Tuesday , November 13 2018
Home / Intervista / “Një postim, një reagim dhe një sqarim për peticionin për Rrugën e Arbërit”

“Një postim, një reagim dhe një sqarim për peticionin për Rrugën e Arbërit”

Media interest in the Arbëri Road petition continues

Dr Gëzim Alpion
Birmingham, 2015 — “Një postim, një reagim dhe një sqarim për peticionin për Rrugën e Arbërit”

30 qershor 2015

Kur e nisëm peticionin për Rrugën e Arbërit me 18 Mars 2013, kishim një synim: të ndikonim sa të mundnim te qeveria e pas-zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, në mënyrë që ajo të merrte hapat final për realizimin e kësaj vepre, dhe fushata e 2013-ës të ishte fushata e fundit ku politikanët shqiptarë të mblidhnin vota me këtë çështje në Dibër.

Gjithashtu, ne kemi premtuar se peticioni do të vazhdojë deri kur të shtrohet metri i fundit i rrugës, dhe se çdo vendim zyrtar për këtë çështje do të jetë nën vëzhgimin tonë. Çdo vendim në këtë proces që ne na duket i padrejtë, do ta bëjmë publik, me qëllim që autoritetet vendimmarrëse të kenë mundësinë ta gjykojnë drejt çështjen dhe t’i japin zgjidhje në kohë.

Fushata jonë nuk është politike, nuk është as kundër dhe as pro ndonjë force politike. Ajo është krejt qytetare dhe ne besojmë se ajo është një mbështetje e madhe për qeverinë, në qoftë se ajo do ta bëjë Rrugën e Arbërit. Por, në qoftë se qeveria nuk merr hapa serioz në këtë proces, sigurisht që ne nuk do të ngurrojmë të bëjmë publike çështjet ku po çalon procesi.

Postimi ynë i fundit me titull “Në sajë të Edi Ramës, dibranët janë 464 metra më afër Tiranës” kishte pak ironi brenda, duke pasur parasysh faktin se kjo qeveri, kur ka qenë në opozitë, e ka denoncuar ndërtimin e këtij tuneli, si jashtë standardit. Ndaj, gati 2 vjet pas formimit të qeverisë, kur ne presim që punimet të fillojnë në segmentin që qeveria shqiptare ka deklaruar se po negocion me një konçensionar kinez, Kryeministri i Shqipërisë quan sukses një tunel që më parë e ka kritikuar. Ne mund ta lavdërojmë qeverinë që ka çelur fondet për këto segmente, por nuk mund të pranojmë se ky është një standard i arritur.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se postimi ynë mund të mos u ketë pëlqyer militantëve apo zyrtarëve pranë qeverisë, por deri më tani shumë pak komente kundër postimit tonë ironik kemi marrë nga rrjetet sociale. Një mesazh që kemi marrë nga projektuesi i rrugës Faruk Kaba në lidhje me këtë postim do ta lexoni më poshtë. Gjithashtu, po ju sjellim edhe një citim nga Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Peshkopi në maj të këtij viti.

Ne nuk dëshirojmë të hyjmë në debat për këtë temë. Për arsyen e vetme se ne nuk na ka interesuar dhe nuk na intereson se kush e projekton dhe kush e ndërton Rrugën e Arbërit. Në të dy rastet janë paratë e taksapaguesve që e kryejnë financimin, dhe ne nuk kemi asnjë paragjykim se kush ka përfituar, kush po i merr apo do t’i marr fondet.

Ne kemi qenë shumë bashkëpunues që në fillim me çdo shoqatë apo organizatë në Tiranë dhe Dibër në lidhje me këtë çështje. Peticioni nuk ka synuar t’u marrë meritat atyre që kanë 20 vjet që kanë lobuar për këtë çështje, por synojmë ta çojmë përpara këtë proces lobimi. Sidoqoftë, ne dëshirojmë që ju të gjykoni vetë mbi veprimtarinë tonë si shoqëri civile, punën që kanë bërë zyrtarët apo ata që kanë projektuar e ndërtuar rrugën. Gjithashtu, duhet të theksojmë se postimet tona për rrugën i marrin vetëm ata që kanë nënshkruar peticionin, pra që në një situatë të caktuar e kanë përkrahur iniciativën tonë.

