Tuesday , November 13 2018
Home / Intervista / Vëllezërit Miftari, në Nju Jork – Një histori suksesi në ishullin Staten Island

Vëllezërit Miftari, në Nju Jork – Një histori suksesi në ishullin Staten Island

Vëllezërit Miftari, në Nju Jork – Një histori suksesi në ishullin Staten Island

Beqir SINA, Staten Island NYC
Vëllezërit, të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara në fund-vitet 70”, e ngritën biznesin e tyre nga hiçi dhe tani janë duke e zgjeruar vazhdimisht, në ishullin e Staten Island – duke u bërë dhe një nga bizneset më të mëdha në këtë ishull – por, edhe në Nju Jork..
STATEN ISLAND NYC : Popullariteti i picave kulturën amerikane, ka mbajtur të fortë biznesin edhe të shumë shqiptarëve në SHBA – për dekada të tëra. Mbasi disa biznesmen të suksesshëm duke e filluar nga një dyqan pica – tash kan potenciale të mëdha për të prodhuar fitime të mëdha, nëpërmjet një procesi i filluar dhe me drejtimin e një operacioni të suksesshëm që natyrisht në fushën e të bërit biznes kërkon “guxim”, planifikim dhe durim.
Me numrin e madh të dyqaneve pica në Amerikë, sipërmarrësit e ndryshëm sidomos shqiptarët të cilët po bëhen “Mbretërit e Picave” në Amerikë, duke ua “marrë’ zanatin e vjetër italianëve , dëshirojnë të fillojnë suksesin e tyre me pica restorante të reja pica për të sjellë diçka unike në tregun e tyre në Amerikë.
Pronarët shqiptarë të dyqaneve Pizza Restaurant duke filluar me nga një dyqan pica të vogël,  kan arritur në një sipërmarrje të madhe dhe emocionuese, duke hapur dyqane të tjera të një biznesi të suksesshëm duke u bërë edhe” Një histori suksesi në SHB” .
Kështuqë, mbas suksesit të katër vëllezërve nga Kosova(Ndoi, Paulini, Gjoni dhe Gjergji, të lindur në Kosovë dhe të ardhur në Amerikë, pa asnjë para në xhep në vitet 70 bashkë me motrën Zoja dhe nënën Roza, që janë bërë tashmë të famshëm në Shtetet e Bashkuara për dhjetra restorantet e tyre të quajtur Famous Famiglia Pizzeria, janë edhe 6 vëllezërit Miftari, me nënën e tyre Laze( njëri prej tyre më i vogëli i tyre Blerim Bill Miftari vdiq në moshën 33 vjeçare dy muaj më parë) janë bërë tjetër histori suksesi në biznesin e Piceria – Reastaurant në Nju Jork.
Në faqen e internetit të këtij biznesi “Pronto Pizza Pasta” , mësojmë se ditët e fundit vëllezërit Miftari me origjinë nga Dibra e Madhe – hapën dje edhe shitoren e 6 në një nga qendrat tregtare në ishullin njujorkez Staten Island . Shitorja më e re Pronto Piza, është më e madhja në Staten Isalnd me tre furra pjekje, dhe një sipërfaqe të madhe të lokalit dhe me parkingun falas.

Vëllezërit, të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara në fund-vitet 70”, e ngritën biznesin e tyre nga hiçi dhe tani janë duke e zgjeruar vazhdimisht, në ishullin e Staten Island – duke u bërë dhe një nga bizneset më të mëdha në këtë ishull – por, edhe në Nju Jork..

Ata po hapin Pizza restorante të reja në ishullin njujorkez Staten Island dhe emri Pronto Pasta Pizzeria, po bëhet gjithnjë e më i njohur, në mesin e qytetarëve amerikanë. Janë pesë vëllezër, katër në Nju Jork dhe një në Dibër të Madhe  Flamuri, Enveri, Besniku, Shpetimi dhe Dashi (mbasi  vëllai i vogël i tyre u nda nga jeta ) suksesi i biznesit të tyre – kuntributiti të tyre humanitar edhe për kombin tonë-  është bërë i njohur në të gjithë ishullin e Staten Island –, ku vëllezërit Miftari, kan bërë aq shumë klientë, miq dhe shok, për gjithë jetën. .

Në prani të dhjetra kilentëve dje në Staten Island të mbledhur në një ceremoni e cila thirret këtu Grand Open, Pronto Pasta Pizzeria organizoi hapjen e saj tradicionale të dyqanit më ri dyqanit të gjashtë. Promovime, të tilla në SHBA bëhen vetëm nga biznese të njohura.

Vëllezërit Miftari duan që emri i Pica – restorantit të tyre, Pronto Pasta Pica të përhapet në të gjithë Nju Jorkun – mbasi si thotë njëri prej tyre Dashi – ata kan synim që në të ardhmen të hapin ndonjë shitore tjetër edhe në Manhattan – Nju Jork
Familja Miftari – fëmijët e Tasim dhe Laze Miftari,  gjithashtu përmendet në komunitetin shqiptarë se ka dhënë ndihma në luftën e UÇK-ës, luftën në Maqedoni, ndihma sa herë që është lypur për çështje të ndryshme humanitare dhe kontribute financiare në komunitetin shqiptarë, për thirrje të ndryshme, ndihma për të sëmurët, familjet e varfëra, fakeqësit natyrore e tjera e tjer.

    Pronto Pizza – me të gjashtë lokalet e saj në Staten Island – thuhet se ka qenë e përfshirë edhe ndihmat që u mblodhën nga komuniteti i këtij ishulli – për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia Sandy në vitin 2012 .

Check Also

Historia e një ushtari gjatë Luftës së II Botërore vjen në teatër

“Jashtë derës” vepra me autor Wolfgand Borchert dhe regji të Mantas Janciauskas do të vijë …

Komentoni

%d bloggers like this: