Tuesday , November 13 2018
Home / Intervista / Dibra rreth 20 orë pa energji elektrike, banorët përjetuan tmerr

Dibra rreth 20 orë pa energji elektrike, banorët përjetuan tmerr

Dibra rreth 20 orë pa energji elektrike, banorët përjetuan tmerr

Dibra rreth 20 orë pa energji elektrike, banorët përjetuan tmerr

Rajoni më i gjërë i Dibrës për rreth 20 orë pa energji elektrike, ndërsa banorët e kësaj zone kanë përjetuar tmerrin nga temperaturat e ulta dhe i ftohti. Qytetarët kanë shprehur akuza ndaj korporatës EVN Maqedoni e cila ka dështuar në planin e sanimit të dëmeve.

Pa energji kishin mbetur Dibra, Qendra e Zhupës dhe zona e Rekës së Epërme.  Banorët kanë rrëfyer se ishin të izoluar nga kjo botë dhe se moti i keq dhe reshjet e borës, kishin bllokuar edhe rrugët dhe shumë vendbanime rurale.

Familjet me fëmijë të vegjël natën kanë kaluar nëpër familjarët e tyre të afërt, që dispononin me ngrohëse me drunj. Energjia elektrike ishte ndërprerë që prej të dielës në mbrëmje e deri në mbrëmjen e djeshme.  Për shkak të motit të keq, banorët janë ankuar se kanë pasur ndërperje dhe pengesa edhe në telefoninë mobile. Ndërkohë, prej dje janë të hapur për lëvizje akset rrugore Dibër – Mavrovë dhe Dibër – Strugë, por rekomandohet për kujdes dhe evitim të udhëtimeve, për shkak të ngricave. (INA)

Check Also

Mustafa Nano: Armiqësia mes Shqipërisë dhe fqinjëve është e vonë

“Provocateur” quhet libri më i ri i gazetarit Mustafa Nano i cili është hedhur në …

Komentoni

%d bloggers like this: