Tuesday , November 13 2018
Home / Kronika e Zezë / Ndrroi jet në Prishtinë dhe u varros në Dibër, Mensur Bekteshi

Ndrroi jet në Prishtinë dhe u varros në Dibër, Mensur Bekteshi

Ndrroi jet në Prishtinë dhe u varros në Dibër, Mensur Bekteshi

Nga Beqir SINA

Pas një sëmundje të gjatë, pushoi së rrahuri, në moshën 70 vjeçare, zemra e atdhetarit e humanistit dibran, Mensur Bekteshi, duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijët

PRISHTINE: Më, 29 qershor në Prishtinë, në moshën 70 vjeç pas një sëmundje të gjatë – pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit e humanistit dibran, Mensur Bekteshi, i cili nga SHBA, ku ai jetone prej 15 vjetëve, arriti në pushime në vendlindjen, tij, duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Varrimi i të ndjerit iu bë në Dibrën e tij ku ai lindi dhe ishte krenar. Qytetarët dibran simbas traditës e përcollën për në banesën e fundit, me nderime të mëdha, duke ia dhënë lamtumirën e fundit birit të tyre të dashur, fisnik, bujar e me zëmer të madhe, Mensur Bekteshi, i cili ndërroi jetë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ai lindi në Dibër në 1945 dhe vdiq në 2015 në Prishtinë. Shkollën fillore, tëtë-vjeçare, dhe të mesme e kreu në Dibër kurse kualifikimet tjera të larta, në veterinari i kreu në Universitetin e Zagrebit. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike e atdhetare.

Mensuri ose Suri si i thërrisnin atij shokët e tij dibran – e nisi, veprimtarinë e tij atdhetare ndërsa vazhdonte studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Aty, ku përveç një numëri të madh të studentëve shqiptarë, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, në atë kohë, kanë jetuar në Kroaci, edhe dhjetëra mijëra shqiptarë, sidomos, ata katolikë, përveç atyre të konfesionit islam, gjë që Mesurin ashtu si dhe studentët e tjerë, i bënte edhe më krenar në atë ish republik, të ish Jugsllavisë, se ishin shqiptar .

Ai, mbasi kreu studimet e larta në Zagreb – ku ai edhe u diplomua në veterinari, një profesion të cilin ai kreu dhe e ushtrojë me shumë pasion dhe dashuri, në Gjakovë, e zonat përrreth saj, deri sa u largua prej andej dhe erdhi në Amerikë, së bashku me familjen e tij – gjatë periudhës së atij emigrimi biblik, pikërisht të luftës së në Kosovë më 1999, ku ai u dallua për intelektualizmin, patriotizmin dhe bujarinë.

Duke qenë gjatë gjithë jetës shumë aktiv – Suri, ishte i dalluar si patriot, atdhetar, veprimtar, dhe demokrat i flakët, sidomos, në çështjen kombëtare, gjatë kohës së ish Jugosllavisë, por edhe pas shpërbërjes së saj – duke e vazhduar me aktivitetin e tij edhe në emigrim Shtetet e Bashkuara, ku ai u lidh dhe mori pjesë aktive në disa shoqata e organizata atdhetare si pjesë e tyre.

Ai gjithmonë i nderonte dhe i kujtonte me respekt të jashtëzakonshëm, të gjithë atë gjenerat të ish studentëve, profesorët dhe veprimtarët e kohës së studimeve në Zagreb, ku me një pjesë të të cilëve, ai kishte punuar një jetë së bashku me ta. Për për faktin se aji i takonte gjeneratës diellore të atdhetarëve të Shqipërisë Etnike, që sakrifikuan çdo gjë për atdheun dhe bashkimin kombëtarë, por që asnjëherë nuk përfituan asgjë në emër të kësaj sakrifice që bën.

Mensuri u martua me një vajzë, nga Gjakova – më 1978, në Prishtinë, Dashurien, me të cilën kan 3 fëmijë: 2 djem dhe 1 vajzë, të edukuar dhe të shkolluar në universitetet amerikane. Mensuri dhe gruaja e tij – fëmijëve të tij asnjëher nuk u lejonte të flisnin në shtëpijë gjuhë tjetër përveç shqipes. Ndërsa, të gjitha lidhjet shokët dhe kolegët, dhe miqësit, si vetë dhe motrat e tij, i kishte bërë me familje patriotësh shqiptarë dhe intelektuale.

Në formimin e tij patriotik, dhe demokrat, duket se kan ndikuar shumë prindërt, intelektual dhe patriot, të cilët kan qenë kundërshtar të përbetuar të sllavo-komunizmit, në ish “Jugosllavi” dhe Shqipërisë komuniste. Duke ndikuar edhe në disa momente, të veçanta, të jetës së tyre, për gjatë kohës së okupimit të shqiptarëve nën ish Jugosllavi, Shqipërinë, nën sundimin diktatorial të Enver Hoxhës, nga të cilat më dominante ishin: dashuria e zjarrtë ndaj atdheut, kombit, bashkimin e të gjitha trojeve, rrëzimin e komunizmit , dhe të drejtat e shqiptarëve, kudo në trojet e tyre etnike, përpjekjet dhe lufta historike për liri, lufta për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, të cilën ai e çmonte si gjënë më të shtrenjtë të botës.

Në moshën 19 vjeçare, Mensuri, u bë anëtar i Shoqërisë Studentore Shqiptare “Shkëndija”, të studentëve shqiptarë në Universitetin e Zagrebit, gjegjësisht midis disa grupeve të rinjve studentë shqiptar- që vinin nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshëvës, të cilët, u shquan edhe më pas duke dhënë një kontribut të paçmuar për lirnë, luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe kan mbështetuar dhe kan luftuar për të drejtat e shqiptarëve në të ashtuquajturën “Jugosllavi”, gjatë gjithë kohës.

Kjo, shoqëri studentore shqiptare në Kroaci – u dallua me aktivitetin e saj patriotik sepse mbajti gjallë dhe e ngriti lart frymën kombëtare në komunitetin e gjërë shqiptarë në Kroaci dhe kudo ku ishin shqiptaërët nën ish “Jugosllavi”. Nga kjo shoqëri studentore, kan dalë shumë figura të njohura të çështjes kombëtare, intelektual dhe akademik, udhëheqës të zjarrtë të lëvizjeve për liri dhe pavarësinë e Kosovës, të cilët më pas u inkuadruan edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës , luftuan për të drejtat e shqiptarëve, dhe i kontribuan procesve për shtet, demokraci, dhe zhvillimin e Kosovës.

Këtu në Shqipërinë e “vogël” në shtëpinë e dytë , SHBA, menjëher u lidh me inetelektual dhe veprimtar të njohur të komunitetit, i angazhuar në Shoqatën Atdhetare Dibrane – në Staten Island – Nju Jork.

Duke marrë pjesë, pothuajse, në të gjitha veprimtaritë dhe aktivitetet e këtij komuniteti, me një kontribut historik për çështjen shqiptare, sidomos demostratat për Kosovën, atyre para selisë së OKB-së dhe në Uashington, Kongres, dhe shtëpinë e Bardhë, në atë periudhë kur ai erdhi në Amerikë. Kohë, kjo kur këtu po vlonin përpjekjet dhe kërkest e shqiptarëve të Amerikës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Mensuri me familje i përket grupit të refugjatëve nga Kosova të cilët erdhën në Amerikë, gjatë luftës. Ai këtu gjeti ngrotësinë dhe ndihmën vllazërore të disa miqve të tij – Haxhi Maqellara, Lavderim Cami, Rexhep Erbeli, Musa Paçuku, Ylber Pilku, Agron Sela, Baudin Marke, Adixhe Veliu, Dini Radoveshi, Atrim Marke, e tjer.

Veprimtari i dalluar komunitetit Ylber Pilku, mik i të ndjerit, thotë se:” Ai asnjëherë çështjen personale nuk e kishte vendosur, para asaj kombëtare. Suri – do të kujtohet gjatë nga të gjithë ne që patëm rastin, të rrimë me të, si për veprimtarin atdhetare dhe intelektuale, në Zagreb, Gjakovë, Prishtinë, Dibër, dhe Nju Jork, ashtu edhe për burrin e fjalës dhe të besës, bujarinë shqiptare, patriot dhe demokrat me mendime të thella të ngulitura në kujtesën e tij – prej prindërve të tij”.

Për kryetarin e Shoqatës Atdhetare Dibra – Musa Paçuku, Mensur Bekteshi – ishte një veprimtar , ku mundë të themë se ai ishte një burrë i rralllë që keso burra si Mensur Bekteshi i kan për t’i munguar këtij komuniteti, dibranëve dhe do ti mungojë famijes, miqëve dhe shokëve të gjithë dashamirëve të tij , pra edhe njëher ngushllime nga zemra!

Këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur, dibran, Haxhi Maqellara, ndërsa shprehu ngushëllimet më të thella për vdekjen e mikut të tij Mensur Bekteshi, e ka quajtur atë “ Modelin e qytetarit dibran, atdhetar e patriot, demokrat i flakët, bujar dhe humanist – i përkushtuar për familjen , fjalë pak dhe i dashur me të gjithë”

Check Also

Zvicra e ka lënë anësh çështjen e përdorimit të antibiotikëve

Ekzistojnë gjithnjë e më shumë baktere rezistente ndaj antibiotikëve: Aktualisht, rreth 20 për qind e …

Komentoni

%d bloggers like this: