Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / NJU JORK : Protesta para OKB: Ndal diskriminimit shqiptar në Maqedoni

NJU JORK : Protesta para OKB: Ndal diskriminimit shqiptar në Maqedoni

NJU JORK :  Protesta para OKB: Ndal diskriminimit shqiptar në Maqedoni
BEQIR SINA – New York City
Shqiptarët në SHBA sot protestuan para selisë së OKB-së në Nju Jork për përkrahjen e shqiptarëve në Maqedoni.
Dag Hammarskjold Plaza – OKB : Protestat që nisën të premten javës së kaluar në Shkup – kan marrë përmasa gjithë shqiptare. Ku me mijëra shqiptarë, gjatë këtyre ditëve në Tiranë, Prishtinë, Gjilanë, Gostivar, Tetovë, Strugë, Dibër, Zyrih, Bruksel, Stamboll, Romë, Vjenë, Berilnë, Çikago dhe Nju Jork, në mbarë botën, janë përfshirë në protesta paqësore në mbështetje të protestave të Shkupit.
Shkas për këto protesta janë bërë dënimet kapitale që Gjykata themelore e Shkupit, ua dha mbas dy vjetëve hetimesh –  gjashtë shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesë peshkatarëve të kombësisë maqedonase në bregun e një liqeni me të njëjtin emër me fshatin Smillkovë, disa kliometra larg Shkupit.
Protesta të diasporës të cilat nisën këtë fundjavë në Britani, Austri, Gjermani, Turqi, Belgjikë, këtë herë ishte radha e diasporës në Amerikë, që të shprehte si gjithmonë mbështetjen e pakursyer ndaj vëllezërve shqiptarë, pas asaj çka ndodhi ditët e fundit në Shkup.
Sot në  Nju Jork, në mbështetje për shqiptarët në Maqedoni u mblodhën për protestë gjithëshqiptare para OKB-së, me thirrjen e bërë nga Diaspora shqiptaro-amerikane-Albanian American Diaspora, qindra shqiptarë, nga zona e Tri-Shteshit, madje edhe grupe shqiptarësh që kishin udhëtuar nga Detroiti, Çikago, Las Vegas, Washingtoni .
Ata u mblodhën të protestojnë në përgjigje të thirrjes së organizatorit, i cili ftoi Shqiptarë mbarë SHBA-ve, siç u shpreh ai pa dallim feje apo krahine, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, mbasi ” Ora e kombit shqiptar ju thërret t’i dalim  Zot vetvetes nga plangprishërsit sllavë se na u lodh shpirti e trupi që nga Tivari e gjer te Shkupi” tha në fillim të demostratës në Nju Jork, udhëheqësi i saj aktori i njohur Xhevat Limani.
      Protesta  para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, “Sheshin e shqiptarëve” – “Sheshi  i demostratave”, Dag Hammarskjold Plaza(këndi 47 st. dhe 1-Ave) në orën 1 të mesdrekës, nisi me intonimin e dy hymneve kombëtare, të SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga Merita Halili dhe shoqëruar në fisarmonikë nga Raif Hyseni .
Fjalën kryesore e mbajti zoti Qazim Doda , i cili tha se shqiptarët atje janë duke përjetuar sistematikisht terror shtetror nga pushteti sllavo maqedonas duke ju mohur të drejtat të jetojnë të lirë dhe endrrën e tyre në integrimet europiane. “Shqiptarët, në Iliridë, tha Doda, kan toleruar më shumë se do të toleronte ndonjë popull në botë nga një “grushtë mizash” siç janë sllavo maqedonasit” u shpreh ai duke shtuar se : “Gënjeshtra se me “Marrveshjen e Ohërit” shqiptarët do të ishin popull shtet formues, në një shtet artificial siç është Maqedonia – tani u bë plotësisht e ditur se nuk mund të realizohet dhe Shqiptarët në Iliridë u slumuan në tri drejtime” theksoi Doda.
Më pasë kan folur, z. Peter Lumaj, z. Artur Vrekaj, z. Naim Balidemaj,z. Musa Paçuku, z. Pierr – Pandeli Simsia, z. Marko Kepi, znj. Flutura Zavalani, z. Agim Loci, z. East Ahmeti, z. Fluturim Rizvani, z. Xheladin Zeneli, z. Gazmend LLeshi, z. Gani Shehu, z. Shpend Gjoçaj,z. Vesel Dedvukaj, z. Bajram Xhekaj, z. Gjon Buçaj, z. Sali Bollati,z. Mersin Ruci,z.Tom Gjergji, z. Tom Paloka,  znj. Shqipe Biba, z. Esat Gjonbalaj dhe kandidati për kongres Nick Di Iorio.

Në këtë protestë ku morën pjesë mërgimtarë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme nga shumë shtete të SHBA-ve, gjatë fjalimeve folësit kanë theksuar se mbështesin protestat e fundit të bashkëkombësve në Shkup dhe qyteteve të tjera kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve nga ana e pushtetit maqedonas.

Xhevat Limani drejtuesi i kësaj proteste  në fund theksoi se  kjo protestë është edhe një zë i fuqishëm nga shqiptarët e Amerikës – kundër dënimit me burg të  përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe bashkëngjitur me protestat gjithë shqiptarë që po mbahen nga Shkupi, në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë. Dhe bëri thirrje për të zgjeruar protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të shqiptarëve nën Maqedoni.

Protestuesit kan mbajtur vetëm flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, flamujt amerikanë, ndërkohë që në protestë janë theksuar edhe elementet kombëtare shqiptare dhe është brohoritur “Duam drejtësi”, “Stop proceseve të montuara gjyqësore ”, “Jankullovska terroriste” – “Gruevski me keq se Millosheviqi” – por  janë dëgjuar edhe thirrjet në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi është i yni”, “UÇK-UÇK,  “Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike” – “USA – USA” e të tjerë.

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: