Dibrani me dy fëmijët ; 13 dhe 18 vjeç “tundin” skenën e New Yorkut

0
612

New York, “Trupa” e teatrit të familjes Uruqi sfida në skenën amerikane

BEQIR SINA, New York

Babai dhe dy fëmijët ; 13 dhe 18 vjeç “tundin” skenën e New Yorkut, Uruqi: shprehet se ai është duke punuar dhe duke planifikuar një xhirim të një filmi në tokën shqiptare.

STATEN ISLAND NY : Roland Uruqi, aktori dhe producenti shqiptar në SHBA, me origjinë nga Dibra e Madhe, i cili së bashku me familjen e tij emigroi qysh në moshën 3 vjeçe, sot tre dekada më pasë ai duket se i ka ngjitur rrugën e suksesit. Landi si i thërrasin shqiptarët, atij, së bashku me dy fëmijët e tij – Kastriotin dhe Dilonin, kan krijuar një “trup” teatrale në New York, e cila duket se po e “tund” skenën e teatrit njujorkez. Natyrisht që rruga drejt skenës për babain e dy fëmijëve nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë sfida për artin , pasionin dhe përkushtimin e këtij shqiptari në Amerikë, i cili sheh të ardhmen pikërisht tek fëmijët e tij – përmes rrugës së suksesit e cila vjen  nëpërmjet artit.
Ai pranonë vetë në fillim të kësaj bisede, qysh se kur kam ardhur me prindërit e mi në SHBA, isha tre vjeç, dhe prindërit më thonë se kamë qenë gjithmonë i interesuar dhe kisha prirje, natyrisht, si ato të fëmijëve për artin. Të cilat, natyrisht që me rritjen time dukej se do të vinte edhe një ditë, dhe të bëhesha aktor në një teatër apo ndonjë film. Mirëpo, në moshën 30 vejçare mund të them, shton ai se “më në fund ia arrita asaj ëndrrës time , “mora guximin për të provuar skenën – duke punuar në atë që nuk kisha punuar ndonjëherë”. Deshirojë të theksojë, se edhe dy bijtë e mi , të talentuar Kastrioti dhe Diloni , të dy që kan lindur këtu – duket se kanë marrë “virusin” e aktrimit dhe janë gjithashtu duke u përpjekur qysh tani  për të ndjekur hapa të parë si të vegjël – drejt skenës së “madhe”. Çka shihet se është edhe një përzierie e babait të tyre aktor e producent, pra një “gjë, rreth aktrimit dhe një përzierje e një  pune të vështirë dhe me shumë fat”, pohoi ai për gazetën tonë.

Zoti Uruqi thotë se këtë fund muaji, pra në shtator kisha menduar për të iu kthyer në një kohë të mahnitshme për mua dhe familjen time, skenës së teatrit,  përsëri dhe këtë ia arrita me plot sukses së bashku me dy fëmijët e mi.
Ndërsa shton se : “Unë kam qenë me fat të mjaftueshm për të kërkuar, që prodhimi im artistik të jetë një prodhim njujorkez mes Desire Eugene O’Neill dhe Elms. Pasi, në këtë lojë artistike, unë shtroi “pyetjen nëse unë dhe aktorët e mi të vegjël janë të aftë për të luajtur rolin kryesor pra Eben, rol të cilin unë ia kam besuar birit tim, Kastriotit. Kjo do të ishte një sifid e madhe – para audicionit amerikan, nënvizoi Uruqi .
Kështuqë,ai mori rolin me kënaqësi dhe menjëherë, është bërë i mahnitshm me rolin e tij të parë që prej diplomimit, në nji shkollë të mesme në Staten Island, ku ai do të inetpretoi për një prodhim artistik të babait të tij. Loja është shafaqur në nji skenë të Teatrit shtetor në ishullin e Staten Island për dy fundjavë . Shfaqje e cila kjo u ndoq edhe nga publiku shqiptarë, i cili thuhet se ka qenë i pranishëm për të inkurajuar edhe dy fëmijë – aktorë shqiptarë të talentuar këta.
Megjithatë, thotë Uruqi unë jam duke punuar që fëmjët e mi të luajnë një “postim” për aktorët fëmijë, pra një lojë në off- Broadway në Manhattan . “Kam dërguar në Broadway birin tim , Dilon, për t’a “hedhur” si një nga lojtarët e atij “ansambëli” teatral. Megjithese, ai është në një listë të vogël ,  në ato 13 vjeç, ai është duke u “paguar” dhe punuar në një prodhim interesant. Loja e tij është ajo e Matt Charman që ishte bërë fillimisht i famshëm në Mançester në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo do të jetë hera e saj të parë e një shfaqje në SHBA . Djali i madh po kandidon për shfaqjet 18 deri 18 për armatorët në Park Avenue .
Ai pohon se në të vërtetë kjo nuk është hera  e parë që ne kemi punuar së bashku  . Ne në fillim së bashku kemi realizuar një film amerikan të metrazhit të shkurtër “Dreaming” titullohët, me producent  Lee Percy dhe ka marrë disa çmime nga e gjithë bota e skenës. Gjë që është e ndryshme këtu, për mendimin tim thotë ai është se edhe pse ne nuk jemi të gjithë në të njëjtën lojë, kjo është diçka që unë do të mbajë gjithmonë në mend  si një kujtim të mrekullueshëm, ku ne si familje” jemi duke luajtuar në skenën e Teatrit”       Ndërkohë, Uruqi, shprehet se ai është duke punuar dhe duke planifikuar një xhirim të një filmi shqiptar në tokën shqiptare.
Tani për tani : “Dëshirojë të vë në skenë një shfaqje, thotë Uruqi, që është i bazuar në përvojat e vërteta që një mikut tim Julian Biba, i cili ka shkuar në Greqi gjatë migrimit masiv të shqiptarëve në kërkim të një jetë më të mirë në vitet e 90-së . Me Julianin kam kaluar muaj duke punuar në këtë histori dhe jemi përpjekur për të sjellë diçka të veçantë në këtë histori mgrimi dhe të dhimshme të shqiptarve . Edhe pse ajo është në lidhje me jeten e shqiptarëve në Greqi, filmi ka një mesazh të madh të saj, për të gjith emigrantët shqiptarë anemban botës . Kjo është në lidhje me emigracionin dhe ata shqiptar që mundohen për të gjetur diçka më të mirë në nji vend jashtë apo edhe më keq se në vendin e tyre. Çfarë vetë aktori emigrant Julani e ka jetuar dhe më ka lëvizur mua në një mënyrë që unë ndjeva se tregimi i tij duhet të jetë i njohur dhe duhet të bëjë që njerëzit të mendojnë më shumë si ata  në vend të huaj  janë pothuajse “peng,  vetëm i demonizimit nga frika ”.
Uruqi, sqaron për këtë shfaqje me “trupën artistike” të shqiptarëve në New York, se është duke punuar me drejtorin e fotografisë së shfaqjes, Albert Elmazovski. Me të cilin thotë ai ne kemi krijuar një “ansambel” të mahnitshm që na ndihmon tregojm pak histori , pa i treguar të gjitha nga larg por sa më afër ngjarjes .
Ne kemi xhiruar me Luan Bexhetin i cili është mik i madh , aktor dhe një person i cili është duke sjell gjithmonë përvojat e veta për të gjithë adhuruesit e skenës. Gent Basha, gjithashtu është në projekt dhe si një aktor fëmijë në gjuhën shqipe, ai asnjëherë nuk ka humbur pasionin e tij për artet . Kjo ishte një kënaqësi në drejtimin e tij dhe duke parë talentin e tij të rritet deri sa të dalë në sipërfaqe. Ne gjithashtu kemi Savina Alimani në këtë projekt . Ajo është një aktore fëmij shqiptar, talente e vertetë që vjenë si aktore nga Greqia – është vajza e krijuesit të respektuar të filmit shqiptar, producentit të njohur edhe në Amerikë tani, Bujar Alimani . Ndihma në prodhimin e ketij filmi është edhe Ariot Myrtaj, Gatollari Mustafa , Alban Merdani , Kreshnik Marke dhe Orges Bakalli .
Pra:” Të gjithë këta shqiptarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës e të tjerë, që kanë ardhur së bashku për të bërë diçka të madhe dhe kjo më sjell kënaqësi se ne artitët shqiptar ne Amerik, jo vetëm që mund të punojmë së bashku por jemi në gjendje edhe të krijojnë diçka të bukur dhe natyrishtë të veçantë “.
Mirëpo, diçka është shumë interesante me aktorin dhe producentin shqiptar ne New York, Roland Uruqi, sepse ai i ka kushtuar kaq shumë në punën tij familjes Shqiptare, asaj në diasporë mbasi edhe vetë ai është pjesë e kësaj diaspore.”Unë jam gjithashtu vet një emigrant dhe kam disa nga frikat e mia personale të shkruara edhe një histori emigrimi’ tha ai .
Unë kam thënë gjithmonë, pohon ai se bijtë e mi do të jenë individë të mirë dhe kan për të gjetur diçka që ata duan për të bërë me artin dhe kam besim se kan për t’a bërë atë, mbasi ata” Nuk mendoj se e kan humbur veten në përzierjen të njerëzve të skenës apo nën një lloj të etiketës së të bërit artë”. Unë u kam thënë atyre për të bërë veten të veçantë, duhet punë , përkushtim, pasion dhe besim tek vetvetja .
Gjithashtu, unë them se një ditë njerëzit do të thonë se jo vetëm ata janë të talentuar , por që ata janë shqiptarë si dhe ata duhet të krenohen kudo me këtë. Duke qenë shqiptar ata do të ruajnë rrënjët e tyre, familjen, çka do të tregojn edhe historinë dhe kulturën tonë, çfarë na bën të veçantë ne si shqiptarë në Amerikë dhe është një dhuratë që ne duhet të respektojmë, dhe jemi krenarë .
Mbasi edhe unë vetë kam mësuar shumë nga rrenjët e mija shqiptare – apo si dibran që jam edhe ata pra fëmijët e mi kan nevojë për të tërhequr miqtë tanë dhe familjen shqiptare . Për t’i mbajtur ata të lidhur sa më shumë me shqiptarët dhe të ndihmojnë ata kur të munden. Unë, vetë në skenë kam filluar duke punuar me artistët shqiptarë për rreth 4 vjet më parë në vënëjen në skenë të një drame në “Teatrin Shqiptarë” në off Broadway në New York, të vëllezërve Tollja, nga Peshkopia Alfred dhe Ernest Tollja.
Teatër ky që :”Sot për fatin ton të mirë por edhe të kombit në përgjithësi, artistët shqiptar në Nju Jork po krijonë dita ditës një profil të fort dhe pozitiv për kulturën shqiptare. Meritë të paçmuar për këtë ringjallje të kulturës shqiptare në Nju Jork kanë padyshim dy vëllezërit Tollja nga Lura: Fredi dhe Ernesti, te cilet gradualisht po e shndërrojne këtë institucion të rëndësishëm të lagjies të Brodueit: ‘Producers Club’ të Manhatanit në një qelizë jetike të kulturës shqiptare në Nju Jork. Këtu është një traditë ku lidhjet dhe ‘network’ midis artistëve shqipfolës janë aq të rëndësishëm sa edhe shumë shpesh Producers Club vë në dispozicion skenat, kinemat dhe dhomat e provave të tyre për teatrin, filmat apo shfaqjet e ndryshme artistike të artistëve shqiptar. Gjithë këto ndodhin vetëm disa hapa larg Majestic Theater që shfaq ‘Phantom of the Opera’ apo disa nga shfaqet më të rëndësishme të kulturës amerikane të Brodueit”.

Kastriot biri im, ka vendosur të ndjekë kolegjin. Ai aktualisht është regjistruar në Kolegjin e Staten Island dhe të vazhdoi studimet në atë të Arteve Dramatike dhe letërsi. Ai ka bërë disa filma të shkurtër që janë shfaqur në nivel të përgjithëshëm  dhe luan në turpën e parë të shkollës. Tani ai dëshiron të mësojë sa më shumë që ai mund për tu bërë një aktor i suksesshëm. Ai gjithashtu më ndihmon mua si asistent mbi çdo projekti filmik.
Kurse, Dilon është ende në shkollë të mesme , ai është 13 vjeç, dhe për moshën që ka, natryisht që ka bërë një sasi të mirë të kryerjes së punës në tre filmit të shkurtër, ku tregohet për një tregtar lokal në New Jersey dhe tani do të luajë në off Broadway . “Loja në skenë, thotë Uruqi, për gazetën tonë,  me të vërtetë forcoi pasionin e tij për të vepruar dhe tani ai dëshiron të provoi vetveten në teatër, megjithëse ka më shumë “për zemër” filimin pra kinematografinë.  Ai ka në plan për vazhduar Shkollën e Lartë Wagner këtë vit se ka një departament shumë të mirë teatrit.
Në fund të kësaj bisede aktori dhe producenti shqiptar në New York, me origjinë nga qyteti i Dibrës së Madhe, thotë se :”Unë çdo gjë e shohë në emigrim tek familja ime dhe fëmijët e mi pra ve ardhmja e tyre,  të shoh të realizojë së bashku me fëmijët e mi të gjitha ëndrrat e miaj. Fëmijët e mi tashmë duke pasur këtë pasion brenda tyre  me kanë shtuar buzëqeshjen  -Të gjitha paratë në botë nuk do të më bëjnë më të lumtur, se sa të shohë fëmijët e mi të sukseshëm në jetë” .

NO COMMENTS

Leave a Reply