Dibranët në Amerikë festuan 102 vjetorin e pavaresise

0
390

Mbrëmje festive, Dibranët në Amerikë festuan 102 vjetorin e pavar

Updated 2 seconds ago
Mbrëmje festive, Dibranët në Amerikë festuan 102 vjetorin e pavarsisë

BROOKLYN NY : Ngjarja qendrore në nder të shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit tonë kombëtar, në komunitetin dibran,, u mbajt në lokalin Orion Palace në Bruklin në Nju Jork . Në praninë e dhjetrave pjesëmarrësve të shumtë nga Dibra e Madhe, pastaj nga miq e dashamirë, shqiptarët nga Shqipëria dhe viset tjera, si dhe të përfaqësuesve të jetës publike, kulturore , politike këtë aktivitet festiv e organizoi Shoqata Atdhetare Dibra me qender në Staten Island dhe kryetar zotin Musa Paçuku.

Manifestimi filloi me interpretimin e dy hymneve kombëtare, atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Me një minutë heshtje pjesëmarrësit në shenjë respekti kan përkujtuar të gjithë të rënët e dëshmorët e kombit shqiptarë, për liri e pavarësi dhe çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kremtimi i kësaj dite të madhe dhe të gëzueshme, tha në fjalën e hapjes drejtuesi e kësaj darke festive gazetari i komunitetit Beqir Sina, krijon ndjesinë dhe besimin e madh se e ardhmja e shqiptarëve kudo që janë do të jetë edhe më e mirë për të gjithë shqiptarët,mbasi sot kemi Shqipërinë e lirë dhe demokratike, anëtare e Natos dhe aspirante për në Bashkimin Europian, Kosovën e çliriuar , e lirë dhe e pavarur , çështjen shqiptare të avancuar. Prandaj jemi mbledhur së bashku për të festura dhe gëzuar këtë ditë të veçantë 102 vjetorin e ditës së flamurit kuq e zi me shkabën dy krenare,e përcjellur kudo me urimin e përbashkët e të gjithë popullit shqiptarë, kombi ynë të festojë qindra vjetore të tjerë i bashkuar në një Shqipëri Etnike dhe i lirë e sovranë kudo në trojet e Tij”

Kurse në emër të organizatorit, pjesëmarrësit e pranishëm i përshëndeti , kryetari i SHAD, zoti Musa Paçuku, i cili në fillim të fjalës së tij urojë në emër të shoqatës Dibra dhe mbarë komunitetit dibran të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri e kudo që ata ndodhen: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, festen më të madhe kombëtare! .”

Kreu i dibranëve më pas tha se “Ju përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe mirë se u takuam në këtë mbrëmje festive të cilën Shoqata Atdhetare Diba ne Nju Jork – e ka organizuar për ju sonte, për të shënuar festën e madhe mbarëkombëtare, 28 Nëntorin- datën më krenare të historisë sonë kombëtare, pra:- 28 Nentorin e ngritjes së flamurit tonë kuq e zi në Vlorë nga Ismail Bej Qemali, me rastin e shpalljes së pavarësisë së trojeve tona etnike, më 28 Nëntor 1912”

Në fjalën përshëndetëse kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra – zotit Musa Pacuku ,foli pak edhe punën punën 15-të vjeçare të kësaj shoqate, e cila tha ai ka dhënë një kontribut të madh në shumë aspekte – gjithmonë në dobi të çështjes Kombëtare , Dibrës dhe komunitetit dibran – Ai faleminderoi me këtë rast në mynyrë të veçantë veprimtarin e dalluar dibran Rrape Ruci.

Gjithashtu, Paçuku ka drejtuar edhe një faleminderim të posaçëm kompanisë e cila sponsorizoi më 28 Nëntor ngritjen e flamurit në zemër të Nju Jorkut, me binën dhe foninë- firma Billi Constration me pronar veprimtarin e dalluar Ylber Pilku, por, një faleminderim Paçuku drejtojë edhe për veprimtarët e kontribuesit e tjerë, të kësaj shoqate që punuan pa u lodhur për të realizuar këtë ceremoni – dhe kanë punuar gjithmonë pa u lodhur për komunitetin dibran, si Lavderim Cami, Dini Radoveshi, Adixhe Veliu, Baudin Marke, Refik Kosovrasti, Shpëtim Kasapi, e të tjerë.

Mbrëmjen festive me rastin e 28 Nëntorit organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra në Bruklin – Nju Jork, e përshëndetën edhe miqt dhe mysafirët e nderit të mbrëmjes së dibranëve : asamblesiti i Asamblesë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, avokati i njohur Stiv Kaufamn, Professor Paulo Palombo, Presidenti i Fondacionit Shoqëria Shqiptaro Amerikane, zoti Esad Rizai, professor Abdyl Koleci, kryetari i Shoqatës Ana e Malit Ismet Kurti, dhe presidenti i Rrënjve Shqiptare Marko Kepi.

Ndërsa, më pas i pari i dibrës – Kryetari i Komunës së Dibrës zoti Ruzhdi Lata, përshëndeti në emër të qytetarëve dibranë dhe në emërin tij – në pamundësi që të ishte bashkë me dibrantë, nëpërpërmjet një telegrami ku ai uroj 28-Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të mëvetësisë së shtetit Shqiptarë.

Programi festiv me rastin e ditës së flamurit nën organizimin e Shoqatës Dibra vazhdojë me një pikë ku u bë nderimi me çertifikatë Mirënjohje të disa veprimtarëve dibranë.

“Për çdo vjet tha kryetari i shoqatës zoti Musa Paçuku – me rastin e kësaj feste shoqata jonë sipas traditës ka nderin të nderojë disa nga figurat – veprimtar të dalluar me rastin e 102 vjetorit të pavarësisë të nderojnë :

Mediha Kosovrasti Gega dhe Siana dhe Iliriana Sela me motivacionin “Me dinjitet dhe krenari përfaqësojnë kudo vajzat dibrane në Shtetet e Bashkuara – “Nderojnë brishtësinë, delikatesën, dinjitetin e vajzës shqiptare, që kurrë nuk u vyshk në freskinë e në fisnikërinë e saj njerëzore, edhe në mërgim.” – Dalluar për aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre kombëtare – klasin e treguar intelektual dhe organizativ të gjithë komunitetit shqiptarë”.

Fanol Cami : “Duke e vlerësuar njëkohësisht, për kontributin historik për çështjen shqiptare, atdhedashurinë dhe dëshirën e mirë të tij për të ruajtur ndër breza identitetin dhe frymën kombëtare në shtetin më të fuqishëm e më demokratik në botë: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Gazmend Lleshi : “Me kontribute të veçanta në ndihmën e dhënë për luftën e UÇK-së në Diasporë – atdhetar dhe veprimtarë i dalluar në komunitet i palodhur duke “vrapuar” kudo për çështjen kombëtare

Din Derti : “I dalluar qysh në orët e para të organizmit të Diasporës Shqiptare në SHBA pjesmarrë në të gjitha veprimtarit kombëtare të mërgatës shqiptare në SHBA, të cilat jo vetëm që afirmuan, sensibilizuan dhe ndërkombëtarizuan çështjen mbarëkombëtare, por dhan kontribut të veçantë të çlirimin – lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Trojet Etnike”

Besim Ramadani : ” Anëtarë i palodhur komunitetit dibran – pjestarë i një familje patriotike dibrane me kontribut të veçantë ndër vite, edhe pranë Shoqatës Atdhetare Dibra – në Nju Jork ”

Mjedisi i lokalit ishte hijeshuar me flamujt kuq e zi dhe simbole të tjera kombëtare. Ndërkohë që në vazhdim u shfaq një program i pasur me këngë e valle popullore me pjesmarrjen e këngë-tarëve, më të mirë dibranë.

Programi i kësaj mbrëmje ishte i gërshetuar me pikë të zgjedhura muzikore dhe valle të bukura nga Grupi Fisnikët nga Nju Jorku me drejtues – Haxhi Maqellara, këngëtari i famshm i melosit popullor, që me zërin e tij ngrit peshë zemrat e shqiptarëve në Kosove e mbarë hapsirën shqiptare i dekoruar nga nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës me ” Medalien e Mirënjohjes”, për kontribut në pasurimin e jetës artistike.

Agron Maqellara krenaria e dibranëve në Amerikë – me të cilin krenohet jo vetëm Dibra por mbarë komuniteti shqiptarë në SHBA.

Dhe këngëtari i talentuar Lundrim Paçuku, një emër që ka kapluar shumë zemra dhe admirues, i cili si një talent u vlerësua edhe në spektaklin më të njohur për përzgjedhje të talenteve “The Voice of Albania”, dy vjet më parë.

Ndërkaq, interpretimi i shkëlqyer nga Shpend Koleci i cili recitojë vargje të zgjedhura kushtuar Flamurit, Kombit dhe Gjuhës Shqipe, është përcjellë me duartrokitje dhe mjaft emocione nga të gjithë të pranishmit.

Ishte kjo vërtet një mbrëmje festive, ashtu si i takon ngjarjes më të rëndësishme kombëtare dhe e cila shënohet jo vetëm në hapësirën mbarë shqiptare, por kudo që jetojnë shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës.

Të shtojmë në fund se manifestimi i dibranëve në nder të ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit – gjatë gjithë kohës fjalimet përshëndetëse i ka përcjell me duartrokitje, ndërsa e ka përshkruar të gjithë manifestimin një atmosferë e shkëlqyer muzikore dhe festive. Në këtë mënyrë edhe komuniteti Dibran në zonën e Tri Shtetshit ka bërë shënimin e festimeve të Nëntorit, me urimet më të sinqerta për prosperitet, fat dhe lumturi për të gjithë pjesëtarët e popullit shqipëtar, kudo që jetojnë.(BeSi)

NO COMMENTS

Leave a Reply