Bebe Rexha i shkroi këngën Rihannës, por akoma s’e ka takuar

0
288

Bebe Rexha i shkroi këngën Rihannës, por akoma s’e ka takuar

Nga Beqir SINA – New York

Rexha, që ka shkruar tekstin e këngës “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas në vitin 2013, ka treguar se akoma nuk i ka takuar dy këngëtarët e famshëm

BENSONHURST BROOKLYN NY : Emri më i ri shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë të madhe në botën e muzikës , mbas artistes me famë botërore Rita Orës nga Kosova, duket sikur është një tjetrë talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale , facebook, twitter, youtube e tjer. Ajo është Bleta ose aka Bebe Rexha banore e qyteti Brooklyn në New York.
Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kan nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vet kurr nuk e mohon atë për të bër të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare dhe nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh ajo publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.

“Bebe Rexha, i shkroi këngën Rihannës, por akoma s’e ka takuar” : ky ishte titulli i një shkrimi nga gazeta konservative njujorkeze New York Post , e cila thotë se këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, që ka shkruar tekstin e këngës “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas në vitin 2013, ka treguar se akoma nuk i ka takuar dy këngëtarët e famshëm.
Madje ajo tregon se kishte pasur një mundësi të takohej me Rihannën në qendrën “Saks”, ku Rexha punonte , por se ky simbas saj ka qenë një rast “i humbur” sepse Rihana nuk e ka “njohur” tekstshkruasjen e disa këngëve të saj . “Isha shumë e lumtur, por ajo nuk më foli. – Sidoqoftë, unë mendojë se ë shtë O kay! – Shumë mirë ! -sepse , ajo jeton në botën e vet”, ka rrëfyer dibranja në Amerikë Bebe Rexha për gazetën konservative të Nju Jorkut, “New York Post”.
Mirëpo, gazeta ka zbuluar se Rexha kishte dështuar të takohej edhe me disa nga yjet në festivalin e muzikës në Lollapalooza vitin e kaluar. “Mezi prisja të shihja këngën time duke u performuar live, por roja i sigurisë – nuk më lejoi t’i afrohesha skenës” thotë e “pesmatuar” Rexha ngaqë nuk ka takuar ende këngëtaret të cilave edhe u ka shkruar ndonjë këngë madje qoft edhe hit në tregjet e njohura të muzikë .
K ohë kjo kur talenti shqiptar, Bebe Rexha që konsiderohet një Rita Ora e ardhshme, që prej asaj kohe nisi të “shpërthente” në tregun amerikan. Ajo në atë kohë lansoi ‘mini-albumin’ “I Don’t Wanna Grow Up” në maj dhe tani ka nisur një turne veror p ër promovimin e albumit të fundit.
Këngëtarja shqiptare, në Shtetet e Bashkuara – Bebe Rexha, nëpërmjet rrjetit social facebook i kishte njoftuar adhuruesit e saj të shumtë se ka lansuar dhe videoklipin më të fundit, atë të këngës me titull “I’m gonna show you crazy”.” Kënga, është lëshuar në mënyrë dixhitale në 23 dhjetor 2014 në iTunes .
Simbas komentuesve të postimit të saj, thuhet se kjo këngë, është realizuar në versionin akustik, gjithashtu ajo mendohet se ka dalë mjaft e mirë dhe në video – klipe, ku ylli në ngritje – talenti shqiptar Bebe Rexha e cila jeton në Staten Island – Nju Jork, këndon dhe shfaq stilin se si një femër që mund të shkoj duke treguar si “e çmendur” ashtu si është edhe titulli i këngës “I’m gonna show you crazy”..
Eshtë interesant fakti se kënga “I’m gonna show you crazy”, deri tani simbas “regjistruesit” automatik në internet është klikuar nga më se 20 milionë herë në websitin Spotify – iTunes.
Kënga është llojit të kënduar singël i dytë i këngëtares, pas baladës “I can’t stop drinking about you”.
Në artikullin e fundjavës së shkuar gazeta N ew Y ork Post dedikuar këngëtares së famshme shqiptare në Amerikë Bebe Rexha – tregohet edhe për prejardhjen e saj.
Ajo thuhet se ka lindur në Brooklyn, dhe në moshën gjashtë vjeçare nisi të mësonte trumbetën, kitarën dhe pianon. Edhe pse ishte shumë e re ajo ishte zbuluar menjëherë nga ‘skautët’ e talenteve.
Biografia :Rexha u lind më 30 gusht, 1989 në lagjen e njohur njujorkeze Brooklyn – Nju Jork, nga prindërit shqiptarë me origjinë nga Dibra e Madhe, Republika e Maqedonisë. Rexha filloi qasjen e saj në muzikë, qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën përmes shkollës së mesme, duke marrë pjesë në preformancat muzikale Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar, Fiddler dhe asaj Roof. Ajo tregon se ishte frymëzuar nga muzikantë të till si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe tundimet e tjera të yjeve të muzikës. Rexha fituar di çmime mes tyre edhe çmimin “”Best Teen Songwriter” në Akademinë Kombëtare të Arteve & e Shkencave të Recording – një ngjarje vjetore prestigjoze në New York e cila thirret “Dita Grammy”, çka i ka dhënë mundësinë asaj të takohet me shumë prodhues të suksesshme të muzikës së saj. –

NO COMMENTS

Leave a Reply