhe ai si çdo oriental tjetët, motivohej me para. Misioni i tij i vetëm ishte mirqenja e familjes nëpërmjet paras së pistë, dhe vendosja e simboleve otomane në këtë qytet. Tribalizmi ishte motoja e tij.

Gjithë jetën e tij, nuk njihet as edhe një veper e vetme kombëtare. Edhe ato të pakta punë të bëra, kanë qënë të karakterit sekular dhe fetar. E nga vetë goja e tij, mësuam së fetarja është otomane. E logjika tregon se ai vazhdon ti shërbej otomanizmit. Atij neo otomanizmi të marrveshjeve të fshehta me Jugosllavinë për këmbim popullsie.

Nëse kishtë një vëpër idealiste dhe të drejtë pas demokracisë, që kredon dhe mundësinë e vetme për ta realizuar e kishte hoxha, ishte që të ashtëquajturit torbeshë, me besim islam dhe me gjuhë maqedonase, ti rikthej në identitetin e tyre. Liria që dha demokracia bëri që në fshatrat e Strugës, i gjithë komuniteti torbesh të rikthehej në identitet. Kjo tregon se kur Struga mundi, Dibra do ta kishte shumë herë më të lehtë. Por ky i joni as nuk u përpoq, dhe duket se as nuk kishtë kurrë ndonjë plan të tillë. Fuqia e tij ndaj atij komuniteti u duk më së miri në zgjedhjet kur u zgjodh kryetar, fuqi të cilën nuk e kanalizoi kurrë drejtë kombëtares.

 

Epilog-Prolog

S’të duan, tha prap me vete. Tani vendin e pezmit po ia zinte njëfarë dhimbsurie. Po unë do t’i bëj ata… Unë do t’i bëj ata… Jo, ti s’ke nevojë për dashurinë e tyre…

Ai do t’i bënte ata jo që ta donin, kjo ishte pak a shumë e thjeshtë. Ai do të merrej me ata ndryshe. Do t’i bënte, që sa më shumë ta urrenin, aq më fortë t’i bënin lajka. Kështu do ti shkelte me këmbë ditë e natë, do t’i poshtëronte përpara njëri-tjetrit. Dhe kështu do t’i rrënonte gjersa t’i vinte poshtë përfundimisht.

I kujtoheshin shpesh fjalët e mbitokës. Hutueshëm e kundronte atë përshtjellim. I dukej se krejt qyteti i ngritur në erë, i shthurur, i dalë mendsh, ulërinte. Atij gjithashtu i vinte t’ia lëshonte mallkimin: mortja të shpëlaftë! C’dreqin ke, qytet i marrë!

 

/http://ina-online.net/varret-e-dibres-po-ulerijne/

NO COMMENTS

Leave a Reply