Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Andrew Cuomo mes komunitetit shqiptar për 7-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Andrew Cuomo mes komunitetit shqiptar për 7-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Nga Beqir SINA/INA

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, bëri një ndalesë të veçantë në Bronx , dje paradite, për të përvijuar më tej axhendën e tij, për promovimin e planit vjetor për New Yorkun të ashtuquajtur “2015 Opportunity Agenda”.

Cuomo, foli me këtë rast në Qendrën Komunitare “Bronx House” në Pelham Parkway -, duke thënë se ky qytet i vogël, ka potenciale  të mëdha, që kurrë nuk janë shfrytëzuar si duhet. Ai premtoi se me buxhetin e ri për vitin 2015, qyteti i Bronxit, sipas tij do të rritet më shumë.

Programi i këtij viti i qeverisë së shtetit të New Yorkut, i quajtur “2015 Opportunity Agenda”, është një grup i reformave legjislative, që kanë për qëllim për të rivendosur mundësi ekonomike, si dhe përmirësimin dhe reformimin e sistemit arsimor, atë legjislativë dhe ekonomik.

Guvernatori Cuomo, gjithashtu promovojë disa nisma që do ndikojnë sipas tij, në zhvillimin e qytetit të Bronxit si : rindërtimin e stacioneve të reja të trenit Metro North, uljen e papunësisë, sigurimin e ushqimeve emergjente, zgjidhjen e çështjes së strehimit për të pastrehët, me ndërtimin e 500 pallateve të reja me buxhet shtetëror,  dhe shërbimeve të rrezikuara, si dhe të financimit për Programin Punë për Rininë.

“Shteti i dha më shumë se 7 miliard dollarë të investimeve publike dhe private në strehim të përballueshëm në vitin 2014. Ndërsa ka bërë një shtesë  486,000,000 dollar në plan buxhetin e vitit 2015-16” tha guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo .

Ndërkaq, me një urim drejtuar popullit të Kosovës, në 7- vjetorin e Ditës së Pavarësisë, ditë e shënuar, kjo për gjithë shqiptarët, ai e ka nisur fjalimin e tij.

“Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe komitetin shqiptar, të Nju Jorkut, dua t’ ju uroj përzemërsisht Ju dhe popullin e Kosovës, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Kosovës!”, tha guvernatori i Nju Jorkut, i shoqëruar nga duartrokitje të forta të shqiptarëve.

Në këtë tubim morën pjesë të gjithë Ligjvënësit e Bronxit, në Kuvendin e New Yorut, duke përfshirë edhe kryetarin sapo zgjedhur të Kuvendit Carl Heastie,  MarkGjonaj,  Carmen  Arroyo dhe Senatorin e Shtetit, Ruben Diaz, sr – presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr si dhe një grup me përfaqësues nga komuniteti  shqiptarë, përfshirë veprimtar të njohur të komunitetit, si Esad Gjonbalaj, Xhevat Limani, Ylber Pilku, Esad Rizai, Luis Gjelaj, Gjergj Dedvukaj, Mimoza Dajçi, Haxhi Dauti dhe Harun Pollozhani, Majlinda Myrtaj e tjerë.  (Beqir Sina/INA)

Governatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo me veprimtarin dhe biznesmenin Ylber Pilku
Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit Carl Heastie, me Presidentin e organizates Shoqeria Shqiptaro Amerikane Esad Rizain
Mark Gjonaj dhe asambleistet e Nju Jorkut

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: