Bebe Rexha debuton me videoklipin e parë: ‘’I can’t stop drinking about you’’

0
286

 

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

Bebe Rexha, njëkohësisht është një tjetër këngëtare me origjine shqiptare, e cila tani hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ajo është pikërisht vajza e një çifti shqiptar emigruar nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Brooklyn jeton Staten Island  Nju Jork, një ishull i njohur nga shqiptarët si “Ishulli i Dibranëve”.

 

LOS ANGELOS : Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra e Madhe e lindur në Brooklyn Nju Jork, që pritet të jetë shqiptarja tjetër, mbas Rita Orës, që do bombardojë skenën ndërkombëtare, të muzikës botërore, teksa është duke lansuar video- klipin e këngës ‘I can’t stop drinking about you’.

Kënga ‘’I can’t stop drinking about you’’ e Bebe Rexha që është lansuar qysh më herët, tani do të vijë edhe e vizuelizuar. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, gjithandej, dhe pritet të ketë sukses shumë të madh, pasi pak a shumë me Beben publiku është i njohur edhe nga bashkëpunimi me Cash Cash ‘Take me home’

   Pop këngëtaria kompozitoria dhe autoria e teksteve të këngëve – Bebe Rexha, shkruajn revistat e gazetat amerikane është më në fund duke debutuar – pra, duke gjetur momentin e saj solo, pas prezantimit të saj në një grupEDM vitin e kaluar.

Kantautorja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, është bashkëshkruese e hitit më të ri të Eminem dhe Rihanna, “The Monster”. Ajo kishte planifikuar që këngën “The Monster” ta përfshinte në projektin e saj të ri, mirëpo që në vitin 2012 kur kishte filluar të punonte në të, e ka pasur të qartë se ajo ishte një këngë e krijuar për Eminemin.

Artistja shqiptare, familja e saj ka emigruar nga Dibra e Madhe – në Amerikë, Bebe Rexha, që po pretendon famën në SHBA, këto ditë thuhet se ka lansuar videoklipin e parë, atë të këngës ‘I can’t stop drinking about you’ dhe e ka bëri gati t’a hedh në treg.

Dhe, tani, më në fund ajo vjen me një projekt të vetin dhe po pretendon famën në Hollywood – shkruan Jason Lipshutz, për Billboard.com.

Kënga ‘I can’t stop drinking about you’, e cila ka kohë që ka dalë në versionin audio në Youtube, tani ka edhe videoklipin e saj. Kjo këngë është punuar nga vetë Bebe Rexha ndërsa videoklipi është dhënë premierë në faqen amerikane Billboard.com.

   E njohur për vendin e saj në këngën e fundit,Cash Cash me titull “Take me Home – Më çoni në Shtëpi,24vjeçaria është e gatëshme të hedh e vetëme në treg albumin e saj debutues, me këngën Unë nuk mund të ndal pijen – rreth teje -“I Can’t Stop Drinking About You,”, këngë kjo që u realizua në fillim të këtij viti, nga vetë Bebe Rexha – video muzika e saj zyrtarisht është duke dhënë premieren me të drejtë Billboard.com.

Këngëtaria e muzikës Pop – Bebe Rexha, në videon muzikore -“I Can’t Stop Drinking About You,” shihet e rrethuar nga shishe alkoli bosh dhe jo si shumë herë, ajo të kujton ato momentet pikëlluese – përfundimtare të një romance dashurie të dënuar. Ashtu si kënga vetë, video prezanton Beba Rexha – si një personalitet i mrekullueshëm i muzikës popkohë dhe me impulset e saj më dramatike.

    Për Billboard.com kantautoria shqiptare Bebe Rexha thotë se kënga Unë nuk mund të ndal pijen – rreth teje -“I Can’t Stop Drinking About You,” është në lidhje me atë “fundosjen” e ndjenjave që ju merrni pa të drejtë, në dashuri, pasi zemra juaj është thyer“, thotë Rexha. Doja që kënga ime  jetë një fotografi e bukur e dashurisë që dikush ndjehet në atë moment- Video muzika ime është modeste dhe e papërpunuar, dhe unë u përpoqa për të kapur disa nga ndjenjat epushimit” të zemrës, furtunën e emocioneve që vijnë bashkë me të në këtë rast si kur kemi: “Pak zemërim, frustrimin, trishtimin, pak çmenduri, dhe pak frik të panjohur. Kjo është pasojë e dashurisë që ka shkuar keq…...” thotë ajo.

     Bebe Rexha, njëkohësisht është një tjetër këngëtare me origjine shqiptare, e cila tani hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ajo është pikërisht vajza e një çifti shqiptar emigruar nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Brooklyn jeton Staten Island  Nju Jork, një ishull i njohur nga shqiptarët si “Ishulli i Dibranëve”.

Me hitin e saj te suksesshëm në SHBA, vitin e kaluar  “Take Me Home”, Bebe Rexha u vendos direkt e në vendin e pestë të top listës Britanike. Bashkëpunimi i saj me Cash Cash ishte hiti i verës në Europë, pasi qëndroi për disa javë në Billboard Charts në Shtetet e Bashkuara.

Bebe Rexha është kompozitorja e hitit të suksesshëm “Monster” performuar nga Eminem në bashkëpunim me Rihanën. Ajo gjithashtu ka realizuar hite për shume yje amerikane si Selena Gomes etj.

NO COMMENTS

Leave a Reply