Tuesday , October 23 2018
Home / Intervista / Musa Paçuku: Varrezat në Dibër janë puro shqiptare, Lata kujdes

Musa Paçuku: Varrezat në Dibër janë puro shqiptare, Lata kujdes

Musa Paçuku, kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibrane në Nju Jork ka reaguar kundër aktit skandaloz të kryetarit të komunës, Ruzhdi Lata për skenarin e tjetërsimit të varrezave shqiptare në Dibër.

“Këto ditë më shqetësoi lajmi i Ruzhdi Latës në lidhje me varrezat  e qytetit tonë. Duke përcjellë mediat, ajo që na skandalizoi ishte deklarata e Latës se varrezat në lokalitetin e njohur si Venec janë varrezat e Osmalive! Ajo që më shtyri të komentojë është e vërteta.

Unë jam moshatar i  z.Lata dhe bëj pyetje vehtes: Ky zotëri nuk ka lidhje me   histori dhe çka është motivi i kësaj afere. Në vitet e 70-ta, unë kam punuar në punë publike në Dibër për afro 10 vite, dhe mu dha rasti të merrem me zhvarrosjen e varrezave shqiptare nga trojat e ish -Jugosllavisë,  në bazë të një marrëveshje ndërshtetërore. Kam pas posedu komplet dokumentacion e varrezave prej kur dhe kush është varros Nga Arkiva e  Shqipërisë. Ato varreza janë puro dibrane dhe nëse ju vjen keq, bëni me dije turqive se nëse  ka ndonjë turk do t`ua japim eshtrat, por është gabim historik këtë që po bëni. Ju z. Lata ishte mirë të mos merreni me atë punë, sepse kjo u takon historianëve, dhe me siguri dijnë ta shpalosin këtë   rast. Besoj se keni punë të komunës me më rëndësi, se sa të merreni me këtë punë”, thuhet në reagimin e Musa Paçukut, njëri nga veprimtarët e dalluar të diasporës në SHBA.

Check Also

Luçiano Boçi: Ramës i është shënjuar kufiri, rrëzimi ka filluar

Deputeti PD, Luçiano Boçi flet për “Koha Jonë”: Metamorfoza e pushtetit politik e ka shndërruar …

Komentoni

%d bloggers like this: