SHBA: Obama u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e Ramazanit

0
277
 
Në emër të popullit amerikan, Michelle dhe unë ju përcjellim urimet më të mira për të gjitha komunitetet muslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën fillim të muajit të bekuar të Ramazanit.

WHITE HOUSE :  Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka uruar myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.Në deklaratën e zotit Obama theksohen kontributet e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, përfshirë arsimin, punën humanitare dhe reduktimin e dallimeve në të ardhura dhe në varfëri.
Muaji i shenjë i Ramazanit fillon sot dhe karakterizohet me agjërim prej agimit e deri në muzg të ditës.Ramazani përfundon me festën myslimane të Bajramit të Madh.Presidenti Obama tha se ai i pret me nderim myslimanët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për iftarin tradicional, me të cilin përfundon një ditë e agjërimit.

Në emër të popullit amerikan, Michelle dhe unë ju përcjellim urimet më të mira për të gjitha komunitetet muslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën fillim të muajit të bekuar të Ramazanit, thuhet në urimin e Presidentit Obama në Ifatrin që shtroi ai në Shtëpinë e Bardhë.
 Një kohë për vetë-reflektim dhe përkushtim nëpërmjet lutjes dhe të agjërimit, Ramazani, thotë në dekleratë Presidenti Oabama është gjithashtu një rast kur muslimanët në tërë botën riafirmojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar njerëzit me më pak fat, duke përfshirë edhe ato të luftojnë për shkak të vështirësive ekonomike dhe pabarazisë. Këtu në Shtetet e Bashkuara, ne jemi mirënjohës për shumë organizata muslimane amerikane, individëve dhe bizneseve që janë të përkushtuar për të krijuar mundësi për të gjithë duke punuar për të reduktuar pabarazinë e të ardhurave dhe varfëri, jo vetëm nëpërmjet përpjekjeve të tyre të bamirësisë, por edhe përmes iniciativave të tyre për fuqizojë studentët, punëtorët dhe familjet me arsim, aftësitë dhe kujdesin shëndetësor që ata meritojnë.

       “Ramazani, gjithashtu na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parë të tjerët si ne dëshirojmë ashtu si dhe veten tonë dhe parimet bazë që lidhin njerëzit e besimeve të ndryshme janë së bashku: një dëshirë e zjarrtë për të parë vetëm paqe, drejtësisë dhe barazisë njerëzore. Në një moment kur shumë njerëz në mbarë botën vazhdojnë të vuajnë nga konflikti pakuptimtë dhe dhuna, edhe këtë herë ky muaj i shenjtë na përkujton obligimet tona të përbashkëta për të parë drejtësinë dhe paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e çdo qenieje njerëzore”.

      Në fund të kësaj Deklarate nga Presidenti i SHBA, Barack Obama me rastin e Ramazanit  thuhet se  :”Ashtu  si unë e kam bërë çdo vit si President, unë shoh përpara për të përshëndetur myslimanët amerikanë nga gjithë Shtetet e Bashkuara nnga Shtëpia e Bardhë duke shtruar një darkë Iftari. Që kjo jetë një tjetër mundësi për mua për të përcjellë vlerësimin e Amerikës për kontributin e amerikanëve myslimanë vendin tonë dhe uroj myslimanëve në botë, një muaj i bekuar me gëzimet më të mira të familjes, komunitetit, paqeja dhe mirëkuptimi. Ramadan Kareem.” thotë Presidenti Obama

NO COMMENTS

Leave a Reply