Kontrolle masive të lokaleve mbrëmë në Dibër

0
363

Kontrolle masive të lokaleve mbrëmë në Dibër

Kontrollet e koordinuara të inspektorëve të shoqëruar nga njësitet speciale mbrëmë kanë vazhduar në Dibër.

Inspektorë të Inspektoratit të Tregut dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) sërish janë futur nëpër lokale të shoqëruar nga njësitet për ndërhyrje të shpejtë.

Pjesëtarët e këtyre njësiteve kanë ndërhyrë sërish nëpër ambientet e brendshme të lokaleve, kryesisht restorante dhe kafeteri në këtë komunë, duke shqetësuar mysafirët e pranishëm.

Ekipet të shumta të njësiteve specialeve janë parë edhe të grumbulluara në grupe pranë shumë lokaleve.

Edhe përkundër reagimeve ndaj kësaj dukurie nga ana e ministrave dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë të partisë në pushtet BDI, po vazhdojnë aksionet dhe ekspeditat e tilla që ditëve të fundit nisën nga Likova, Kumanova, Shkupi, Saraji, Tetova, dhe duke vijuar në Gostivar. (INA)

NO COMMENTS

Leave a Reply