Dibranet ne Brazil 2014

0
363

Vazhdon krenaria shqiptare nga Brazili

Updated 11 hours ago
Vazhdon krenaria shqiptare nga Brazili :

BEQIR SINA, New York

Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka dhuruan bluzat e tyre, tifozve shqiptar, dhe marrin nga ata flamurin kuq e zi…

NEW YORK : Shqipëria, emri i saj – flamuri, simbolet tona kombëtare, dhe natyrisht adhuruesit e futbollit për herë të parë, në historinë e shqiptarëve, nuk kan qenë ndonjëher kaq të pranishëm në një ngjarje gjigande Botërore. Kupa e Botës – Brazil 2014, sa ajo 7 futbollistëve 7 yjeve me gjak shqiptarë që po shkelqejnë në kampionatin më madhor të globit.

Ndërsa, po zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2014, në Brazil, edhe pse na mungon kombëtarja kuq e zi e Shqipërisë, nuk po na mungon ndjenja e krenarisë shqiptare, emocionet tona – gëzimi ynë – mbasi në Brazil – botërori më i bukur i botës ka shqiptarë, ka diçka shqiptare; aty është flamuri kuq e zi – flamuri i Dardanisë apo ndonjë nga simbolet e tjera tona kombëtare.

Pjesëmarrja me 7 futbollistë, shqiptarë, të cilët bota e futbollit i ka cilësuar – cilësorë, shqiptarët në tri kombëtare, të cilat janë në 16 skuadrat më të mira të Kupës Brazil 2014 ( Zvicëra : Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka – Gjermania Shkodran Mustafi dhe Belgjika: Adnan Januzaj,) por, edhe nga prania sado e vogël e tifozve shqiptarë, që kan fluturuar me mijëra mile, për në Brazil….vetëm për të parë shqiptarët, e kan ngritur në “kup të qiellit” krenarinë shqiptare.

Madje tash shqiptarët kan edhe një futbollist që ka hyrë në librin e historisë së Federatës Botërorë të Futbollit…. Xherdan Shaqiri, është lojtari i parë – shqiptarë në historinë e futbollit që arrinë të shënoj 3 gola në kampionatë Botërorë …. Një moment historik si për Helvetët ashtu edhe për ne tifozët shqiptarë kudo që frymon shqiptarizmi. …. Xherdan Shaqiri zhvilloi një ndeshje spektakolare me kombëtaren e Zvicërës në ndeshjen me Hondurasin sa mahniti botën.

Granit Xhaka e festoi fitoren ndaj Hondurasit me një flamur kuqezi. Ai e mori një të tillë nga një tifoz në tribuna.Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, e festoi fitoren e Zvicrës ndaj Hondurasit në një mënyrë të veçantë.

Graniti mori një flamur kombëtar shqiptar nga një tifoz në tribunat e stadiumit me të përfunduar takimi.

Ai e festoi fitoren kualifikuese të Zvicrës me një flamur të tillë, duke dëshmuar edhe njëherë se nuk e mohon vendlindjen e tij.Ndryshe, vëllai i Granitit, Taulanti, vetëm ditë më parë edhe zyrtarisht u bë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Vazhdon krenaria shqiptare nga Brazili : Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka dhuruan bluzat e tyre, tifozve shqiptar

Në mesin e dhjetëra shqiptarëve, në Brazil dhe aty ku luajnë shqiptarët – ndodhen këto ditë edhe dy shqiptaro amerikan nga Dibra e Madhe – Gazmend dhe Afrim Kërkurti , të cilët si rrefehen, ata kan përjetuar si kurr ndonjëher një nga gëzimet e krenarisë shqiptare, pas ndeshjes Zvicëra – Honduras e cila përfundojë me fitoren e helvetëve 3:0 me tre gola të yllit të futbollit Xherdan Shaqirit

“Ishte, një nga momentet më të bukura, shkruajn ata në një postim në rrjetin social facebook, që përjetuam këtu në Brazil, dhe që asnjëher s’do t’a harrojmë, ishte rasti kur Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka na dhuruan ndresat e tyre,”. Na gjetën shkruajn ata në mes të 41.000 spektatorëve ngase në dorë ne po mbanim dhe valvitëm flamurin kombëtar, shqiptar flamurin kuqezi me shkabën e zezë me dy krena – dhe zemra dhe shpirti gjkau shqiptar që vlon nëpër vena që i drejtoi ata drejt flamurit tonë.” Falemderit dhe se te jet jeta respekt për gjestin me ju krenohet shqiptaria- na betë edhe më shumë krenar që jemi shqiptar” shkruajn Gazmendi dhe Afrimi në postimin e tyre në facebook ndërsa kan dërguar edhe fotot e tyre të cilat flasin më shumë se 1 mijë fjalë.

Për dy dibranët në Amerikë, kjo ishte dhurata më e mirë ishte dhurat drejtuar krenarisë sonë kombëtare, flamurit kuq e zi, në duart e adhuruesve të shumtë, shqiptarë, që tash i shef kudo të ken veshur i madh e i vogël në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe në diasporë fanellën e çdo njerit nga 7 futbollistët, shqiptarë, të cilët bota e futbollit i ka cilësuar – cilësorë, shqiptarët në tri kombëtare, të cilat janë në 16 skuadrat më të mira të Kupës Brazil 2014 .

Megjithëse, edhe pse prania e përfaqësueses së zemrës së tifozëve shqiptarë në Kupën e Botës Brazil 2014 – pra Kombëtares së Shqipërisë , mbetet një ëndërr e pa realizueshme, të paktën deri tani, janë tifozët shqiptarë ata nuk mungojnë në Brazil – por mbi të gjithë janë 7 yje me gjak shqiptari, që luajnë, për tre shtete të tjera në Brazil.

Ata kanë shfrytëzuar rastin – që të bëjnë fotografi me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, të Dardanisë, dhe t’i postojnë menjëherë në facebook dhe twitter. Kjo tregon se ka edhe shqiptarë, që kanë mundur t’a “përfaqësojnë” Shqipërinë, si një pjesëmarrëse në mesin e pjesëmarrësve pikërishtë, në ngjarjen më të madhe të futbollit dhe të sportit në botë, në Kampionatin Botëror, Brazil 2014.

NO COMMENTS

Leave a Reply