Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Nju Jork, komuniteti shqiptar me ‘dashuri’ festoi 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nju Jork, komuniteti shqiptar me ‘dashuri’ festoi 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendari shqiptar në Nju Jork, Mark Gjonaj me bashkëshorten e tij Elizabeten dhe organizatën “Albanian American” kishin zgjedhur kësaj radhe një mënyrë të veçantë, për ta festuar ditën e dashurisë  por që të jetë edhe një ditë e përkushtuar ndaj Pavarësisë së Kosovës me rastin e 7 vjetorit të saj.

Ky eveniment ishte me pak fjalime dhe shumë muzikë, këngë valle shqiptare, nga të gjitha trevat me këngëtarë të njohur të komunitetit, Alberije Hadergjonaj, Agim Gerbeshi, Hajro Ceka, dhe Kino Gara. Me këtë rast organizatori mes gëzimit, ka festuar edhe 7- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mbrëmje, e cila u mbajtë në lokalin e njohur “Maestro’s” në Bronx – New York, morën pjesë mbi 400 të pranishëm apo dhjetëra çifte –  anëtarë të komunitetit me familjet e tyre, veprimtar të dalluar dhe lider të komunitetit shqiptar.

Mysafirët, i përshëndeti asamblesiti i parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj i cili ua ka uruar festën e dashurisë të gjithë çifteve të cilët u bashkuan për të festuar Ditën e Shën Valentinit me të së bashku edhe festën e Pavarësisë së Kosovës – 7-Vjetorin e Pavarësisë së saj. Në mesin e tyre ishin edhe veprimtarët e njohur Ylber Pilku, Musa Paçuku, Tom Paloka, Agim Lleshi, etj.

Kjo mbrëmje kishte tubuar personalitetet e dalluara të komunitetit dibran të cilët gjetën rastin për të përkujtuar kontributin e diasporës shqiptare në SHBA për Kosovën dhe arritjen e lirisë së saj.
Por, me këtë rast ata kanë shprehur shqetësimet e tyre për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, por duke apeluar për përgjegjësi nga burrështetasit kosovar, të cilët duhet të rikthejnë shpresën e jetës në tokën e çliruar të Kosovës. (B.Sina/INA)

Musa Paçuku, Ylber Pilku, Mark Gjonaj, Toma Paloka dhe Agim Lleshi

Atmosfera nga mbrëmja festive (Foto.B.Sina)

Check Also

“Bilblitat e Korabit”: Erioni dhe Jozefina fitues të edicioni të 8-të

Në sallën e koncerteve të Qendrës për kulturë në Dibër  më 26 tetor 2o18 , në …

Komentoni

%d bloggers like this: