Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Diaspora / A e braktisën Dibrën Kryeministri Rama dhe ish-deputeti i tij?

A e braktisën Dibrën Kryeministri Rama dhe ish-deputeti i tij?

A e braktisën Dibrën Kryeministri Rama dhe ish-deputeti i tij?

Dr Gëzim Alpion
Birmingham

25 sep 2014 — Përshëndetje,

Mesazhi që vijon më poshtë është reagimi yne i parë nëpëmjet mediave sociale për dorëzimin nga z. Shkëlqim Cani të mandatit të deputetit të Dibrës.

Së shpejti do të pronocohemi për mediat në lidhje me këtë çështje dhe disa aspekte të lobimit tonë për Rrugën e Arbërit.

Ndërkohë, ju lutemi inkuajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë peticionin online.

Me respekt,
Gëzim Alpion

*****

19 Shtator 2014

MESAZH PËR NJË ISH-PARLAMENTAR

Përshëndetje ish-Deputet Shkëlqim Cani,

Nga deklaratat që ju dhe z. Edi Rama bëtë gjatë fushatës para dibranëve, ju u shprehët se pranuat t’i bashkoheshit ekipit të PS-së me qëllimin e vetëm që, si deputet i Dibrës, të mundësonit ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Dibranët ju besuan.

Sot mediat kanë njoftuar se ju e keni dorëzuar mandatin e deputetit.

Ne do tua lemë dibranëve të gjykojnë vendimin tuaj për të mos i përfaqësuar më në Kuvend. Si intelektualë, nuk çuditemi më se përse njerëzit e thjeshtë në Shqipëri nuk u besojnë ‘shkollarëve’ që merren me politikë.

Pyetja që dibranët duhet t’i drejtojnë vetes sot është: nga ndryshoni ju z. Cani dhe z. Rama nga para-ardhësit tuaj politikë?

Nuk duam të spekullojmë se si do tju kujtojnë dibranët. Ne intelektualët, që po lobojmë për Rrugën e Arbërit, do t’ju mbajmë mend si Ministri që refuzoi të ndërmjetësojë takimin me z. Rama për t’i dorëzuar peticionin për Rrugën e Arbërit, peticion, të cilin, para zgjedhjeve të qershorit, ju e nënshkruar online.

A është i denjë të jetë në Qeveri një njëri që braktis votuesit? Për këtë pyesni ndërgjegjen tuaj.

Do të kishte qënë më e ndershme që në vend të parrullës që përdorët gjatë zgjedhjeve “Rruga e Arbërit! Rruga e Arbërit! Rruga e Arbërit”, të kishit thënë troç: “Dua të bëhem ministër!”. Si zemërgjerë që janë nga natyra, dibranët e varfër nuk do të ta kishin prishur qefin.

https://www.facebook.com/DrGezimAlpion

Check Also

Arrestohen dy persona që punonin me dokumente të rreme

Policia e Zugut në Zvicër ka arrestuar dy persona të cilët po udhëtonin me dokumente …

Komentoni

%d bloggers like this: