Friday , October 19 2018
Home / Kulture / Meka dibranëve është Dibra

Meka dibranëve është Dibra

Dibranët, në SHBA, bëjnë me shtëpi të re një familje skamore

Updated 2 hours ago
Dibranët, në SHBA, bëjnë me shtëpi të re një familje skamore dibrane

BEQIR SINA, New York

“Meka dibranëve është Dibra, e cila po qe se nuk do të u kishte detyruar të largoheshit nga politikat që u ndoqën në Dibër gjatë sistemeve të ndryshme – nuk do të ishin larguar kurrë – Dibranët janë një popull që flasim me punë, trimëri, patriotizëm përkushtim dhe ndjenja dhe krenari”

DIBER E MADHE – Dibranët në Amerikë dhe Europë, krahas mbështetjes që i japin realizimit të projekteve të ndryshme në vendlindjen e tyre, një ndihmë të madhe janë duke dhënë edhe për sigurimin e kulmit mbi kokë të familjeve të bashkëfshatarëve të tyre, të cilët janë në gjendje të rëndë sociale. Falë mjeteve të grumbulluara në diasporë, mërgimtarët e dibranë në SHBA dhe Europë, kanë siguruar ndërtimin dhe paisjen me të gjitha komoditetet për familjen Karameti, e cila jetonte me gjendje të varfër.

Duhet theksuar se kontributi i mërgimtarëve Dibranë nga SHBA është i pazëvendësueshëm për vendlindjen e tyre. Edhe pse larg vendlindjes, ata nuk kanë pushuar asnjëherë të ndihmojnë, familjet e tyre, që mbahen prej vitesh nga njerëzit e tyre në mërgim, por edhe Dibrën sa herë që ka pas nevojë për realizimin e projekteve të ndryshme.

Këtë e ka theksuar në këtë reportazh edhe autori i kësaj video-reportazhi kur thotë se mërgimtarët janë të gatshëm të mbështesin edhe projektet kapitale të nevojshme për bashkëqytetarët e tyre, si ndërtimin e shtëpive të tjera dhe nevojat tjera për familjet skamore në Komunën e Dibrës së Madhe.

“Aksion humanitar – Shtëpi për Gëzim Karametin”- e ka titulluar Dr. Xhemal Çupi telereportazhin e tij përgatitur për “Vizioni Dibran” (https://ëëë.youtube.com/channel/UCd6EBovPb3ar6RkMlmIGczg)

Ai thotë se Fondacioni “Dibra” Projekti “Shtëpi për një shtëpi “, ka bërë blerjen e shtëpisë për Gëzim Karametin, duke theksuar se “Ky është një organizim qytetar me qëllime humanitare e organizuar kryesisht nga dibranet e Shteteve të Bashkuara – por jo vetëm, mbasi është ndihmuar edhe nga qytetarët dibran dhe dibranët në Europë”.

Një familje shtatë anëtarshe dibrane – jeton me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë për ta, thekson ai. Ajo është një familje e kryefamiljarit Gëzim Karameti, që nuk ka pasur asnjëherë shtëpi dhe kulmë mbi kokë, por me ndihmën e dibranëve në Amerikë, ajo u bë me shtëpi të re dhe të mobliuar mirë.

Simbas këtij reportazhi të televizionit lokal ” Vizioni Dibran”, njëri prej folësve, me emrin Skënder – thotë se inisiativa për ndërtimin e kësaj shtëpie, u bë nxitja e TV “Zhupa”, prej gazetares Vjollca Sadiku – e cila me kolegen e saj të MTV – Rina Turkeshi, sensabilizuan qytetarët anemban vendit deri përtej oqeanit në SHBA.

Ai tha se idenë për të grumbulluar ndihma financiare nga SHBA, menjëherë mbas reportazhit të dhënë në MTV- e dha Edmont Ymeri, dibrani që jeton prej vitesh në Staten Island – Nju Jork, së bashku me bashkëqytetarët e tij – Bekim Paçuku, Fation Mashkulli, bashkëngjitur me shumë dibranë të tjerë.

Edmondi, vetë thotë se i faleminderohet me këtë rast të gjithë dibranëve në Amerikë( rreth 40 donatorë), të cilët, me bujarinë e tyre tradicionale, dibrane, edhe kësaj radhe ditën t’a tregojnë vet-veten në raste të tilla. “Por, duhen faleminderuar, theksoi ai edhe shumë të tjerë, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, e viset e tjera, madje edhe jo shqiptar, të cilët, iu bashkëgjintën fushatës tonë, për mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e kësja shtëpie – Së fundi faleminderojmë Zotin që na ka dhënë mundësin të ndihmojmë njëri tjetrin në atë vend të bekuar, ku ne jetojmë e punojmë prej vitesh” tha ai.

Inisiatiav tregon për televizionin lokal “Vizioni Dibran”, bashkëatdhetari ynë, Bekim Paçuku, u morë nga dibrani në SHBA, Edmond Ymeri, nëpërmjet rrjetit social facebook. Ajo ishte një ide e thjeshtë që më të vërtet preku shumë zemëra anembanë vendit. Paçuku, u shpreh se :” Kjo ndihmë e dibranëve, nuk ka lidhje dhe as duhet të indetifikohet me ndonjë parti politike, cilado qoftë ajo, simbas tij. Mbasi ndihma e dibranëve në Amerikë, është e vetë dibranëve, që u dhimbset vendlindja e tyre”.

Ai shton se kan idenë që duke bashkëpunuar me Komunën e Dibrës, ata duan të gjejnë një tokë shtetrore për ndërtimin e katër a pesë shtëpive të tjera ( community house )”, ndërsa premtojë se “nuk do të ndalen me kaq – por dotë vazhdojnë të ndihmojnë familjet më në nevojë në Komunën e Dibrës”

Njëri prej folësve, gjatë këtij reportazhi 20 minutësh një predikues fetar, i cili mori pjesë në dorëzimin e çelsave të shtëpisë së re, duke e bekuar të, tha se kjo ndihmë ka treguar edhe një herë atë humanizmin e pastër njerëzorë, dhe shpirtëror të dibranëve, që i ka dhënë gjithmon kombit tonë. Ai tha se “Meka dibranëve është Dibra, e cila po qe se nuk do të u kishtë detyruar të largoheshit – nuk do të ishit larguar kurrë – Ne jemi një popull që flasim me punë, trimëri, patriotizëm përkushtim dhe ndjenja dhe krenari” tha ai.

Imami vlerësojë me këtë rastë edhe ndihmën që i kan dhënë shqiptarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i quajtur ato si vendin më mikëdashës dhe më mikë-pritës dhe më përkrahës i shqiptarëve prej nga pavarësia e Shqipërisë, demokratizimi i saj – dhe çlirimi e pavarësia e Kosovës – Zoti i bekofë shqiptarët dhe SHBA, thote ai.

Check Also

Ministria dhe afaristët e diasporës paralajmërojnë themelimin e OED

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy zëvendës kryeministrat Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj, ministrat Endrit …

Komentoni

%d bloggers like this: