Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Më shumë se 500 dibran i dhanë lamtumirën e fundit birit të tyre

Më shumë se 500 dibran i dhanë lamtumirën e fundit birit të tyre

Më shumë se 500 dibran i dhanë lamtumirën e fundit birit të tyre

Ne ishullin e Dibranëve – Staten Island – NY në moshën 33 vjeëare vdiq Blerim Miftari
STATEN ISLAND NY: Në pëcjelljen e tij, për në jetën e amnueshme familja Miftari – të afërmit e tij, miqt , dashamirët dhe shokët e tij të fëmijërisë – mbarë komuniteti dibranë në zonën e Tri_Shtetshit, me të gjitha ritet fetare, i dhanë lamtumirën e fundit 33 vjeçarit Blerim Billy Miftari.

Blerim Billy Miftari, 33 vjeçar vdiq në mënyrë paqësore në spitalin University Hospital ( Bergen -Newark NJ)   28 korrik 2014 i rrethuar nga ana e nënës, vëllezërit, motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij të dashur.
  Furnerali i tij u zhvillua në shtëpinë mortore të Qendrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), në Canal Street në Staten Island – dhe e kryen liderit fetar të kësaj xhamie. Kurse, varrimi i tij mbas faljes së xhenazes u krye në varrezat e Xhamisë së Staten Islandit në ROUT- 33 në kantonin Milestone të New Jersey-t.
Kjo dhimbje e madhe, lidhet me prejardhjen e tij familjare, me ardhjen e tyre në SHBA, punën e shqiptarëve të amerikës – ashtu si të gjithë emigrantët e tjerë, të cilët e kan  nisur jetën e tyre në diasporë, që nga punët e vështira dhe deri tek suksesi dhe kontributi i tyre për kombin tonë.
  Mbasi, kan qenë më shumë se 500 dibran që i dhanë lamtumirën e fundit birit të tyre – dje në mesditë duke shprehur edhe një herë respektin e madh për këtë të ri shqiptarë, që vdiq në lule të moshës së tij – në mërgim. “Çka tregon tha veprimtari i komunitetit Rrape Ruci, jo vetëm atë se sa respekt kan dibranët për familjen Miftari – por se shqiptarët e Amerikës, janë shumë të lidhur me njeri tjetrin pa dallim feje apo krahine – shqiptarët e Amerikës, shtoi Ruci, dinë të ndajnë të mirën dhe të keqen me njëri tjetrin si një familje e madhe me gjak shqiptari “.
Të njëjtën përshtypje me Rucin, dhe të gjithë kortezhin pothuajse ndau me këtë rast dhe një i afërt i famijes Miftari – veprimtari Bedri Sela – teksa mes dhimbjes që e kapluar – shprehu respektin e tij të thell për këtë djalë, që ishte si tha ai “shembull i dashurisë, dhe respektit, tek të gjithë atë që patën rastin t’a njohën, atë, si nga familja, e tij por edhe nga të afërmit, miqt dhe shokët e tij – familjes i iku një pjesë e trupit të tyre – kurse, miqve dhe shokve një i dashur dhe mik i tyre, për jetë” tha Sela.
Dhjetra qytetarë ishullorë në Staten Island në sheshin para lokalit Pronto Pizza –  në mbrëmje dhe gjatë gjithë ditës, ndezën qirinjë, dhe vendosën lule dhe kartolina, me fotografinë e tij duke u lutur për shpirtin e tij 
Fëmija i dashur më i vogli i Tasim Miftarit – një emigrant nga Dibra, i cili emigroi në SHBA, pesë dekada më parë, u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër dhe të pashërueshme…… thanë mjekët.
  I lindur 14 Tetor 1981 në ishullin e Dibranëve – Staten Island, ishte fëmija i fundit i prindërve Tasim dhe Laze Miftari .
Ai u lind dhe u rritë këtu në Shtetet e Bashkuara, nga një familje atdhetare e patriote me krenarinë e të qenit shqiptarë, familje kjo e njohur për kontributet e saj në komunitet dhe në Dibër.
     Në moshën 13 vjeçare , Blerimi ose Billy si i thërrisin shokët e tij amerikanë, ishte një prej kursantët nga më të zhdërvjelltët, të trajnimit në palestrën e njohur “Traditional Karate Center – Matawan Gojukan” .
Traineri i tij Michael Buttemark, shkruan ne postimin e tij në faqen e ngushëllimeve në rrjetin social facebook :” RIP Blerim Billy Miftari. Unë nuk mund të besoj se ju keni vdekur!. Këto foto që unë po postojë sot – nxjerr nga arkiva ime nga gati 20 vjet më parë janë imazhe dhe kujtime unë do të i mbajë afër zemrës time. Zoti e bekoftë atë dhe familjen e tij !
    Blerimi, thuhet se më vonë mori kurse në teknollogjinë kompjuterike, duke fituar një diplomë dhe u bërë një webmaster – mjeshtër i faqeve në internet. Ku ai dizenjoi faqen e internetit të kompanisë së familjes së tij me 5 lokalet e njohura të pica restoranteve Pronto Pizza – në ishullin e Staten Island.
    Ndërkohë, gjatë jetës si një qytetar i këtij ishulli, ai u bë me shumë miq dhe shok, shqiptarë, por edhe amerikan dhe komuniteteve të tjera.  I njohur për përgatitjen e tij të plotë, webmaster dhe teknologjinë kompjuterike, u dallua sidomos kur ai dizenjoi spotin televizivë në televizionin lokal të ishullit Staten Island – për 5 dyqanet Pronto Pizza.
   Puna e tij dhe vëllezërve të tij – ( Flamuri, Enveri, Besniku, Shpetimi dhe Dashi ) suksesi i biznesit të tyre – kuntributiti të tyre humanitar dhe për kombin –  është bërë i njohur në të gjithë ishullin e Staten Island –, ku ai dhe vëllezërit e tij kan bërë aq shumë miq dhe shok, për gjithë jetën.
  Familja e tij  gjithashtu përmendet në komunitetin shqiptarë se ka dhënë ndihma në luftën e UÇK-ës, luftën në Maqedoni, ndihma sa herë që është lypur për çështje të ndryshme humanitare dhe kontribute financiare në komunitetin shqiptarë, për thirrje të ndryshme, ndihma për të sëmurët, familjet e varfëra, fakeqësit natyrore e tjera e tjer.
    Pronto Pizza – me të pestë lokalet e saj në Staten Island – thuhet se ka qenë e përfshirë e ndihmat që u mblodhën komuniteti i këtij ishulli – për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia Sandy në vitin 2012 .
    Veprimtari Ylber Pilku, tha se ” Blerim Billy Miftari,  ishte pjestar i familjes Miftari, një familje dibrane me tradita të vyera patriotike, e cila në komunitet gëzon një respekt të veçantë nga i gjithë komuniteti shqiptarë në SHBA . Ai ishte një i ri nga kjo familje, që ka vazhduar të zgjerojnë të kuptuarit e njerëzve dhe kulturave të ndryshme në komunitet, duke vënë në rend të parë familjen e tij – kombin e tij dhe më gjerë.”
    Ish kryetari i Komunës Dibër e Madhe, zoti Imer Ollogu – në librin e ngushëllimeve në rrejtin social facebook shkruan ” Familja Miftari, shumë vështirë për të gjetë fjalë për ngushllim, por unë do të vazhdoj t’i ruaj kujtimet e mira nga kontaktet me Blerimin R.I.P. për t’a ngushlluar vehten. Mendoj se të paktën edhe Ju duhet t’a provoni të njëjtën, për të gjetur “qetësinë” e duhur. Atij do i shëndris jeta në Parajsë sepse ashtu ishte edhe në këte botë. Të rroni ju që ta kujtoni Blerimin” shkruan Ollogu. /Beqir SINA/

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: