Shoqata Dibra fton te gjithe dibranet ne festen e 28 Nentorit

0
358

Festimi i festes se Pavaresise nga SHAD

 

Në vazhdimësi të traditës së bukur që është krijuar tashmë në komunitetin dibranë – Shoqata Atdhetare Dibra(SHAD) fton të gjithë dibranët dhe dashamirësit nga komuniteti shqiptaro-amerikan për të festuar së bashku Festen e Pavaresise te shtunen më 29 Nëntor 2014,

ora 6:00 – deri në 12 PM, ne Restorant Orion Palace

2555 McDonald Ave, Brooklyn, NY 11223 – (718) 375-1188)

Aktiviteti do te pershendetet nga personalitete te ftuar per kete mbremje.

Ky aktivitet do të përcillet nga tingujt muzikorë të kengetareve te ftuar posacerishte per kete aktivitet:

Shqipe Kastrati

Haxhi Maqellara

Agron Maqellara

Arian dhe Deshira Kerliu

Lundrim Pacuku

Në këtë aktivitet do të nderohen me çertifikat mirënjohje disa aktivistë dhe veprimtarë të dalluar dibranë, gjithashtu do të shërbehet me një darkë me menu të pasur.

Veshja është formale.

Çmimi për pjesëmarrjen në këtë festë është $ 100 për të rriturit dhe $ 60 për fëmijët 3-10 vjeç .

Për të bërë rezervimet, ju lutemi të gjithë të interesuarve të dërgojnë emrat e pjesëmarrësve së bashku me pagesën me çek ose “money order” në emër të “Shoqatës Atdhetare Dibra” :

. Rezervimet do te pranohen në bazë te radhës së ardhjes së pagesave.

Për informacion të mëtejshëm lutemi të kontaktoni:

Musa Pacuku       718 880  0487  

Ylber Pilku            917 355  2191

 Dini Radoveshi     917 682  1873  

Lavderim Cami    917 270  5733

Të gjitha të ardhurat e mbrëmjes mbi koston do t’i shkojne SHA’D – një shoqatë kjo jo-fitimprurëse. Qëllimi kryesor i saj është që t’u percjellë, komunitetit dibranë, frymën kombëtare, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, zakonet dhe traditat dibrane brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë në SHBA.

 

Në mënyrë që askush të mos mbetet pa lajmëruar, SHAD ju lutet të njoftoni të afërmit, miqtë e të njohurit tuaj të zonës së ashtuquajtur e Tri- Shtetshit, (New York – New Jersey- Connecticut)  për mbrëmjen e komunitetit tonë.

Ju lutemi ti beni rezervimet sa me para pasi qe numri i rezervimeve eshte  i kufizuar dhe nuk kane mbetur shume vende. Shpejtoni dhe beni rezervimin.

 

Shpresojmë t’ju shohim në këtë festë!

 

Kryesia e SHAD’it – Kryetari Musa Pacuku

NO COMMENTS

Leave a Reply