Mr. Ruzhdi Lata -Press Konferencë

0
354

Mr. Ruzhdi Lata -Press Konferencë

Kryetari i Komunës Dibër, Mr.Ruzhdi Lata në ambientet e komunës mbajti press konferencë për mediat lokale te Dibrës ku shprehu kënaqësi për rezulltatet e arritura ne pushtetin vendor të Dibrës, bashkëpunimin me qytetarët, ndërtimin në infrastukturë e tj. Veçanërisht ai tha se më shumë e gëzon fakti që kjo verë, është e vetmja verë dhe i vetmi sezon që kaloi pa asnjë incident,pa asnjë problem, për këtë ai falemnderon jo vetëm qytetarët, por edhe mërgimtarët Dibran.
“Premtimi është borxh, dhe unë atë që e kam premtuar e ndjej për obligim, e ndjej për borxh që ta realizoj. Gjithmonë do të mundohemi që Dibra të ketë një fizionomi, një pamje tjetër. Që të mundemi të kontribojmë në Dibër, duhet te jemi realist dhe para popullatës të jemi shumë transparent. Për të qenë transparent është shumë e lehtë, të deklarosh, të flasësh, të spjegosh, por realiteti i transparencës është kur popullata konkretisht sheh punët e kryera . Kur faktet janë konkrete atëherë nuk ka nevojë edhe të flitet shumë se cfarë është bërë” – u shpreh Mr. Ruzhdi Lata.

Një ndër premtimet e dhëna që është drejt përfundimit është Gjimnazi i Dibrës, që do të jetë edhe gjimnazi më i mirë në Maqedoni, ai gjithashtu përmendi edhe ndërtimin e qendrës së qytetit në të cilën punimet kanë filluar që nga Prilli dhe për një afat të shurtër kohor , me ndihmën e qytetarëve të Dibrës dhe nga diaspora rruga është drejt përfundimit. Përveç gjimnazit dhe qendrës, janë edhe trotuaret rreth bregut të liqenit, që do finalizohen për një afat të shkurtër kohor pasi të bëhet edhe ndriçimi i trotuareve . Njëkohësisht Mr.Lata përmendi edhe lagjet në të cilat janë pllakëzuar rrugët me qëllimin që qytetarët dibranë të mos hecin më në rrugë ta pa rregulluara.

Kryetari gjatë konferences përmendi që sistemimi i ujit të pijshëm në mënyrë elektronike është drejt përfundimit, ky sistemim do të mundësojë që të gjithë qytetarët të kenë ujë në mënyrë të barabartë, pa mare parasysh se ku jetojnë. Kryetari gjithashtu përmendi disa projekte të tjera që do të realizohen me kalimin e kohës siç janë edhe rregillimi i rrugës 8 Shtatori, rregullimi i varrezave të mbetura tek rruga Iliria, ndërtimi i rrugës së vjetër prej Dibrës për në fshatin Banjisht dhe gjithashtu ndërtim i një pjesë të rrugëve ne fshatin Kosovrast.

“Në Dibër ka një rrjedhë të ngadaltë të punëve, por të sigurta. Tek unë më së shumti rëndon që më së pari të ketë qetësi ,të kemi mes veti mirëkuptim dhe tolerance pastaj vazhdimin e punëve” – u shpreh Mr.Ruzhdi Lata.

NO COMMENTS

Leave a Reply