Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / New York: Familja dibrane Rusi, organizoi fushatë në mbështetje të Presidentit të Brooklyn-it

New York: Familja dibrane Rusi, organizoi fushatë në mbështetje të Presidentit të Brooklyn-it

New York: Familja dibrane Rusi organizoi fushatë në mbështetje të Presidentit të Brooklyn-it

Nga Beqir Sina

Biznesmeni dhe aktivisti Sal Rusi: “Ne jemi krenarë, si shqiptarë, që të jemi edhe ne pjesë e këtij projekti kaq të madh në Brooklyn Navy Yard”

BROOKLYN, NY – Presidenti i qytetit Brooklyn, në New York, Eric L. Adams, me zyrtarë të administratës së tij – morën pjesë në takimin fondembledhës të organizuar nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Sal Rusi, të ejten pasdite, në tarracën e një prej investimeve gjigande të familjes Rusi, në “Brooklyn Navy Yard”.
Bëhet fjalë për një investim ndërtimesh qindramilionëshe në “Admirals Row”, për rizhvillimin e zonës Sunset Park në Brooklyn.
Nismës nga familja e njohur dibrane për këtë fushatë tipike amerikane për mbledhje fondesh iu bashkëngjitën edhe një grup biznesmenësh të fuqishëm dhe veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar në Brooklyn, si dhe disa miq amerikan të familjes Rusi në New York.
Presidenti Adams falenderoi familjen Rusi për organizmin e kësaj dreke privatedhe i bëri me këtë rast një vlerësim të veçantë komunitetit shqiptar në këtë bashki, ku veçoi disa nga bizneset shqiptare, të cilat janë shumë të suksesshme dhe po japin një kontribut të madh edhe në zhvillimin e qytetit me 2.4 milion banorë, të Brooklyn-it.
Adams tha se “Zona industriale dhe nga më zhvilluarat, Sunset Park, ku ndodhet edhe porti më i rëndësishëm i qytetit, të Nju Jorkut, është një nga pjesët më vitale të Brooklynit, pikërisht, këtu, ku po investohen afro gjysmë miliardë dollarë, nga biznesmenët amerikanë, përfshirë edhe biznesin e shqiptaro – amerikanit zotit Sal Rusi, me një investim gjigant, janë për t’u marrë shembull edhe për bizneset e tjera të mëdha në Brooklyn. Andaj, nuk është mjaft që t’i themi edhe një herë shumë të faleminderit, çdo njerit prej tyre, për këtë investim nga më të mëdhenjët në Nju Jork, duke i përkrahur dhe i mbështetur ata”.
Ai e përshkroi Brooklyn, si pjesa me diversitetin më të madh në New York, ku mund të gjesh të gjitha kombet sepse 85 përqind e banorëve janë emigrantë, të cilët sjellin këtu kulturën dhe traditën e tyre, jetojnë dhe punojnë së bashku, duke i kontribuar dhe zhvillimit të qytetit tonë.
Presidenti foli më pas edhe për zhvillimin e turizmit në Brooklyn për të theksuar pastaj se mbetej një ithtar i ndërtimit të marrëdhënieve të mira me të gjithë spektrin politik e social në Nju Jork, si ndërmjet institucioneve kulturore në Brooklyn, shoqatave qytetare, komunitetin e biznesit, duke ndjekur shembullin e sukseshëm të ish kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudi Xhulianit, i cili pati zgjedhur Brooklyn, si njësinë më të preferuar, për të jetuar.
Kurse, duke folur zonën për Brooklyn Navy Yard Development Corporation, ku pronar i një pjesë të saj tani është bërë edhe biznesmeni dibran në Amerikë, Sal Rusi,( aty edhe ku u mbajt koketjli i oganizuar prej tij), ai tregoi shkurtimisht, edhe për planin për rizhvillimin të Amiral Row, që do të sjellë një supermarket më të madhin në Nju Jork, duke hapur hapësira të reja të prodhimit dhe një infrastrukturë krejt të re, të zhvillimit të zonës, dhe hapur disa qindra vende të reja pune në Brooklyn.
Kryetari Adams tha për gazetën tonë se: “Kjo, është një arritje e madhe për këtë komunitet, dhe, për popullin e qyteti të New Yorkt. Për, ato qindra mijëra banorë, të cilët, kanë pritur me vite për një supermarket të tillë, me të gjitha gjërat, që u nevoiten qytetarëve sot, duke filluar me çmime që ata mund të i përballojnë, dhe për njerëzit që shpresojnë një punë tjetër të mirë në këtë zonë, e cila ishte deri dje një ish pjesë e marinës Amerikane( bazë ushtarake e saj), dhe tani do të jetë e qytetarëve, nëpërmjet projektit për zhvillimin e zonës, të quajtur Admiral Row. Për të cilin unë përgëzoj Navy Yard Brooklyn, kompaninë Shtajner NYC, Wegmans, dhe të gjithë, ata, të cilët kanë investuar dhe punuar pa u lodhur për vite për të na sjellë në këtë ditë”,
Ndërkohë, mikëpritësi i këtij aktiviteti për ngritjen e fondeve, për Presidentin Eric L. Adams, biznesmeni i suksesshëm dhe veprimtari i komunitetit shqiptar, z.Sal Rusi, tha për gazetën tone se :“Të gjithë punonjësit tanë, janë pjesë e familjes sonë, dhe ata janë arsyeja për suksesin tonë. Ne jemi krenarë, si shqiptarë, që të jemi edhe ne pjesë e këtij projekti kaq të madh dhe të shohim përpara për sigurimin e cilësisë shumë të mirë në këtë përzgjedhje, me hapjen në biznesin tonë, të një supermarketi kaq të madh që do të ofrojë biznes me çmime të qëndrueshme dhe të ulët, dhe shërbimet të pabesueshme për konsumatorët ndaj komunitetit lokal dhe më gjerë të qytetit tonë Brooklynit, dhe hapjen e zyrave të tjera me qindra vende të reja pune”.

Check Also

Zvicra e ka lënë anësh çështjen e përdorimit të antibiotikëve

Ekzistojnë gjithnjë e më shumë baktere rezistente ndaj antibiotikëve: Aktualisht, rreth 20 për qind e …

Komentoni

%d bloggers like this: