Tuesday , October 23 2018
Home / Intervista / Agim Lleshi – Rruga e vështirë e kurbetit dhe suksesi i tij në Amerikë

Agim Lleshi – Rruga e vështirë e kurbetit dhe suksesi i tij në Amerikë

 

 
Një numër i madh i ndërtesave në Nju Jork, në të 5 qytetet (Five Borough) sot mbajnë vulën e një ndërtimi të suksesshëm nga kompani shqiptare
Beqir Sina – New York


Agim Lleshi – Rruga e vështirë e kurbetit dhe suksesi i tij në Amerikë

BROOKLYN NY : Agim Lleshi – veprimtar dhe biznesmen nga Dibra e Madhe në SHBA- tregon se si erdhi në Amerikë, dhe si ai kishte vendosur të hyjë në industrinë e ndërtimit – Construction dhe rregullimit të çative – Roofing – për të arritur të krijojë një biznes të sukseshëm me pasuri të mirë.

Tre dekada më parë – ai pasi kishte lënë vendlindjen në kohën më të veshtirë – kur shqiptarët nën të ashtuquajturën “Jugosllavi”, përndiqeshin, keqtrajtoheshin dhe shikoheshin nga rregjimi titist si njërz të “dorës së dytë apo të tretë”, vetem e vetem se kishin bërë një “faj” sepse ishin shqiptar, si shumë shqiptare të tjerë, edhe Agimi morin rrugën e kurbetit – për të gjetur ëndrrën Amerikane.

Megjithëse, si çdo shqiptarë, që e ka marrë këtë rrugë ai kaloi në vështërsi duke e gjetur veten në një udhëkryq, por ai nuk u dekuraju as u bë pishman si i themi ne shqiptarët – sepse duke punuar Agimi dhe me ndihmën e njerëzve të tij në Amerikë, ai mbas disa viteve punë – do të kishte edhe një biznes të tij. E cila, siç duket ishte dhe zgjedhja më e mirë për jetën e tij dhe të familjes duke i sjell rrugën drejtë suksesit dhe pasurisë.
Agim Lleshi, sot ka një kompani të fortë, All – Roofing të cilën ai e administron së bashku me dy djemtë e tij, Xhevdetin dhe Valonin , kompani kjo ku ka të punësuar me dhjetra punëtorë, dhe që të gjithë janë shqiptarë.

Rruga e karrierës së Agimit natyrisht që ka qenë vështirë, por ndihma e të afërmeve të tij që kishin ardhur para tij në Amerikë – dhe merreshin me këtë lloj biznesi ia bënë pak më të lehtë, atë….!
Agim Lleshi – nuk është i vetmi shqiptar i suksesshëm në industrinë e ndërtimit – Construction dhe rregullimit të çative – Roofing – sidomos, tek dibranët e Amerikës, që janë “mbretëtërit” e ndërtimeve dhe rregullimit të çative në Nju Jork, dhe, shquhen në këtë lloj biznesi me pasuri që arrin miljona dollarë dhe majft të suksesshëm.

Një numër i madh i ndërtesave në Nju Jork, në të 5 qytetet (Five Borough) sot mbajnë vulën e një ndërtimi të suksesshëm nga kompani shqiptare me pronarë shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, përfshirë këtu edhe kompaninë All – Roofing të Agim Lleshit.

Ato me krenari shfaqin arritjet e shqiptarëve të Amerikës, të cilët e kan arritur këtë sukses vetëm me punën e tyre.
“Ndershmëria dhe përkushtimi në punë gjithmonë shpaguhen”, thotë ai duke provuar të kujtojë fillet e suksesit të tij. “Shqiptarët e Amerikës, shton ai vetëm me këtë lloj biznesi kan arritur majat e suksesit, natyrishtë, se ata jo më kot zgjodhën Amerikën sepse u “gjendën këtu në kohën dhe vendin e duhur për të bërë gjëra të suksesshme, pra për të bër një jet më të lumtur dhe histori suksesi ”, rrëfen Agimi.

Sot, Agimi, me dy djemtë drejton kompaninë All – Roofing në mënyrë efekase dhe është i lumtur që ka arritur deri këtu, duke u bërë i dobishëm për vete dhe familjen por edhe për komunitetin shqiptar.

Ai vazhdon të kontribuojë me kompaninë e tij dhe në ndihmat që jepen për Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe Mal të Zi, fushatat elektorale për në kongres, senat dhe president të SHBA, dhe ndihma humanitare, gjithmonë, është parë si një njeri që dëshiron të tregojë veten si familjar, atdhetar dhe partiot .

Agimi ka dëshmuar se shqiptarët e Amerikës – komuniteti shqiptar, me punë , ndershmëri dhe përkushtim – punojnë për të pasur sukses, edhe në fushat që shumë njerëz mendojnë që jan të paarritshme më parë, dhe shumë të vështira.

“Mbas ngjarjeve të 1981 – demostratat e para, që tronditën nga rrënjët “peranodrinë komuniste” në Ballkan, atë sllavo – komuniste, të asaj kohe – nis rrefimin mbi jetën e tij, për gazetën tonë.

Agim Lleshi, thotë se kam kryer ushtrinë – dhe, i detyruar nga shkaqe politike dhe ekonomike të asaj kohe, arratisem nga ish Jugosllavia, e cila mbas shkërrmoqjes – pra shpërbërjes së saj, nuk egziton më, dhe, dola në Itali në botën e lirë, ku qëndrova 9 muaj dhe më pas erdha në SHBA”.

Mbas nëntë muajve, pra në mesvitin e 1983-shit, deri sa u pregatiten edhe dokumentat e emigracionit , erdha në SHBA, së bashku me djalin e xhaxhait tim Ylber Lleshin.

Agimi rrefen sot mbas 32 vjetëve edhe shkaqet të cilat e shtynë atë të marrë këtë inisiativë për t’u larguar nga vendlindja – Dibra e Madhe, vendlindja e tij, vendin për të cilin të parët e tij luftuan dhe sakrifikuan, duke i mbrojtur nga sllavët, serbët dhe maqedonasit, edhe me jetën e tyre, si patriot që kan zën vend edhe në historinë e kësaj krahine.

“Kur ne ikëm atëhere – ishte gjendja me trubullt në Jugosllavi, dhe unë isha 21 vjeç, ish student i perndjekur – sidomos, për shkak të demostratave të 1981 – ku të gjithë shqiptarët filluan të ndiqeshin dhe maltrajtoheshin brutalisht nga policia dhe forcat militare – Jeta ishte në rrezik dhe aspak e sigurt për çdo shqiptar, si në Kosovë, por e njëjtë edhe në vendbanimet e tjera shqiptare, si në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, dhe natyrisht edhe në Dibër të Madhe”

Në kohën, që dola në Itali, u takova me dajën tim Fiqiriun, i cili më ndihmojë sadopak, si fillestar në kampet e emigrantëve në Latina, dhe me shqiptarë të tjerë, edhe ata të larguar politikisht nga Kosova, Shqipëria dhe trojet shqiptare.

Katër vjet mbasi erdha në Shtetet e Bashkuara – në moshën 25 vjeçare, fati e solli që edhe të martohem. Mbasi fitova statusin e emigrantit politik – shkova në Dibër dhe u fejova me Gonxhe Markun gruan me të cilën kemi pasur një jetë të lumtur .

Tani ;“Kemi dy fëmijë, thotë, ai, Valonin 27 vjeç dhe Xhevdetin 25 vjeç – që të dy të mrekullueshëm – të edukuar, dhe të zgjuar , të dashur dhe atdhetar pa asnjë ves të keq deri tani. Megjithse, kan lindur në Amerikë, dhe shkolluar këtu ata flasin shumë bukur gjuhën shqipe”.

Për ardhjen në Amerikë, Agimi, tregon se jeta e tij këtu, nuk ka qenë shumë e lehtë – ashtu si dhe çdo emigrantë, i cili duhet të punojë madje shumë për të ndërtuar një jetë të mirë.

“Kam punuar në ndërtimtari dhe rregullimin e çative – Roofing – nisë e tregon Agimi, isha shofer në një kompani shqiptare me pronar Turan Rusin – deri sa fitova eksperiencën dhe mblodha pare, sa për të hapur një biznes, të cilin e kam edhe sot e kësaj dite. Një biznes, i mesëm ky, që merret me rregullimin e çative All – Roofing – e nisa në 1994 me disa mijëra dollar, por tani 2015 ka vlerën e disa milionave dollarve, dhe është biznes i suksseshëm”, tregon Agim Lleshi.

Mirëpo, thotë ai gjatë bisedës gjejë rastin që t’i faleminderohem me këtë rast në suksesin tim në biznes familjes së njohur Rusi, e cila më dha “dorën” dhe më bëri të hedh hapat e parë në punë dhe përvojë, për tu bërë më pas edhe një biznesmen i suksesshëm në Amerikë. Por, edhe xhaxhait tim Ejupit, dhe djemeve të xhaxhait Gazmendit, dhe Zimi Lleshit

Në fund Agim Lleshi pohon se :”Gjatë këtyre 32 vjetëve në SHBA- Nju Jork, kam qenë aktiv në shoqatat dhe organizatat atdhetare, deri sa u krijua Shoqata Atdhetare Dibrane, dhe kam marrë pjesë në aktivitetet dhe veprimtarit kombëtare në Nju Jork, e Uashington si dhe kam dhën donacione për luftën në Kosovë dhe atë në Maqedoni sa herë më është kërkuar. Gjithashtu, kam dhënë donacione në fushatat për President, senator dhe kongresmen dhe donacione të tjera humanitare”.

Check Also

Policia zvicerane edhe më tej në kërkim të sulmuesve të kosovarit

Më 3 tetor të këtij viti, një kosovar 41-vjeçar ishte rrahur brutalisht dhe është plagosur …

Komentoni

%d bloggers like this: