New York-u stoliset me flamuj kuq e zi –

0
370

New York-u stoliset me flamuj kuq e zi – Shtepite dhe bizniset e Dibraneve ne Amerike stolisen me flamurin kuq e zi

New York-u stoliset me flamuj kuq e zi (Foto)

Ishulli Staten Island, një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut, aty ku jeton me se shumti komuniteti dibran  i është bashkuar për herë të parë Bronx-it në stolisjen e rrugëve me flamuj kuqezi me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve. Në Bronx, kjo ndodh për të pestin vit radhazi.

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, po edhe në disa prej rrugëve ku ata banojnë me shumicë. Biznesmeni i sukseshem dibran ne Nju Jork Sal Rusi ka vendosur ne nje ndertes te larte ne ane te njeres prej rrugeve me te rendesishme qe lidh Staten Island – Bruklin dhe Manhattan flamurin shqiptar perkrah atij te SHBA.

Mirëpo ajo që të bie në sy menjëherë sa hynë në zemër të qytetit natyrisht që për të 5-tin vit me rradhë janë dy anët e rrugët e hijeshuar këto ditë me flamurin kuqë e zi, në segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj.

Këto rrugë dhe disa të tjera në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, teksa janë të stolisure me flamurin kuq e zi. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive, dhe kan paraljmëruar koncerte me këngëtar edhe nga Kosova, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare

Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare valëviten edhe me flamuj amerikanë.

Vendosja e flamujve është bërë e mundshme nga nisma e Mark Gjonajt – i cili është dhe sponsorizuesi kryesor financiar si dhe nga veprimtarë të tjerë të komunitetit si: Harry Bajraktari , Ben Çelaj, Beqir Kuka, dhe të rinjve dhe të rejave nga Rrënjët Shqiptare (me president Marko Kepin) por edhe nga bordet e komuniteteve dhe disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Qytetit.

“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këto flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një falenderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, thotë Mark Gjonaj.

Asambleisti i parë shqiptar në New York do të organizojë me shpenzimet e tij një darkë festive, të hapur për publikun e gjerë, në Nju Jork, në “Caterers Maestro” në Bronx – Nju Jork.

Sipas Gjonaj, jo zyrtarisht në zonën e Tri-Shtetshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju Jork.

“Është e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre,” ka deklaruar Gjonaj. (Beqir Sina/INA)

 

NO COMMENTS

Leave a Reply