Ne kemi marrë mesazhe nga militantë dhe zyrtarë pranë qeverisë, ku na kërkohet të kemi më shumë besim te qeveria e Edi Ramës, pasi ai e ka premtuar Rrugën e Arbërit, me cilësi dhe me standarde. Ne dëshirojmë shumë që kjo të jetë e vërtetë, por detyra jonë si shoqëri civile nuk është të besojmë te premtimet, por të shohim faktet. Dhe ditën që faktet do të tregojnë se si po punohet në rrugë, do t’i gjejmë edhe fjalët e mira për qeverinë.

Me këtë rast, ritheksojmë edhe njëherë se angazhimi ynë në këtë proces është krejt qytetar dhe nuk ka asnjë prapavijë politike apo synim politik.

Gjithashtu, ne kemi gjithë informacionin se çfarë ka ndodhur me këtë rrugë për gati 20 vjet. Dhe faktet që kemi do t’i bëjmë publike një ditë. Por sot nuk është koha. Sot është koha të tregojmë se Dibra, Shqipëria dhe shqiptarët në Ballkan kanë nevojë për Rrugën e Arbërit. Ne duam që procesi të ecë përpara, por në qoftë se kjo nuk ndodh, përgjegjësi kanë ata që paguhen për ta bërë realitet këtë projekt. Dhe për këtë nuk do të ngurrojmë asnjëherë të shkruajmë dhe të publikojmë të vërtetën.
__________

“Ku e kanë ata [PD-ja], Rrugën e Arbrit? Me një projekt paçavure që kishin lënë atje, që nuk ishte as projekt dhe që u desh ta rishikonim nga e para…”
Edi Rama, Peshkopi me 18 Maj 2015
__________

Mesazhi i z. Faruk Kaba

Tiranë, 26 qershor 2015

Pershendetje Z. Gezim Alpion,

Do t’ju lutesha shume te mos me dergoni me e-mail me permbajtje te tilla lidhur me Rrugen e Arberit per disa arsye:

Se pari, sepse emili juaj duket me shume nje sulm ndaj kryeministrit (i cili ne mendimin tim me ne fund i ka dhene nje zgjidhje konkrete edhe financimit te Rruges se Arberit) se sa nje peticion per ta nxitur ate te realizoje kete veper. Ju, me sa kam informacionin, nuk jetoni ne Shqiperi dhe sigurisht nuk i dini gjerat. Nuk kuptoj edhe motivin tuaj per te sulmuar kryeministrin pasi nuk me duket se keni ndonje argument. Mos eshte qellimi juaj te beheni “faktor”? …apo thjeshte kerkoni te dukeni interesant? Rruga e Arberit ka marre nje drejtim, i cili eshte pikerisht ai i duhuri. Kete jua them me kompetence, pasi une e njoh shume mire kete veper, shume here me mire se kushdo tjeter, qe desheron te behet “i rendesishem” “pas pilafit”, me kete element shume sensibel per dibranet. Por, miku im, jeni ne rruge te gabuar. Jua them une, qe kam dhene qe ne vitin 1988 idene e kesaj rruge, qe kam bere studimin fillestar, qe kam realizuar studimin e plote te fizibilitetit dhe qe kam bere edhe projektzbatimin e shumices se rruge. Jam pra autori i saj dhe jam krenar per kete, por nuk e kam per natyre qe te mburrem, apo te pretendoj, sic beni ju, qe me sa duket do te donit t’ju quanin “i madhi” apo “promotori i rruges se Arberit” etj. etj. Me kete qe beni ju, vecse na turperoni ne dibraneve! Nese deshironi te beni sulme politike dhe pretendoni te jeni “shpata e Demokleut” atehere duhet t’ia nisni te thoni te vertetat e ketyre 8 viteve te fundit, kur pushteti i PD-se genjeu sistematikisht dibranet, e jo te akuzoni Qeverisjen aktuale, qe fundja ne nje kohe te shkurter e megjithe financat e shkaterruara, po shkon drejt realizimit te kesaj vepre shume te veshtire infrastrukture.

Se dyti, si me i moshuar dhe me me shume eksperience, ju sugjeroj qe me mire te merreni me pune te cilave mund t’i dilni per zot, se jo vetem une, por te gjithe dibranet dine t’ia peshojne lekuren kujtdo aq mire sa ju nuk e merrni dot me mend. Nese deshironi te beni emer me genjeshtra apo me shtremberime, mund ta beni me ndonje anglez naiv; ndryshoni dhe emrin, pasi mbiemrin e keni ndryshuar, duke e bere te tingelloje “interesant”, por keto nuk ju pijne uje ketu.

Se treti, nese deshironi te beni presion mbi qeverine per ndertimin e kesaj vepre dhe nuk keni asnje qellim politik/personal, duhet ta nisni me venien ne dukje te gjithe “prapesive” te lakejve te qeverise qe shkoi. Keshtu do te mund t’i kerkoni qeverise aktuale qe te mos perserise gabimet. Per dijenine tuaj, pushtetaret e 8 viteve te PD-se, me metodat e tyre korruptive galopante, jo vetem nuk e ndertuan, por e trasformuan ne menyren me negative te mundeshme tunelin qe ju permendni (fillimisht tentaun ta eleminonin, ne kundershtim me llogjiken inxhinerike), e sterzgjaten ne terma kohore, duke bere fakt te kryer pikerisht nje variant qe eshte e kunderta e asaj qe duhej te ishte. Dhe ky nuk eshte i vetmi veprim skandaloz ne dem te kesaj rruge i qeverisjes se meparshme. Por ju nuk i dini dhe nuk ka si t’i dini keto pune. Aq me teper qe halli juaj mesa duket eshte tjeter kund.

Mirupafshim,

Dr. Eng. Faruk KABA
President
Albanian Association of Consulting Engineers
TIRANA
__________

Pergjigja jonë për z. Faruk Kaba:

Birmingham, 26 Qershor 2015

Pershendetje z. Faruk Kaba,

Faleminderit per mesazhin.

Une nuk ju kam derguar ndonje email ju personalisht. Mesazhit te cilit i referoheni ju e kane marre te gjithe nenshkruesit online.

Po qe se nuk deshironi te merrni perditesime ne lidhje me kete peticion, ju mund te zgjidhni opsionin per tu crregjistruar. Po qe se nuk dini si ta beni kete gje, ju lutem na njoftoni qe tju instruktojme pa vonese.

Emaili juaj eshte i pari mesazh i kesaj natyre qe ne marrim si grup lobues qe nga fillimi i peticionit online me 18 Mars 2013. Per hir te transparences, mendojme se eshte ne interes te Rruges se Arberit qe shqetesimin tuaj ta bejme publik.

Me respekt,
Gëzim Alpion
__________

Here is a select list of the most recent media coverage in Albania, Kosova, Macedonia, the UK, the US, Canada, and Switzerland:

Pezullim parazgjedhor i lobimit për Rrugën e Arbërit

Intelektualët diskutojnë mbi rolin e tyre në çështjen e Radikës dhe Rrugës së Arbrit

Letër drejtuar Deputetëve të Dibrës për Rrugën e Arbërit

http://tribunashqiptare.net/?p=28970

http://www.civitas.al/al/vendi/nje-postim-nje-reagim-dhe-nje-sqarim-per-peticionin-per-rrugen-e-arberit

http://www.fjalaelire.com/tema/26505.html

Një postim, një reagim dhe një sqarim për peticionin e Rrugës së Arbërit

EUROPA TRONDITET, ANGLIA I THOTË LAMTUMIRË

http://gazetaeuropa.com/nje-postim-nje-reagim-dhe-nje-sqarim-per-peticionin-per-rrugen-e-arberit/

RRUGA E ARBRIT – NË DY VJET PUSHTET EDI RAMA NDËRTOI VETËM 464 METRA – Nga Dr. GËZIM ALPION, Birmingham

http://gazetaeuropa.com/pezullim-parazgjedhor-i-lobimit-per-rrugen-e-arberit/

Pezullim parazgjedhor i lobimit për Rrugën e Arbërit

http://al.play.mrt.com.mk/play/59830/rruga-e-arberit-arterie-e-rendesishme-per-dibren

Check Also

Festa e Shotës (VIDEO)

Qindra adhurues të valleve e këngëve shqipe kishin mërsyer të shtunën sallën Salmen në Cyrih …

Komentoni

%d bloggers like this: