Zbulohen vjedhësit e argjendarive, ishin po të njëjtet qe vodhën në Diber dhe ne Teg

0
348

Zbulohen vjedhësit e argjendarive, ishin po të njëjtet qe vodhën në Diber dhe ne Teg

dibraime2 December 17, 2014 0

Zbulohen vjedhësit e argjendarive, ishin po të njëjtet qe vodhën në Diber dhe ne Teg

Policia e shtetit Shqiptar ka arrestuar grabitësit e vjedhjes spektakolare të një viti më parë në TEG. Sipas policisë grupi kriminal ishte i përbërë nga 8 persona të cilët ishin përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera në argjendari të ndryshme. Bëhet me dije njëri prej tyre është shtetasi nga Elbasani, Miljan Elezi, që mbeti i vrarë në një grabitje të ngjashme në Dibër të Madhe pak muaj më parë, ndërsa ideatori i grabitjes spektakolare dhe kreu i grupit kriminal është Ilir Kupa, shqiptari i arratisur nga burgjet e Greqisë, i cili tashmë vuan dënimin në Shqipëri.

Te dyshuarit e grabitjes, dhe veprat penale që kanë bërë:

1. Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për vepren penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy shtetasve në Durrës si dhe i dënuar në Greqi per vjedhje me armë.
2. Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shendetit.
Ndërkohë një tjetër pjesëtar i grupit, Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.
Janë shpallur në kërkim pjestarët e tjerë të grupit kriminal dhe konkretisht:
• F.P., 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
• D.K., 36 vjeç, banues në Shkoder, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
• S.K., 31 vjeç, banues në Kurbin.
• J.Q., 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më parë për vjedhje.
Një nga pjestarët e këtij grupi kriminal, A.T., është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.

Ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014 ka kryer vjedhjet e mëposhtme:
1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare TEG.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë argjendarin “Cirkon”.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendarin “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti” ku njëri nga grabitësit me emrin Miljan Elezi mbeti i vrarë. /DibraIme.com

NO COMMENTS

Leave a Reply