Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Dibra / INA-Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e Dibrës

INA-Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e Dibrës

Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e Dibrës

Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e Dibrës

 

Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e qytetit të Dibrës tashmë është kthyer në një shqetësim të përditshëm që ende nuk po gjen zgjidhje, pasi që me fillimin e stinës së verës qytetarët Dibran e vuajnë tmeresisht shumë mungesën e ujit të pijshëm ku ka kufizime mjaft të mëdha prej 5 e deri në 10 ore në ditë, por edhe atë kohë kur ka ujë përsëri vjen në një sasi të vogël dhe qytetarët duhet të mjaftohen duke mbushur vetëm ndonjë bidon me ujë që ta kenë gjatë ditës për konsum, pasi që nevojat higjieniko-sanitare shumë vështirë ti plotësojnë sepse sasia e ujit është shumë e vogël, shkruan portali “Dibraime”.

Edhe pse mendohet që burimi “Rrosokut” është i mjaftueshëm për mbulimin e nevojave për reth 60.000 banorë, problemet janë të shumta, pasi që sistemi i shpërndarjes është i vjetër dhe i pa riparuar, poashtu edhe ndërmarja “Nkp Standard” nuk është në gjendje ti mbledh borxhet nga qytetarët që nuk paguajnë, pasi që shumica dërmuese e qytetarëve Dibran i tejkalojnë faturat për pagesën e ujit, ndërsa ndërmarja “Nkp Standard” prej vite me radhe nuk është në gjendje ta zgjidhë ketë situatë.

Partia në pushtet “BDI” prej vite me radhë nëpër fushatat zgjedhore po premton që do gjejë financues për riparimin e sistemit të shpërnadrjes dhe normalizimin e kësaj situate kaotike, madje edhe kryetari aktual Ruzhdi Lata gjatë gjithë fushatës të vitit të kaluar në çdo tubim e kishte në program që problemet e ujit të pijshëm në Dibër do regullohen mbrënda 100 ditëve të para, por kanë kaluar mbi 1 vit e gjysëm dhe situata akoma është e njëjtë.

Qytetarët duan ujë dhe jo justifikime të ndryshme nga pushtetarët, sepse gjatë sezonit veror në Dibër vijnë të gjithë mërgimtarët kështu që qytetarët e Dibrës po torturohen prej vite me radhë nga ky problem që nuk po gjen dot një zgjidhje. (INA)

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

Komentoni

%d bloggers like this: