239-vjetori i Pavarësisë, shënohet me ceremoni festive në shtëpitë e dibraneve në SHBA

0
316

239-vjetori i Pavarësisë, shënohet me ceremoni festive në shtëpitë e shqiptarëve në SHBA
Nga inaonline – 04/07/2015

Nga Beqir Sina/Nju Jork

239-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u festuar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, edhe prej shqiptareve përmes demonstrimit te simboleve te kësaj dite ne vendet publike.

Gazeta shqiptaro amerikane ILLYRIA shkruante sot, se nje djalë shqiptar kishte zgjedhur një mënyrë te veçante per te festuar ne publik 4 Korrikun ditën e pavarësisë së SHBA, duke mbajtur një pankartë ne dore ku ishte shkruar : “Bjeri borisë për Amerikën!”

Djali shqiptaro-amerikan doli dhe tërhoqi vëmendjen e te gjithë qytetareve me parullë dhe flamur, duke e frymëzuar gjithë qytetin – policinë, zjarrfikësit, bashkinë etj qe dalin edhe ata për të parakaluar në paradë përpara tij ne shenje te 4 Korrikut ditës se pavarësisë se SHBA.

Sipas kësaj gazete kur djaloshi 14-vjeçar shqiptar me banim në Neë Jersey përgatiti një pankartë me shënimin “Bjeri borisë për SHBA” (Honk for the USA!) ai nuk mund ta merrte me mend se çfarë reagimi të jashtëzakonshëm do të sillte kjo ide.

Për, nderimin e Ditës te Pavarësisë, se SHBA, 4 Korrikut edhe ne qytetin Brooklyn, te Neë Yorkut, ne lagjen me te madhe, me emigrantet nga e gjithë bota, shqiptaret kanë zgjedhur te festojnë duke vendosur ne ballkonet e shtëpive flamurin e SHBA dhe atë kuq e zi kombëtar.

Këtë e ka bërë veprimtari i njohur i komunitetit Ylber Pilku – biznesmen i suksesshëm, që ka emigruar tre dekada më parë nga Dibra e Madhe, i cili ne shtëpinë e tij – ne qoshen mes rrugëve Bay Ridge dhe 14-Street, ka vendosur ne dy ballkonet – pikat më të larta e të dukshme nga të gjitha anët, flamurin amerikan dhe atë shqiptar – ne kremtimin e 239 vjetorit te pavarësisë se Shteteve te Bashkuara.

“Duke festuar me flamurin amerikan dhe atë kuq e zi”, thote Pilku, këtu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, jo vetëm që të shënojmë 239 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – por jemi edhe duke i shprehur mirënjohje dedikimit të SHBA, të paepur për paqen, lirinë dhe demokracinë e saj anekënd botës.

“Shpëtimi i Shqipërisë, prej Presidentit Uillson , nga copëtimi e orekseve grabitqare te fqinjëve tanë, me 1919, por edhe te përpjekjeve te SHBA per demokratizimin e Shqipërisë, rënien e komunizmit, dhe sidomos lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe përpjekjet e SHBA për tu dhënë me shume te drejta për shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi, dhe Luginën e Preshevës, janë një mirënjohje e thelle për te gjithë ne shqiptaret ne ditën e pavarësisë se SHBA” , citohet te ketë thënë veprimtari i dalluar Ylber Pilku. Por edhe në qytetet e tjera shqiptarët kanë festuar me dy flamujt, si simbolikë respekti për Amerikën dhe kontributin e saj për shqiptarët. (INA)

NO COMMENTS

Leave a Reply