Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Dibra / Go to…Faqja KryesoreLajme nga DibraLajme nga MaqedoniaArsim dhe KultureOpinioneSportReth Dibres

Go to…Faqja KryesoreLajme nga DibraLajme nga MaqedoniaArsim dhe KultureOpinioneSportReth Dibres

Përfundoi projekti 14 mujor mes Odës Ekonomike dhe Komunës së Dibrës

dibraime2 Gusht 11, 2014 0

Përfundoi projekti 14 mujor mes Odës Ekonomike dhe Komunës së Dibrës

Sot pranë ambienteve të Komunës Dibër, u paraqit përfundimi i projektit “Fuqizimi i  të rinjve dhe gjenerimi i punësimit”, që ishte i përbashkët mes Odës Ekonomike dhe Komunës Dibër.

Të pranishëm ishin kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, kryetari i Odës Ekonomike të rajonit Veri-Perëndimor , Menderes Kuçi, si dhe, Arben Halili, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike.

Projekti kishte promovimin e partneritetit mes agjensive të ndryshme qeveritare lokale, institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe sektorit privat në të dy anët e kufirit, Dibër dhe Peshkopi. Andaj, pavarësisht se projekti ka paraparë komunat e Strugës, Ohrit, Krushevës, Kërçovës dhe Dibrës, 80% e trajnimeve janë bërë nga student dhe të rinj dibranë.

Gjatë projektit 14 mujor, Prill 2013 – Gusht 2014,mes tjerash janë bërë 4 trajnime, ku dy të parat kanë qenë në Struge dhe dy të tjerat në Krushevë, ku gjithsej kanë marrë pjesë 160 studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Temat dhe datat konkrete ishin me sa vijon:

2-6 prill në Strugë –  Tema: “Trajnimi për shkathtësinë për punësim”
8-12 prill në Strugë – Tema : “Trajnimi për punë ekipore”
22-26 prill në Krushevë –Tema:  “Trajnimi për iniciativa dhe sipërmarrësi”
12-16 maj në Krushevë- Tema: “ Trajnim për planifikim të biznesit”

Pjesë e projektit ishte edhe organizimi i panairit ndërrajonal për punësim dhe publikimi i platformës për rrjetëzim, ku mundëson lehtësim të procedurave administrative të punësimit.

Menderes Kuçi: Këtu nuk përfundon bashkëpunimi mes Odës Ekonomike dhe Komunës Dibër

Kryetari i Odës Ekonomike, krahas suksesit të projektit dypalësh, potencoi se me përfundimin e këtij projekti nuk përfundon bashkëpunimi mes dy institucioneve.

“Këtu përfunduam një projekt domethënës për rininë dibrane dhe Komunën Dibër. Por përfundimi i këtij projekti nuk don të thotë se ka përfunduar edhe bashkëpunimi mes Odës Ekonomike dhe Komunës Dibër. Ne do vazhdojmë që në të ardhmen të kryejmë projekte tjera të përbashkëta,” tha mes tjerash kryetari Kuçi.

Në anën tjetër, kryetari Ruzhdi Lata u shpreh:

“Para disa dekadash ne nuk mund të shikonim matanë kufirit dhe jo më të realizojmë projekte të përbashkëta. Kjo tregon se ne kemi arritur një shkallë të lartë të bashkëpunimit mes dy anëve të kufirit, që kjo e fundit realisht tani është vetëm se formal” /Portalb

Check Also

Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan për vizitë në Dibër

Dje në Komunën e Dibrës për vizitë ishte veprimtari i njohur nga SHBA, zoti Haxhi …

Komentoni

%d bloggers like this: