Tuesday , November 13 2018
Home / Kulture / Shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar simbol firmës “Cavalera” në Brazil

Shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar simbol firmës “Cavalera” në Brazil

Shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar simbol firmës “Cavalera” në Brazil
BEQIR SINA, New York
Në Brazil, në qëndrat e mëdha tregtare, të qyteteve më të mëdha në Brazil – përfshirë Rio del Janiero të rritet krenaria jonë kombëtare, dyqanet e kompanisë Cavalera – ndriçonin me shqiponjën tonë dykrenore, jo vetëm në sendet e ndryshme por edhe të skalitur në dru arre dhe bambuje në hyrje të dyqanit.
BRAZIL : Kupa e Botës Brazil 2014 solli shumë supriza të këndëshme për ne shqiptarët.Ndërsa, po mbaheshin ndeshjet e Botërorit 2014, në Brazil, edhe pse mungonte kombëtarja kuq e zi e Shqipërisë, nuk po mungonin ndjenja e krenarisë shqiptare, mbasi ky botërorë kishte shqiptarë, aty është flamuri kuq e zi flamuri i Dardanisë apo ndonjë nga simbolet tona kombëtare, ishin qindra shqiptarë që kishin udhëtuar me mijëra kilometra për të dalë në anënën tjetër të oqeanit për të shikuar këtë kupë bote fantastike.
    Mirëpo praninë tonë kombëtare në këtë botror jo vetëm e shijuam me pjesëmarrjen e 7 futbollistëve, cilësorë shqiptarë në tri kombëtare të huaja…,(Zvicëra :  Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka – Gjermania Shkodran Mustafi dhe Belgjika: Adnan Januzaj ), golave të tyre të mrekullueshem – por edhe nga prania sado e vogël e tifozëve shqiptarë, që kishin fluturuar me mijëra mile, për në Brazil….
   Një shqiptaro amerikan Gazmend Kërkuti, emigrantë nga Dibra e Madhe dhe që jeton në Staten Island Nju Jork, së bashku me vëllanë e tij Afrimin- i takojn grupit më të “vogël” të tifozëve shqiptarë, në Kupën e Botës Brazil 2014, të cilët sjellin ende kujtime mjaft të bukura nga ky botëror .
   Kujtime të cilat, ata i kan shpërndar për t’i ndarë së bashku me ne nëpërmjet fotografive të tyre në rrjetin social facebook me shënimin :”Nëse Kombëtarja jonë(Shqipëria) nuk arrin të shkoi në Brazil… të paktën simbolet tona kombëtare atje i gjetët – shqptarët, atje do ti gjenit – “.
Ata thonë se kishin mësuar nëpërmjet shtypit shqiptarë  se shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar është simbol firmës së njohur të veshjeve në Brazil – “Cavalera”.
    Gazemendi i tha gazetës tonë se ” kur ishim në Brazil në qëndrat e mëdha tregtare, të qyteteve më të mëdha në Brazil – përfshirë Rio del Janiero na u rritë krenaria jonë kombëtare, teksa pam dyqanet e kompanisë Cavalera – ndriçonin me shqiponjën tonë dykrenore, jo vetëm në sendet e ndryshme por edhe të skalitur në dru arre dhe bambuje në hyrje të dyqanit”.
     Ata thonë se u interesuam pranë kompanisë Cavalera të cilën patëm rastin t’a vizitojmë, dhe mësuam se ” qysh në vitin 1995 një disanjer i kësaj kompanie, ka parë flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena, në një ekspozitë clip art, dhe na ka tërhequr mjaft shumë…Provuam të disenjojm në sendet e ndryshme që ne tregtojmë(suveniret) tha njëri prej tyre, dhe vrejtëm se jo vetëm brasilianët por edhe turistë e huaj e pëlqyen aq shumë sa e kemi bërë tani, logon kryesore të kompanisë “Cavalera”.
   Dhe, nëse hapni faqen e internetit të kësaj kompanie, ju do të shihni shqiponjën që është emblema bazë e tyre. Po ashtu, në të gjitha veshjet e kësaj firme, seksorët dhe suvenire të tjera dallohet simboli i shqiponjës, identike me atë të flamurit shqiptar. Veshjet e dizajnuara nga kjo firmë, janë për t’u veshur çdo ditë dhe vishen kryesisht nga moshat e reja.

 

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: