Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Dibra / Dimër në Dibër, në Mavrovë bora rreth një metër

Dimër në Dibër, në Mavrovë bora rreth një metër

Dimër në Dibër, në Mavrovë bora rreth një metër

Dimër në Dibër, në Mavrovë bora rreth një metër

INA: Në rajonin e Dibrës po mbretëron një mot dimri me reshje bore dhe rrugë të bllokuara nga borët. Trashësia e borës në këtë zonë është shënuar rreth 20 metra, ndërsa në lartësitë më të mëdha edhe në 40 centimetra. Banorët theksojnë se është dimër i vërtetë dhe se vështirë po përballojnë këtë situatë për shkak të ngrohjes.

Disa akse të qytetit janë në kaos dhe se banorët kanë vështirësi në komunikacion. Kryesisht pastrimi i rrugës po tentohet të bëhet në aksin Dibër- Mavrovë, por moti i lig dhe reshjet e borës kanë vështirësuar lëvizjen edhe të mjeteve transportuese. Këto reshje të borës do të kenë ndikim tek rrjedhat e lumejve dhe akumulimit të “Liqenit të Dibrës”.

1350002587527

Në Mavrovë situata është më e rënduar. Banorët e zonave të larta malore janë të bllokuar nga reshjet e borës, pasi është krijuar një trashësi deri në 1 metër. Edhe sot priten reshje të borës dhe se kjo do të vështirësojë edhe më shumë gjendjen në këtë zonë. Banorët apelojnë për ndihmë dhe zhbllokim të rrugëve, për shkak të nevojave të tyre elementare. (INA)

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: