Rruga e suksesit e dy biznesmenve shqiptarë , njëri nga Kosova, Diamant Iseni dhe tjetri nga Dibra e Madhe, Tony Sodolli

0
702

Rruga e suksesit e dy biznesmenve shqiptarë , njëri nga Kosova, Diamant Iseni dhe tjetri nga Dibra e Madhe, Tony Sodolli

Beqir SINA – New York

“Ëndrra e madhe amerikane”

BROOKLYN, NY: Falë asaj që; ” Shqiptari bënë për Shqiptarin”, ose shprehjes popullore; “Njëra dorë lanë tjetrën – dhe të dyja fytyrën”, pjesë e një pune të madhe , dhe fitimprurëse, është bërë këto ditë në Brooklyn-NY, edhe kompania e re ” Allstate Constrtion & Roofing ” , e dy biznesmenve shqiptar ; Diamant Iseni nga Kosova dhe Tony Sodolli nga Dibra e Madhe .

Ka qenë kjo një punë e madhe, e marrë( kontraktuar) nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Sal Rusi, që dje pasdite, në njërën e ndërtesave të larta – çatinë të një prej investimeve gjigande të familjes Rusi, në “Brooklyn Navy Yard”, të përfundojë me sukses në riparimin e saj – pra mbulesën e re dhe vendosjen e sistemit të ri të ajrimit mbi çati.

Bëhet fjalë për një punë tre mujore e përfunduar vetëm për tre javë me një vlerë afro 2 milion dollar. Dhe, 150 mijë square feet nga ku u përdoren mbi 3000 rrota – kartonsere( rrodha), punuan çdo ditë mbi 60 puntorë, me të gjitha mjetet motorrike, dhe paisje të tjera, në njërën prej ndërtesave gjigande të isha bazës ushtarake detare “Admirals Row”, të cilat, pas privatizmit , janë bërë tashmë, pronë e biznesmenit të madh dibran në SHBA, Sal Rusit, pjesë kjo për rizhvillimin e zonës që njihet si Sunset Park në Brooklyn.

Rregullimi dhe mirëmbajtja e çative ose si thirret këtu Constrtion & Roofing – është rruga e sukseshme të këtij lloj biznesi, të cilit në Nju Jork, i janë bashkëngjitë, edhe shumë biznesmen të fuqishëm dhe veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA. Në Brooklyn, në New York, ato në disa raste, e kan ndjerë disa here ndihmën që po u a jep edhe familja Rusi në fushën e biznesit, por edhe shqiptarët e tjerë, duke ndihmuar njeri tjetrin në këtë biznes fitimprurës, janë bërë të njohur me aktivitetin e tyre ne qytet dhe me gjere.

Biznesmeni, dibran Tony Sodolli, i cili është bashkëpronar i kompanisë “Allstate Constrtion & Roofing – me biznesmenin tjetër nga Kosova Diamant Iseni, thotë se “Kur erdha , në Amerikë, si një imigrant nga Dibra e Madhe, me të them të drejtën kam punuar si punëtor në disa kompani për riparimin e çative – “Construction & Roofing” , nga njeri dibran tek tjetri – deri sa hapa kompaninë time, “ Allstate Constrtion & Roofing ”.

Këto ditë, thotë ai ne kryem punën më të madhe , prej se kur kemi formuar këtë kompani me Diamantin, nga Kosova , dhe shtonë se: “Zona industriale dhe nga më zhvilluarat, Sunset Park, ku ndodhet edhe porti më i rëndësishëm i qytetit, të Nju Jorkut, është një nga pjesët më vitale të Brooklynit, pikërisht, këtu, ku po investohen afro gjysmë miliardë dollarë, nga biznesmenët amerikanë, përfshirë edhe biznesin e shqiptaro – amerikanit zotit Sal Rusi, me një investim gjigant, janë për t’u marrë shembull edhe për bizneset e tjera të mëdha në Brooklyn, dhe për atë se si ndihmojnë njëri tjetrin shqiptarët e Amerikës”.

Ndërkohë, duhet theksuar se rruga e dy biznesmenve shqiptarë , njëri nga Kosova, Diamant Iseni dhe tjetri nga Dibra e Madhe Tony Sodolli, duket se ka qenë edhe plani si dhe synimi i tyre, që kur kan ardhur në SHBA , pra ajo që shumë emigrant e quajnë atë edhe :“Ëndrra e madhe amerikane”. Ku çdo gjë ata të dy – ia atribuojnë, sot punës së tyre të palodhshme, përkushtimit të tyre dhe lidhjeve të forta me shqiptarët e Amerikës, bizenesmenve dhe veprimtarve të komunitetit – ose shprehjes popullore; “Njëra dorë lanë tjetrën – dhe të dyja fytyrën”.

Por, rruga e tyre është edhe një tregim tjetër e rrugës së shumë biznesmenve të suksesshëm shqiptarë në SHBA, që e nisën rrugën e suksesit nga emigrantë në punët e vështira – drejt rrugës së rritjes së sipërmarrësve shqiptarë në këtë qytet, të madh siç është Nju Jork

NO COMMENTS

Leave a Reply