Tuesday , October 23 2018
Home / Apel per Ndihme / APEL PËR NDIHMË! BLERTAN (Astrit) KËRÇISHTA

APEL PËR NDIHMË! BLERTAN (Astrit) KËRÇISHTA

APEL PËR NDIHMË!
BLERTAN (Astrit) KËRÇISHTA vuan nga Acute Myeloid Leukemia (AML 92.0). Qendra mjekësore “Centre Hospitalier d’Argenteuil Victor Dupouy” e specializuar për trajtim të Leukemisë në Paris ku është shtruar Blertani për kurimin e sëmundjes kërkoi 250.000 euro për terapinë dhe seancat e kemoterapisë dhe që e pamundësoi familjen të marrë vendim të fillojë spitali tretmanin duke llogaritur mjetet e nevojshme financiare për terapitë si dhe shpenzimet shtesë për udhëtim dhe akomodim gjë që bëhej e pa përballueshme.
Pas disa tentativave për të gjetë një zgjidhje imediate u gjetën shumë shpejt fondacione të ndryshme nëpër Europe të cilat bashkë me të gjitha zbritjet e mundshmë ligjore nga ana e vet spitalit, kanë arritë që të zbresin shumën në 74.000 euro që mbetet të paguhet nga ana e familjes.
Nga kursimet si dhe nga familjarët e miqtë e ngushtë të z.Astrit Kërçishtës është bë e mundur që të mbulohen pjesa e akomodimit dhe udhëtimeve që duhet të bëhen (2 muaj deri në 1 vit varësisht nga kohëzgjatja e terapisë) si dhe do të mund të mbulohet pjesë e pagesës së shërimit, por megjithatë përsëri është një barrë e madhe që vështirë se mund të përballohet pa ndihmën e juaj. Andaj bëjmë këtë APEL PËR NDIHMË ndaj çdokujt që ka dëshirë dhe vullnet, të ndihmojë me aq sa i ka mundësitë, qoftë edhe me një “SHARE” të këtij Apeli, nëse nuk ka mundësi për ndihmë financiare. Pra, për të gjithë ata që do kenë mundësi të dhurojnë fonde do mund ta bëjnë këtë përmes këtyre mundësive:
1. Përmes xhirollogarisë së Blertanit
a) Nga Maqedonia: Nr. Xhirollogarisë në denarë: 200001997520313
b) Nga Diaspora: Nr. Xhirollogarisë devizore: MK07200002018983018 EUR/USD,
Banka Deponuese: Sopanska Banka A.D Skopje
Swift/BIC code: STOBMK 2X
2. Përmes personave (PRANUES) të caktuar nga grupi organizativ si dhe të autorizuar nga familja:
a) Shpend Dumani +1(718)-755-0589 USA (New York)
b) Mani Duka +1(917)-299-2657 USA (New York)
c) Dashi Miftari +1(917)-578-3030 USA (New Jersey)
d) Omer Papraniku +1(347)-761-4090 Përfaqësues nga Xhamia në USA
e) Ekuran Skenderi +32474991646 BELGJIKË
f) Bardhul Gorenca +393292914035 ITALI (Treviso, Conegliano, Vittorio Veneto)
g) Xhemal Cupi +38972213843 MAQEDONI (Dibër)
Shpjegim: Proçesi i pranim/dorëzimit te personat e lartëpërmendur do të bëhet shoqëruar me një “fletëpranim” ku do të shkruhet dhe firmoset emri, mbiemri, ID numri dhe shuma e dhuruesit si dhe emri dhe mbiemri i pranuesit. Në fund do të dorëzohen paratë tek familja nga vet pranuesit (apo të autorizuarit e tyre) bashkë me një listë me detaje të dhuruesve si dhe do të bëhet publike në rrjetet sociale e gjithë lista e dhuruesve (ata që nuk dëshirojnë të zbulojnë identitetin e tyre si dhurues do të përdoret ID numri i tyre) në mënyrë që të bëhet sa më transparente e gjithë kjo iniciativë.

Familja, miqtë dhe ne Grupi organizativ do t’ju jemi shumë mirënjohës për cdo lloj ndihme që do të ofroni!
Me respekt – Grupi Organizativ :
Mustafa (Muçe) Kosovrasti
Valon Kupa +38978241000
Shpend Dumani +1(718)-755-0589
Për kontakt me z. Astrit Kërçishtën (me viber) mund ta merrni në +38971245391.

Check Also

Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan për vizitë në Dibër

Dje në Komunën e Dibrës për vizitë ishte veprimtari i njohur nga SHBA, zoti Haxhi …

Komentoni

%d bloggers like this: