Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Shoqata Dibra përshendet marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë

Shoqata Dibra përshendet marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë

Shoqata Dibra përshendet marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra – në Staten Island – New York, zoti Musa Paçuku me anë të një deklerate ka përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian, duke e quajtur atë si arritjen më të madhe të Shqipërisë, pas rënjes së komunizmit, Shqipërinë në Nato dhe liberalizmin e vizave.

Jam i kënaqur shprehet zoti Paçuku, që në bazë të marrjes së statusit të kandidatit për në BE , Shqipëria, tani është duke bërë përpara në rrugën që të çonë në familjen europiane – asaj që Shqipëria i përket dhe ka ;luftuar gjatë gjithë historisë së saj. “Kjo është një arritje e cila është merituar prej kohëve, për gjithçka që shqiptarët dhe i gjithë atdheu ynë mëmë- ka bërë për ta fituar këtë mundësi, për ta fituar këtë të drejtë, për ta fituar këtë vendim  të veçantë në lidhjen tonë me Europën, që sot Shqipëria dhe shqiptarët të gjenden pëpara një momenti tepër të rëndësishme dhe fillimit të një faze të re – e cila u hap shqiptarëve prespektivën europiane” u shpreh në emër të Shoqatës Atdhetare Dibra – në New York, kryetari i saj zoti Musa Paçuku.

Ai i uron të gjithë shqiptarëve për statusin ndërsa falenderon të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë, Presidentin e Shqipërisë zotin Nishani dhe Kryeministrin Rama, partitë poliitike duke uruar  që të gjithë së bashku :“Ta gëzojmë statusin e vendit kandidat! Urime Shqipërisë dhe shqiptarëve. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë dhe të gjithë miqve tanë që ndihmuan Shqipërinë – me mikun tonë të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

Kreu i dibranëve zoti Paçuku, në fund – me këtë rast ka përshëndetur krerët e shtetit shqiptarë  :” Të nderuarit, Z. Rama, I nderuari Z. Nishani. Me kujdes të veçantë përcollëm lajmin se Shqipëria e mori statusin e vendit kandidat në BE, e cila na gëzoi pa masë. Më lejoni t’ju përshëndesë në emër të Komunitetit Dibran në diasporën e SHBA-se, si dhe në emër tim, në krye te saj. Ky lajm na gëzoi së tepërmi, sidomos ne bashkë-kombasi, që fatkeqësisht nga padjetësit e kohës mbetem jasht kufive politike të shtetit amë. 

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: