Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Fjala e plote e kretarit te SHAD zotit Musa Pacuku

Fjala e plote e kretarit te SHAD zotit Musa Pacuku

Bashkëatdhetarë të nderuar !
Si Dibran, si shqiptarë të Maqedonisë, si çdo shqiptarë, që e do shqiptarinë dhe i dhimbset shqiptaria, ne si shoqatë por edhe si komunitet dibran në Amerikë, po i ndjekim me vëmendje dhe me shqetësim të madh protestat e shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup , Gostivar, Tetovë, Strugë dhe Dibër.
Me këtë rastë denoncoim fuqishëm para jush dënimet dragoniane, dhunën e përdorur dhe diskriminimi klasik, të shtetit Maqedonas, deri tek vrasjet brutale, ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, rrahjet e të rinjëve shqiptarë, plaçkitjet e shqiptarve në këtë shtet, si dhe rastin më të fundit “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, vetem e vetem se janë shqiptarë. 
Ndërsa i bashkohemi dhe përkrahim thirrjen e të gjithë shqiptarëve, të çohemi fuqishëm dhe të dënojmë këto veprime që janë në kundërshtim me te gjitha normat, e kartat ndërkombëtare, për lirit e të drejtat e njeriut kudo në botë:
Ne dënojm me forcë dhe me indinjatë dhunën e egër, ushtruar nga autoritetet policore të qeverisë Maqedonase e cila nga pamjet e përgjakura që vijnë nga videot dhe nga media, tregojnë se Maqedonia për shqiptarët mbetet shtet policor dhe demokracinë e ka fasadë për Perëndimin dhe të drejtë vetëm për sllavo – maqedonasit.
Shoqata jonë  e shikon këtë situatë se qeveria Maqedonase po i frynë zjarrit të përçarjes dhe urrejtjes ndëretnike kur i akuzon shqiptarët e Maqedonisë si terroristë, në vend që t’i trajtojë ata si pjesë integrale dhe shtetformuese e shtetit problematik, që ende nuk ka zgjidhur problemet e të drejtave të etnive.
Aqsa e ashtquajtura “Marrveshja e Ohrit” duket se tani ka mbetur në harresë, duke i lënë shqiptarët, përsëri si në kohën e ish Jugosllavisë- si qytetarë të dorës së dytë apo të tretë dhe më keq.
Maqedonia nuk duhet të harroi se pa shqiptarët nuk do të ishte edhe sot shtet – andaj ajo duhet të garantojë drejtësi për të gjithë, qytetarët e saj jo vetëm për maqedonasit e sllavo -maqedonasit .

Ndersa dhuna qe u ushtrua nga policia gjate protestes te se javës së kaluar, ishte barbare dhe e denushme, dhe nuk dallonte nga dhuna që ka përdorur deri dje rregjimi i Millosheviqit, ndaj shqiptarëve.
 
Me gjendjen kaotike që është krijuar, politika shqiptare, veçanërisht ajo që është pjesë e bashkqeverisjes, dy partitë më të mëdha shqiptare BDI por edhe opozita PDSH, duhet t’u dalën për zot bashkatdhetarëve dhe t’i orientojnë ata për të mos rënë në kurthin që u ka ngitur vetë Shteti, duke përkëdhelur ultranacionalistët, e duke i përdorë gjyqet dhe dënimet e përjetshme vetëm për shqiptarët.
Nga ana tjetër, Shoqatat Atdhetare Dibra, mbarë komuniteti dibran ashtu si dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë  u lutet bashkatdhetarëve tanë, nën Maqedoni, që të ruajnë gjakftohtësinë në mënyrë që ngjarjet të mos percipitojnë në dëm të atyre vetë dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
Bashkatdhetarë!
Dibranët janë me ju për të kërkuar të drejtat që ju takojnë, por ju lutemi, që të shmangni dhunën, mos bini viktima të provokimeve, por tregohuni të përmbajtur dhe ruhuni nga kurthet, vecanërisht kurthet me motive fetare , që sllavët i mbajnë gjithmonë ngrehur për të shuar zërat tuaj. Po ratë në këto kurthe protestat tuaja do të keqpërdoren.
Të protestojmë dhe të jemi bashkë në një flamurë vetëm Kuq e Zi – Tu tregojmë të gjithëve se Jemi Një!
Rroftë Kombi Shqiptarë
Zoti i bekoftë Shqiptarët
Zoti i bekoftë SHBA
 

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: